Home / Opinion / Avokati i njohur: Berisha një spiun i Serbisë, baskëpuntor për shfarosjen e shqiptarëve

Avokati i njohur: Berisha një spiun i Serbisë, baskëpuntor për shfarosjen e shqiptarëve

Debati për kufijtë e Kosovës është i mirëpritur. Veç të mira ka prej këtij debati. Kufijtë e Kosovës janë të mirëpërcaktuara dhe të ditura. Për shqiptarët po e po, por ato dihen mirë prej ndërkombëtarëve, posaçërisht prej SHBA dhe BE, e madje dihen shumë mirë edhe prej vet serbëve, maqedonasve dhe malazezëve. Në këtë kuadër, Kosovës i mungon Presheva, Bujanoci e Medvegja. Këto tre komuna duhet t’i bashkëngjiten shtetit të Kosovës, sepse janë pjesë e së tërës së territoreve shqiptare…

Pra, nëse Serbia ndërgjegjësohet se këto tre komuna shqiptare janë të Kosovës, dhe se janë gjithashtu një barrë e rëndë për të, bashkimi i tyre me Kosovën është i mirëpritur. Ndërsa ndarje të Kosovës, shkëmbime territoresh mes saj dhe Serbisë, mes saj dhe Malit të Zi, mes saj dhe Maqedonisë… apo mes saj dhe Greqisë, janë “vijat e kuqe”, ku askush nuk mund të guxojë të veprojë.

Madje as referendumi popullor nuk bënë “fajde”! “Predikimet” nacionaliste të Berishës për Kosovën, për territoret e saj, janë të ngjashme, plotësisht të ngjashme, me moralin që mund t’u bënin femrave ideale në moral, disa prostituta të shtëpive publike!

Një Sali Berishë, spiun i hershëm i Serbisë, i shitur qysh në rininë e tij me të gjithë familjen tek klanet më të zeza gjenocidiste në Serbi, autori, bashkëpunëtori dhe ekzekutori i shfarosjes masive të boshnjakëve dhe shqiptarëve në vitet 1992-1997 përmes furnizimit me armë dhe karburant të makinerisë luftarake fashistoide të Sllobodan Millosheviçit, duke thyer haptazi embargon e OKB, nuk ka fytyrë të dalë në faqe të dheut, e jo më t’u bëjë moral “nacionalist” shqiptarëve!, kështu shprehet avokati i njohur Idajet Beqiri për gazetën ”SOT”.

Fati i zi i shqiptarëve ishte fakti që çasti historik i fillim shekullit të 21, kur Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare u erdhi e mira te dera, i gjeti me një President Republike spiun dhe të shitur, i cili nuk la poshtërsi dhe akt tradhtie pa bërë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kundër ribashkimit të territoreve shqiptare, kundër UÇK dhe luftëtarëve të shquar të saj…

Berisha është thjeshtë dhe vetëm një kriminel lufte, një bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviçit, një bashkëfajtor i shfarosjeve masive të popullsisë së pafajshme boshnjake e të shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1991-1998 e më pas…

Nëse Berisha dhe banda e tij kriminale antishqiptare, pas përfundimit të Luftës në Kosovë, gjeti rrugët, mjetet dhe personat me funksione ndërkombëtare, për të dërguar në Prishtinë njerëzit më të afërt të tij, si të bijën Argita Malltezi, apo mikun më të ngushtë të saj, Lulzim Basha, të cilët u morën dhe “seleksionuan” dosjet e kriminelëve të luftës, kjo gjë u bë me qëllimin e vetëm që Sali Berisha, ky bashkëpunëtor i Millosheviçit dhe i Karaxhiçit, të shmangej, t’i mbyllej dosja, sikurse u shmang nga dërgimi në Gjykatën e Hagës si kriminel lufte…

Por kjo dosje është ende e hapur dhe shqiptarët do të dinë të gjejnë momentin e duhur për të ndarë vetveten dhe atdheun e tyre, Shqipërinë, nga kolaboracionistët e saj, kriminel lufte si Sali Berisha, Bashkim Gazidede.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...