Home / Lajme / Filozofia e Shpend “Socialdemokratit” dhe rrugëtimi i tij drejtë një anti-shqiptari.

Filozofia e Shpend “Socialdemokratit” dhe rrugëtimi i tij drejtë një anti-shqiptari.

Fotografia e Blerim Metaj
Blerim Metaj 

Në fasaden e parë janë socialdemokrat por në realitet nuk kanë të bëjnë asgjë me politikat socialdemokrate.

Si deshtak që ishte Shpend Ahmeti me Subjektin e tij “FER” kur nuk arriti ta kaloj pragun zgjedhor, ju bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, e pranoj statutin e Lëvizjes, u pajtua me Parimet e Lëvizjes, dhe nga një Shpend e morri formën e Shqiponjës, ku me ndihmën dhe kandidimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ai e shembi për toke LDK-në dhe se bashku ua kthyem Prishtinën qytetarëve të saj.

Se bashku prej vitit 2013 u ballafaquam me shumë sabotime që vinin nga PDK-ja dhe LDK-ja, 46.000 ndertime pa leje i shëmbëm, jo pse Shpendi ishte i guximshëm, por sepse mbrapa e kishte një Lëvizje Vetëvendosje! të vendosur si kurrë me parë me çliru Prishtinën nga Krimi, korrupcioni dhe mafia e ndertimit.

Është e vertetë që Prishtinën e kemi marrë si shëmbull gjithmonë, jo pse aty ishte Shpendi, por sepse Shpendi e kishte Lëvizjen e cila e shtyente dembelin të punoj, të veproj e mos të kthehët mbrap.

Jo vetem Prishtinalit, por e gjithë Kosova i kishte sytë të Shpend Ahmeti, jo të Shpendi si individ, por të Shpendi i Lëvizjes Vetëvendosje!
Ke marrë mbeshtetje, përkrahje, mbrojtje nga çdo aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, si në zgjedhjet e para ku e fituam Prishtinën, ashtu edhe në zgjedhjet e fundit.
Neve ishim për ty të mirë sa kishe nevoj për neve, por tash kur Shpendi u shndërrua në pulë dhe nuk pati guxim tutje të vazhdoj me Lëvizjen, filloj me i dalë “Boja” e vertetë.

Shpend Ahmeti që kurrë nuk ka guxuar kundërshtrëve Politik me ju thën “Mshele gojën” qofshin edhe atyre që kanë shpif për të sa ishte me neve, dje këtë ia tha aktivistit dhe asambleistit të Vetëvendosjes, Egzon Azemit.

Shpend Ahmeti që u formua në Lëvizjen Vetëvendosje Politikisht, shpresuam që u formove edhe Kombtarisht të ne, por paskim gabuar, sepse në fund e tregove veten, kur shkove të Kaqusha Jugosllavska Jashari, dhe kur hyre në Koalicion me PDK-në në Prishtin.

Poshtë Tradhëtarve, Prishtina është e qytetarve.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...