Home / Opinion / EPOKA E SOCIALIZMIT DREJTUAR NGA GJENIU SHQIPTAR ENVER HOXHA NË KRYE TË PPSH-së, ISHTE EPOKA MË E NDRITUR HISTORIKE PËR KOMBIN SHQIPTAR,-PËR NËNËN SHQIPËRI

EPOKA E SOCIALIZMIT DREJTUAR NGA GJENIU SHQIPTAR ENVER HOXHA NË KRYE TË PPSH-së, ISHTE EPOKA MË E NDRITUR HISTORIKE PËR KOMBIN SHQIPTAR,-PËR NËNËN SHQIPËRI

Shkruan: Fadil SHYTI
Shoku, Enver Hoxha, PPSH-së; shokët dhe shoqet e partisë të luftës dhe të punës revolucionare; nuk ishin meskinë, as meskine, nuk kishin shpirtëra të vegjël: të ngushtë, as të ngushta; që të zhvatnin pasuritë e popullit dhe të shtetit socialist shqiptar, vetëm për veten e tyre; për familjarët e tyre, farefisin dhe më gjerë, ashtu sic vepruan dhe po veprojnë sot e 28 vite zezona; fundrrinashët dhe fundrrinat e feudal-demon-kracisë së djeshme zogiste dhe të sotme salo-bashiste, nano-ramiste dhe kështu po veprojnë liderucët dhe liderucet e demon-kracisë kapitaliste, kudo në trojet etnike shqiptare, në Prishtinë, Shkup, në Kosovën Lindore dhe gjetiu…
PPSH, me në krye Enverin,-kurdoherë, ishin si një kokë dhe si një trup i shëndoshë: kanë menduar dhe vepruar për popullin, shtetin, lirinë, pavarësinë, barazinë, sovranitetin përparimin dhe ribashkimin kombëtar.
Në çdo pore të jetës, këto ishin lulet e së vërtetës: aksionet në punët e mëdha e të vogla; lufta e pandërprerë për eliminimin dhe zhdukjen e dukurive negative në shoqërinë socialiste, eliminimin dhe zhdukjen e plagëve të shoqërisë feudaliste: paditurinë, (injorancën), analfabetizmin, vëllavrasjet, obskurantizmin u ngritën dhe fituan betejat mbi përçarjet fetare; ishin kudoherë vigjilentë ndaj dukurive negative të kohërave nga rrënjët “modrene” borgjeze; hajninë (korrupsionin), turpet (prostitucionin); drogës dehëse-qefaloshe dhe vrastare: atëbotë, ngahera, i kishte humbur era.
Pamëshirë, luftoheshin krimet e çfardo natyre të egër, e të “butë”, të hapur, e të maskuar; që ishtin të lidhura me 1001 fije të pista prapësie dhe tradhëtie me qarqet e brendshme dhe të jashtme reaksionare; të vjetra e të reja, atyre, pushteti popullor i diktaturës së proletariatit, ua ka prerë rrënjët me kohë; që, pastaj njeriu shqiptar të jetojë dhe të veprojë me dinjitet dhe krenari, të çanë përpara stuhitë ndër mote; për të ecur përpara të sigurtë drejt fitoreve të reja shqiptare dhe socialiste.
Lavdi Enver Shqipos!
Lavdi PPSH-së!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
1 Gusht, 2018

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...