Home / Intervista / Vladimir Beja: Nëse i njohim Greqisë 12 milje, falim 800 milje katrorë

Vladimir Beja: Nëse i njohim Greqisë 12 milje, falim 800 milje katrorë

Nga Erjon Dervishi

Vladimir Beja: Nga marrëveshja humbim edhe 200 milje det territorial

Flet për “Shekullin”, ish-Komandanti i Flotës Ushtarake dhe ish-anëtari i delegacionit të ndarjes së kufirit më Italinë

Ecuria e marrëveshjeve midis Shqipërisë dhe Greqisë, në këto dy vitet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe ekspertëve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe të së Drejtës së Detit. Por Ministria e Jashtme nuk jep informacion. Vetëm mediat greke dhe disa deklarata për konsum politik nga ana e Ministrit të Jashtëm grek, Kotzias, kanë vënë në lëvizje mediat dhe ekspertët shqiptarë. Qasja sekrete në lidhje me këto negociata kërkon një shpjegim për opinionin publik.

Për këtë arsye gazeta “Shekulli” ka intervistuar Vladimir Bejën, i cili ka qenë pjesë e delegacionit të ndarjes së kufijve detarë me Italinë, në vitin 1992-1993, si dhe Komandant i Flotës Ushtarake detare të Republikës së Shqipërisë. Në intervistën e tij, ai ngre disa probleme, në lidhje me qasjen inferiore të diplomacisë shqiptare dhe rekomandon problemet të cilat duhen shmangur. Më poshtë intervista e plotë:

Cilat janë pikat kryesore te marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Greqisë, sepse çështja e detit është vetëm njëra anë e problemeve në diskutim?

Duket se Greqia është hedhur në aksion për të fituar një rol më të madh në Ballkan dhe në raport me Bashkimin Europian. Atë rol që e ka pasur dikur, por që tani e ka humbur. Greqia shpesh herë ka luajtur me diplomacinë e saj, por fuqia e Turqisë dhe angazhimi i SHBA në rajon e kanë kufizuar aktivitetin e saj. Një nga iniciativat e diplomacisë greke, për të rikthyer rolin e saj të dikurshëm në Ballkan, është edhe nënshkrimi i një marrëveshje katërpalëshe, midis, Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë, Serbisë, plus Shqipërisë.

Pra tre vende anëtare të NATO-së plus Serbinë. Mbetet për t’u diskutuar roli i Serbisë në këtë mes, sepse nuk është vend anëtar i NATO-s. Por, në këtë rast kemi të bëjmë me zbatimin e termit, balancimi i fuqisë. Sepse në anën tjetër, Turqia ka nënshkruar disa marrëveshje të dyshimta më Iranin. Si rrjedhojë Greqia për të mos luajtur rolin e inferiorit, është hedhur në sulm. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Shqipëria me Malin e Zi, duke krijuar në këtë mënyrë edhe raporte besimi. Në lidhje me Shqipërinë, Greqia ka një ritëm më të ngadaltë.

Kjo për faktin sepse Greqia, fsheh edhe synimet e saj dhe qëllime të ndryshme. Greqia në raport me Shqipërinë kërkon përfitimet e saj. Në një farë mënyrë, diplomacia greke vepron sipas interesave të saj. Marrëveshja e Greqisë me Shqipërinë është e karakterit strategjik. Për këtë arsye i nevojitet bashkëpunimi më Shqipërinë. Për këtë arsye është nënshkruar edhe traktati i bashkëpunimit, i cila bën pjesë tek marrëveshjet të cilat po diskutohen. Në lidhje me Ligjin e Luftës, një ligj i mbartur nga historia, pala greke ka deklaruar se do ta heqë. Por nga ana tjetër është edhe një politikë hezituese e Greqisë, sepse me anë të këtij ligji, ajo mban të bllokuar edhe pronat çame. Nga ana e tyre, komuniteti çam nuk po gjen mirëkuptimin për të drejtat e njeriut, sepse çështja është diskutuar edhe në Bashkimin Europian dhe tashmë e ka fituar statusin e të drejtave të njeriut.

Mediat greke kohët e fundit kanë dalë me disa citime të Ministrit të Jashtëm grek, Kotzias dhe Kryeministrit Tsipras, për afatet e përfundimit te marrëveshjes dypalëshe me Shqipërinë dhe përfitimet që do te ketë pala greke…

Po të shikojmë, kohët e fundit, informacionet kryesore në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, vijnë vetëm nga mediat greke. Kjo është e kuptueshme nga një vend që kërkon të fitojë rolin e humbur dikur në Ballkan.

Pse pala shqiptare qëndron e rezervuar ne informacionet e saj për këtë çështje, a të bën të hamendësosh se kemi te bëjmë me një lëshim?

Diplomacia shqiptare është në errësirë të plotë. Ajo po gjen mënyra për t’u fshehur si struci, duhet të jetë më aktive në përpjekjet e saj për të mbrojtur interesat e Shqipërisë. Greqia luan me inferioritetin tonë dhe po e bën shumë mirë.

Çështja më e nxehtë midis Shqipërisë dhe Greqisë është çështja e kufirit detar. A ka pasur një kufi detar të përcaktuar më parë nga konferencat ndërkombëtare, apo kjo marrëveshje do të vendosë kufirin përfundimtar midis dy vendeve fqinje?

Duhet të theksojmë se marrëveshjet kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë janë nënshkruar në vitin 1926 me Protokollin e Firences, pasi në këtë qytet u nënshkruan kufijtë e Ballkanit të asaj kohe. Në këtë marrëveshje, të viti 1926, edhe Shqipëria edhe Greqia e përcaktojnë qartë kufirin detar, prej 3 miljesh. Kanali i Korfuzit ndahej në mënyrë të barabartë, midis Kepit të Stillos që është pjesë e Shqipërisë, Kepi Sidero, pjesë e Greqisë në Jug-Lindje, Kepi i Qefalit, pjesë e Shqipërisë, Kepi Shën Katerina, pjesë e Greqisë në Veri Perëndim.

Që në këtë kohë u bë e qartë se ndarja e këtyre kufijve detarë do të bëhej në mënyrë të ndershme, pra do ta kishin vetë në dorë shtetet të cilat ishin palë. Por, në vitin 1982, kemi krijimin e konventës ndërkombëtare, e cila merrej me rregullimin e kufijve detarë. Ajo u krijua në Montego Bay të Xhamajkës, dhe theksonte se në det nuk mund të dilte secili shtet sipas dëshirës apo orekseve të tij. Në nenin e fundit u përcaktua se, marrëveshjet duhet të jenë të ndershme. Mendoj se marrëveshja e re duhet të mbështetet tek piketat që përcaktoi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

About admin

x

Check Also

Vladimir Beja: Nëse i njohim Greqisë 12 milje, falim 800 milje katrorë

Publikuar më 18.07.2018 nga Jola Alimemaj Nga Erjon Dervishi Vladimir Beja: Nga marrëveshja humbim edhe ...