Home / Lajme / Qosja: Përgjigjet në pyetjen se ç’kemi bërë ne për Demaçin janë dëshpëruese!

Qosja: Përgjigjet në pyetjen se ç’kemi bërë ne për Demaçin janë dëshpëruese!

Fillimi / Lajmet / Qosja: Përgjigjet në pyetjen se ç’kemi bërë ne për Demaçin janë dëshpëruese!
Qosja: Përgjigjet në pyetjen se ç’kemi bërë ne për Demaçin janë dëshpëruese!

Akademiku i shquar, Rexhep Qosja ka vlerësuar lart jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të heroit, Adem Demaçi. Në shkrimin e tij, profesor doktor, Rexhep Qosja ka ka shkruar se Adem Demaçi do mbetet përherë në zemrat e të gjithëve. Ndarja e tij nga jeta pikëlloi gjithë shqiptarët kudoqofshin ata.

Adem Demaçi ishte dhe mbetet Baca Adem, i gjithëkohshëm në historinë e popullit shqiptar: i gjithëkohshëm me Emrin e tij, me Veprën e tij, me Lavdinë e tij. Në jetën dhe në historinë e popullit shqiptar ai ishte i veçantë me çdogjë e me të gjitha. Ideali i tij, Fjala e tij ishte, është dhe do të jetë përgjithmonë njëkohësisht Ideal i Kombit shqiptar, Fjalë për Kombin shqiptar. Herët, në rini ai u bë Mësuesi historik, politik, kulturor, kombëtar e moral i rinisë shqiptare në Kosovë. Ai u bë parathënësi i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës. Ai u bë parathënësi i bashkimit kombëtar shqiptar. Sot kur u nda vetëm me trup prej nesh e do rendi të vetëpyetemi se çka bënë për të ata që e sundojnë politikisht e shtetërisht Kosovën sot.

Përgjigjet janë dëshpëruese!

Nuk i lejuan të bëhej kryetar i Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as kryetar i Kuvendit të Kosovës; nuk i lejuan të bëhej as kryeministër i Kosovës; nuk i lejuan të behëj as minister i Kosovës! Prej ish të burgosurve politikë u propozua që të bëhej deputet i Kosovës, por nuk e lejuan kandidimin e tij as për deputet të Kuvendit të Kosovës ata që edhe për kandidime vendosnin! Popuj të tjerë, me tradita politike, shtetërore e morale, i zgjedhin senatorë apo deputetë të përjetshëm figurat politike me merita të veçanta në historinë politike, kulturore e qytetëruese të tyre, ka shkruar n[ mes tjerash akademiku i shquar, Rexhep Qosja.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...