Home / Opinion / MOS PROVONI TË NGJALLNI LUGETË SE DO TË PËRFUNDONI NËN KTHETRAT E PËRGJAKURA TË TYRE!

MOS PROVONI TË NGJALLNI LUGETË SE DO TË PËRFUNDONI NËN KTHETRAT E PËRGJAKURA TË TYRE!

(Për Qeverinë reformatore të Maqedonisë, aferat korruptive dhe avokatët e Jugohromit)

Disa nga ministrat dhe funksionarët e lartë të Maqedonisë edhe pse e dinë që janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga opinioni, mediat dhe faktori ndërkombëtar, nuk marrin mësim nga pararendësit e tyre në qeverinë e kaluar, e cila e humbi pushtetin dhe besimin e qytetarëve për shkak të korrupsionit dhe veprimeve kriminale gjatë qeverisjes së saj.

Këta të sotmit, mendojnë se qytetarët ua kanë dhënë mandatin blanko për qeverisje si t’ua dojë qejfi i tyre, pa mbajtur llogari për përgjegjësi.

Pëndryshe, si mund të kuptohen ndarja e tenderëve kompanive të lidhura me të afërmit dhe bizneset private të tyre, sidomos kompanive të sapofurmuara dhe pa asnjë përvojë në sferën profesionale përkatëse.

Nëse qytetarët e Maqedonisë duan ta njohin karakterin e një ministri, funksionari të lartë të qeverisë, ose një udhëheqësi tjetër të pushtetit qendror dhe vendor, le t’i ndjekin deklaratat e tyre, bërjen e avokatit në interes të disa kompanive private në vend, të cilave jo që duhet t’u bëhen favore, por drejtuesit e atyre kompanive për veprimet e deridjeshme që moti është dashur të jenë atje ku e kanë vendin hajdutët dhe kriminelët.

Dalja në ndihmë me mjete financiare nga buxheti i shtetit dhe krijimi i lehtësimeve procedurale dhe ligjore ndaj kompanive si fabrika „Jugohrom“, është pasqyrë e mjaftueshme se kush ku duhet ta ketë vendin, në qeveri apo prapa grilave.

Fabrikës Jugohrom me gjithë ato krime mbi jetën dhe shëndetin gjysmës së banorëve të shtetit (rajoni i Pollogut dhe Shkupit), që moti i ke vdekur NËNA, bashkë me pjesën tjetër të rrjetit kriminal rus në Maqedoni dhe rajon.

Mos provoni të ngjallni lugetë se do të përfundoni nën kthetrat e përgjakura të tyre!

(23.07.2018)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...