Home / Lajme / Shqipëria të zgjohet nga gjumi, ideja e Kurtit të jetësohet sa më parë

Shqipëria të zgjohet nga gjumi, ideja e Kurtit të jetësohet sa më parë

PRISHTINË | 20 KOR 2018 | Nga Zeqir Bekolli
Pozita e Kosovës, pas dialogut tejet enigmatik për publikun, ka nisur t’i bëjë gjithnjë e më shumë nervozë qytetarët e Kosovës, të cilët në mungesë të informacioneve të sakta për përmbajtjen e bisedimeve dhe “marrëveshjeve” të arritura deri me sot, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, po drojnë se një re e zezë Kosovës po i sillet mbi kokë.Kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së një transparence për një çështjeje, që është fundamentale për vendin dhe fatin e tij. Veç kësaj, dialogu i nisur keq, për ballë skiles së vjetër –Serbisë, ka gjasa që vendin ta shpiejë në një udhëkryq e popullin ta nxjerr në demonstrata për të mbrojtur këtë territor, të cilin edhe ashtu të tkurrur e të “kafshuar” me rastin e demarkimeve me Maqedoninë e Malin e Zi, po përpiqen t’ia vënë mbi shpinë edhe ndonjë “samar” tjetër për të shndërruar në një shtet karikaturë, që nuk do të funksiononte normal kurrë.Këtë rrezik tashmë është duke e ndjerë masa e gjerë , por jo edhe ata që para vetës i kanë vetëm interesat e tyre personale.Një ide e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, e bërë publike në emisionin “Përballë” të Radio Televizionit Shqiptar, jo vetëm që duhet të merret shpejt për bazë, por për të duhet të lëvizen të gjithë mekanizmat në mënyrë, që kjo ide të hyn në funksion sa më parë. Ta përkujtojmë publikun se, lideri i Vetëvendosje z. Kurti, në emisionin“Përballë” të RTSH-së, këtë javë, mes tjerash, pat thënë se, për të përballuar këtë situatë, në të cilën gjendet vendi, “Shqipëria duhet të lidhë një marrëveshje (pakt v.j.) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e Kosovës”. Përballë kësaj ideje, gjithsesi strategjike dhe largpamëse të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, duhet të zgjohet nga gjumi Shqipëria, kurse forcat progresive në vend: rinia, intelektualët, studentët dhe masa e gjerë, të vihen në përkrahje të saj, në mënyrë që kjo ide të jetësohet sa më parë, që është e mundur, e Kosova t’i shpëtojë rrezikut të copëtimit, në radhë të parë.
(Autori është ish-gazetar, së fundi i është bashkuar zyrtarisht partisë Vetëvendosje)

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...