Home / Të ndryshme / Enver Hoxha Fjalim historik i vitit 1981!

Enver Hoxha Fjalim historik i vitit 1981!

liriana Koleka

7 Qershor 2018

Dëgjojeni se ia vlen.
Legjendari Enver shpreh qartë shqiptarizmin e Dardanisë dhe të drejten e daljes në demostrata paqësore pas vdekjes së Titos, në vitin1981. Kërkesat “Kosova republikë” të marsit të atij viti, ishin kërkesa të ligjshme të një populli të shumëvuajtur e të paepur si i yni, që megjithëse kishte çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë, i ishte bërë një padrejtësi e madhe sërish nga fuqitë e mëdha, duke e coptuar e duke e shitur në ankand mbrapa krahëve, në konferencën e fshehtë e famëkeqe të Londrës të vitit 1913.
Kërkesat e demostratave paqësore të marsit 1981 nuk ishin kërkesa për pavarësi të plotë, apo aneksim mëmës Shqipëri, që në ditët e sotme duken sikur po bëhen pjesërisht realitet (Kosova është shpallur shtet i pavarur, i njohur nga 140 shtete të tjerë), me çmimin e lartë të hyrjes së tre shteteve me popullsi shqiptare, Shqipërisë, Dardanisë dhe Maqedonisë, në BE e NATO, pra humbjes se pavarësisë e vetëvendosjes së shqiptarëve në Dardani, Shqipëri e Maqedoni.
Sot, ne jemi bërë vasale të SHBA-se dhe BE-së, me shpresë se vetëm kështu do të realizojmë më në fund ëndërrën tonë të ligjshme, të shtrirjes së atdheut brënda kufijve të shpallura në 28 nentor 1912, ditën e pavarësisë, nga Ismail Qemali.
Po, a ka mundësi, në kuadrin e sistemit kapitalist, në mënyre paqësore dhe nën ombrellën e të njëjtave fuqi të mëdha, që na kanë përçarë e coptuar në të kaluarën, të shpresojmë të bashkohemi në kufijtë tanë etnikë?
Shumëkujt do i dukej e pamundur dhe shkenca historike do t’i jepte të drejtë.
Po ka plot shqiptare, që bazohen në dëshirën dhe vullnetin amerikan për të zgjeruar ndikimin amerikan në Ballkanin perëndimor, ose kufizimit të atij rus në këtë zonë strategjike.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...