Home / Lajme / RIKTHIMI I SERBISË NË KOSOVË PËRMES NEGOCIATAVE!!! SI TA NDALIM KËTË TË KEQE?!

RIKTHIMI I SERBISË NË KOSOVË PËRMES NEGOCIATAVE!!! SI TA NDALIM KËTË TË KEQE?!

Sheradin Berisha

Serbia tashmë me agjendën e Brukselit po rikthehet edhe legalisht në Kosovë përmes negociatave dhe marrëveshjeve të arritura, dhe ato që pritet të arrihen në kuadër të të ashtuquajturës “normalizim i marrëdhnieve me Serbinë”!

[Më 19 prill 2013 në Bruksel dhe më 25 gusht 2015 në Vjenë u nënshkrua legalizimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe, Zajednica].

Me Zajednicën, realisht Serbia po e realizon “Rezolutën 1244” të OKB’së (10 qershor 1999) që ka buruar nga marrëveshja e Rambujesë – Parisit, (shkurt – mars 1999), dhe marrëveshja e Kumanovës, NATO – Sebi (9 qershor 1999), ku është paraparë rikthimi i mijëra trupave serbe në vendbanimet me shumicë serbe, dhe në mbrojtje të kishave e manastireve. Ky plan nuk po jetësohet ashtu siç është paraparë në rezolutën 1244 dhe në Marrëveshjen e Kumanovës, por në një formë tjetër, perfide dhe shumë mirë të dizajnuar!

Si po realizohet ky plan?!

1 – politikisht përmes “Listës SËRBSKA”, e cila ka marrë tashmë pushtetin në të gjitha komunat serbe, dhe është bërë pjesë e institucioneve qëndrore të Kosovës, me 10 deputetë të kësaj Liste, e cila dirigjohet nga Beogradi dhe realisht është ‘qeveri’ e Serbisë në Kosovë;

2 – në aspektin e Sigurisë janë legalizuar dhe integruar në polici, AKI etj., të gjitha ish strukturat paralele serbe dhe formacionet “ilegale” të sigurisë, UBD – KOS, punëtorë të ministrisë së brendshme të Serbisë etj… dhe

3 – së fundmi pritet formimi i Zajednicës, e cila do të ketë kuvend e institucione të tjera… që do t’i menaxhoje resurset natyrore!…

Krejt kjo e keqe po realizohet me pjesëmarrjen aktive te Hashimi&Co.!!!

SI TA NDALIM KËTË TË KEQE?!

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...