Home / Opinion / Ku është Ukshin Hoti?

Ku është Ukshin Hoti?

Halil Kuliqi

Pristina-03 Korrik 2018

Bashkimi Kombëtar
Ukshin Hoti ka vendosur themelet e diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të një politike profesionale në Kosovë. Vetëdijëshmëria e tij për çështjet politike dhe gjeostrategjinë ndërkombëtare për ardhmërinë e Kosovës dhe Shqipërisë, bazohen në fakte shkencore, analitike dhe historike. Ai është i bindur se populli shqiptar i Kosovës e ka të drejtën e vetëvendosjes së popujve. Kjo zgjidhje do të sjellë më shumë stabilitet në Ballkan, për të mirën e shteteve për rreth por gjithashtu për tërë Evropën, e cila e ka nënçmuar faktorin shqiptar të këtij rajoni. Ja një fragmet, ku Ukshin Hoti përkrahë tezën e bashkimit kombëtar :
« Populli shqiptar duhet bashkuar. Këtë e dijnë të gjithë dhe askush më nuk e konteston. Ai duhet të bashkohet për shkak se është i njësuar në planin shpirtëror: e ka një gjuhë, një kulturë dhe një histori. Për shkak se është një popull i vjetër evropian i Ballkanit, i cili që heret e ka demonstruar pjekurinë e vet shtetformuese; për shkak se gjithashtu që herët e ka arritur nivelin e duhur të vetëdijes politike për veten, për vendin dhe për interesat e veta në regjion, dhe për shkak se e ka dëshmuar në mënyrë të lavdishme dobishmërinë e vet në të gjitha planet e bashkësisë evropiane të popujve. Nuk i duhet që ta dëshmojë përkatësinë e vet në këtë bashkësi, sepse pavarësisht nga pozita e vet gjeopolitike dhe e pranisë së religjionit islamik në shumicën e pjesëtarëve të tij, ai ka qenë dhe ka mbetur popull evropian. Ai duhet të bashkohet edhe për shkak se e drejta për vetëvendosje është njëra ndër arritjet qenësore të qytetërimit evropian, e drejtë të cilën vetë ajo e ka proklamuar dhe e cila më asnjë populli në Evropë nuk mund t’i refuzohet a t’i mohohet. Popullit shqiptar i duhet një gjë e tillë që të mund të zhvillohet vetë më tej për ta arritur nivelin e përgjithshëm të kësaj bashkësie. »

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...