Home / Opinion / Lexuar në datlindjën e Mr, Ukshin Hotit!

Lexuar në datlindjën e Mr, Ukshin Hotit!

Halil Kuliqi

Krushë e madhe,17.6.2018

Të ndëruar pjesëmarrës,

Të flasish për Mr.Ukshin hotin,do të thotë të flasish për një botë të pafund mendimësh dhe shpjegimësh,apo është e pa mundur të dihet,të kuptohet Ukshini,nga mendjet tona të vogla,apo çka ka dshtë të thotë,apo çka ka dshtë të shpjegojë Ukshini.
Para jush po shkëpus disa nga ato mendimet se çfarë ka dashur të thotë ai, në një pjesë të vogël të shkrimeve të tij.
Unë jam shqiptar..Edhe emrin e kam shqip.Nuk jam Kosovar.
Besimet fetare janë si tri LULE.
Flamuri ynë kombëtar është me shqiponjë.
Shqiptarët ende nuk kanë dalë nga feudalizmi.
Ndihma e të tjerëve na duhet,por jo pasi të bëhemet Kosova shkrumb e hi.Nuk duhet të digjet .etj.
Unë nga pak i njoh dhimbjet e Ukshinit,pasiqë ai m’i ka treguar disa. Por sot po ndalem me kaq,duke hyrë në problemin e hulumtimit për te.
Mr. Ukshin Hoti -Humbi- Ku mbet?
Ditën kritike me,16 maj,ora 9 e 45 min. thuhet se u lirua Ukshini,sipas disa njerëzve. Po, kush e ka pa,që u lirua apo jo,Ukshini?
Gjatë hulumtimeve për Mr. Ukshin Hotin. Ditën kritike nuk është liruar Ukshini. Në ora 9 e 45 min.por,është marrë nga Burgu i Bubravës me tri automjete të kryqit të kuq,me dy atashe Ushtarak dy gardian dhe një shqiptar,i cili ishte i shërbimit sekret i Kosovës.,i cili ka deklaruar se unë bashkë me personat e përmendur ma lart e kemi dërguar deri në Prekupje.dhe aty unë jam ktheyr dhe Ukshinin e shoqëruar Prof Dr, shqiptar,shef i shërbimit sekret i Millosheviqit. Thuhet se vëllazërit Bytyqi,të cilët me gjasa dikush i ka takuar me Ukshin me qëllim,apo gabimisht janë ra viktimë e këtij rasti. Aty dhe në Nish thuhet se ka qendruar deri me 2004, Pastaj e kanë dërguar në Avalla në Beograd, e ku ka qenë në mbikëqyrje të Prof.Dr.N.N. në fjalë dhe më gjeneral shqiptar,i cili me ka marrë në pyetje mua në vitin 1981,në Prishtinë. Pastaj e kenë dërguar në Kotorr,ku pas Pavarësis,së Milit të Zi,nuk dihet se ku mbahet.
Dihet se Serbia ka një Qendër speciale,ku i mban Nacionalistat shqiptarë.
Një zyrtar Serb ka deklaruar,se Mr. Ukshini nuk është i vrarë.Dhe ju mos e kërkoni,as Motra e Ukshinit mos ta këkojë,se nuk u përgjigjemi.
Nëse doni ta këkoni Mr.Ukshinin,duhet ta këkojë Qeveria e Kosovës. Qeveri me Qeveri.
1. Preidenti
2. Kryeministri
3. Kryetari Parlamentit ,nëse këta tre e kërkojnë na ju përgjigjemi juve për Ukshinin. Nëse këta tre nuk e kërkojnë konsiderojmë se nuk është i juji Mr.Ukshini.
Sipas Qeverisë serbe nën pretekstin se nuk po e kërkon Qeveria e Kosovës po e mbahet PENG Ukshini. Mr. Ukshini ka deklaruar,se serbia do të me mbajë PENG derisa të me bëhet mjekrra të gjunjt. Për kët arsye ai pat shkruar :
Atëherë,kur ju duhem shqiptarëve me kërkoni… Pra,a po na duhet,apo nuk po na duhet neve Ukshin???
Asnjë Qeveri,për Ukshinin nuk na është përgjigjur.
Titoisti,Vllasi thot se është i vrarë,por kur u vra dhe kush dhe ku vra nuk e di. Veq prapagandon . Bakalli ka deklaruar pak para se të vdiste,se nuk është vrarë Ukshini,ai po mbahet PENG. Kujt t’i besohet? Pse nuk po kërkohet nga Qeveria? Pse? Pse? Pse? Qfarë të keqe i ka bërë vendit Ukshini? Kush jemi ne ? Kush është Krusha ? Qka jemi ne ?
Shqiptar,apo Kosovarë?
1. Fetarët muslimanë nuk e kërkojnë,se Ukshini nuk është Musliman
2. Fetarët Katolik nuk e kërkojnë,se Ukshini nuk është katolik.
3. Fetarët Ortodoks nuk e kërkojnë se Ukshini nuk është Ortodoks. Ai i quajti Tri LULE
Mr. Ukshin Hoti tha : Unë Jam Shqiptar. Po, ne çka jemi,që nuk po e kërkojmë Masovikisht ?
Pse nuk po e detyrojmë Qeverinë e Kosovës,Qeverinë e Shqipërisë dhe ate të Sebisë të na përgjigjet për Mr. Ukshin Hotin?
Ku është Vëllau i jonë? Ku është Profesori,drita e jonë ?
Ku është themeluesi i Politikës Shqiptare ?
Pse nuk po zbardhet rasti i Mr. Ukshin Hotit?
Ju falemnderit për fjalën e dhënë sot
kushtuar Mr. Ukshin Hotit.
Në përvjetor të Datlindjes së Mr, Ukshin Hotit. Ky shkrim është lexuar në sllën e Krushës së Madhe nga Halil Kuliqi. Halili nuk u prit mirë nga shumica pas leximit.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...