Home / Lajme / Takim Pune Albin Kurti Kryetar i LVV me Grek Delavvie Ambasador i SHBA-ve!

Takim Pune Albin Kurti Kryetar i LVV me Grek Delavvie Ambasador i SHBA-ve!

Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delawie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me Ambasadorin Delawie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...