Home / Lajme / Jeton Kelmendi: PSD-ja e Shpend Ahmetit parti satelite e SHIK-ut

Jeton Kelmendi: PSD-ja e Shpend Ahmetit parti satelite e SHIK-ut

20/06/2018
Përkundër se në vazhdimësi deputetët e Partisë Socialdemokrate (PSD) e mohojnë se partia e tyre ka një marrëveshje të fshehtë me Qeverinë e Kosovës, janë njohësit e zhvillimeve politike në vend të cilët e thonë të kundërtën.

Sipas tyre, është PSD-ja e Shpend Ahmetit, ajo që po ja zgjatë jetën qeverisë Haradinaj.

Analisti politik, Jeton Kelmendi, në një bisedë për një gazetë ditore thotë se Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti është parti satelite e SHIK-ut e cila edhe po ja zgjatë jetën koaliionit aktual.

Ai thotë se deputetët e PSD-së, nuk janë të gatshme të sakrifikojnë për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, pasi që, sipas tij, këta deputetë kurrë më nuk do të ulën në ato vende.

“Mendoj se Kosova ndodhet në një rrezik të madh për faktin tragjik se e ashtuquajtura Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti është një parti satelite e SHIK-ut, e cila e dirigjon dhe në rrethanat se çfare jemi nuk e shkarkon qeverinë, sepse assesi nuk e kalon pragun zgjedhor edhe pse ka 12 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ata njerëz nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë, sepse kurrë më nuk do të ulën në ato vende dhe kësisoj po keqpërdoret pushteti”, është shprehur Kelmendi.

Në fund, Kelmendi thotë se një pakicë po e sundon Kosovën dhe sa më shumë të zgjatet, Kosova do të humb edhe më shumë.

“Një pakicë po e sundon Kosovën dhe sa më shumë të zgjatet kjo Kosova do të humb edhe më shumë, si në aspektin ndërkombëtarë po ashtu edhe në atë material e organizativë”, përfundoi analisti politik, Jeton Kelmendi.

Kujtojmë se grupi i deputetëve të Pavarur dhe ish-anëtarë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, disa muaj pasi dështuan të shkatërojnë Lëvizjen VetëVendosje, ishin anëtarësuar në Partinë Socialdemokrate, duke marrë kështu edhe drejtimin e Partisë Socialdemokrate.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...