Home / Opinion / Nga blloku i shënimeve

Nga blloku i shënimeve

Avdi Ibrahimi

Llomotitje vetëargëtuese

Llomotitjet-vetëargëtimet, na janë bërë fraza të përditshme në skenën politike në Teatrin e quajtur Kosovë e ky teatër ka përherë ”meritokracin” e këtyre politikanëve të bezdis’shëm e dinak se këta janë ata që kanë bërë shumë të ”mira”, për atdheun! Të gjitha këto llomotitje-vetëargëtuese aq shumë na kanë neveritur në vitet e pasluftës çlirimtare saqë për atë Zot, po s’kuqem edhe atëherë kur të tillët po nisin në praninë time të bisedojnë për ”meritat” e liderucëve të tyre, siç po shihni se sa më përkushtim janë të angazhuar për kauzën e tyre të ”kosovarizmit”, kohëve të fundit janë kapur aq shumë militant të ndryshëm nga këto taborre politike, dhe e kanë shëmtuar asisoji kauzën kombëtare shqiptare, çdo gjë që bëjnë e prekin për dobin e tyre personale, saqë tërë angazhimin e tyre politik e kanë shndërruar në teatër humoristik. Këta dinak të rryer! Kjo shthurrje dhe përtaci e tyre morale ka prekur një pjesë të shoqërisë sonë?!
Për këtë vite më pare patëm dëgjuar nga mediat një nëpunës zyrtar të qeverisë i cili pat thënë: ”…Të gjithë po pasurohen në mënyra të ndryshme dhe mua më lindi dëshira të pasurohem sa më pare…” Nuk më kujtohen më saktësi fjalët e tij, por afërsisht ashtu disi ishte deklaruar, por nga fjalët e tij kuptova: -Që sa më shumë e sa më pare të fitoj pasuri në kurriz të tjetrit, pa punuar fare! Këta përfitues të të gjitha kohërave janë mësuar të jetojnë duke zhvatur popullin dhe pasurin e tyre kombëtare, kështu ata janë mësuar të ecin me këmbët e huaja e të hanë ushqimin e përtypur nga skllevërit e tyre servil. A.I.
Më 08.06.2015.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...