Home / Opinion / Liria sigmatizon jetën e të gjithë neve!

Liria sigmatizon jetën e të gjithë neve!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Sa shumë është brohoritur nga masat popullore fjala liri për të burgosurit politik në kohën e pushtimit jugosllav, po edhe sot fjala liri sigmatizon jetën e të gjithë neve që duam liri e bashkim kombëtar. Neveritemi kur dëgjojmë sot ca pipigjelë në radio, televizin, gazeta e portale më shumë dizinformative se sa informative të afërta me pushtetin, ky soj lajkatarësh mitizojnë liderët e tyre të preferuar të partive politike të tyre që janë në pushtet, por, janë kundër të gjithë atyre që mbështesin LVV dhe themeluesin e saj, Albin Kurtin, ata kështu po trumbetojnë se vetëm të preferuarit e tyre të pushtetshem duhet të mos i dëgjohet askujt fjala pos tarafëve të tyre, fjala e tyre duhet të jetë mbi të gjitha të tjerat, ata janë të vetmit njerëz që duhet të jenë gjykatës të mendimeve e gjykimeve tona pluraliste, ata janë të vetmit që japin lekcione se kush duhet të të udhëheqë me pushtetin e shtetit të Kosovës dhe kush duhet të jetë i punësuar në shtetin e tyre, sikur ky shtet nuk është i të gjithë neve që jetojmë aty! Në pushtet janë ulur këmbëkryq servil të shkarravitur neper baltën hipokrite të së kaluarës titiste-millosheviqiane, këta mercenar maniakë që për interesat e tyre personale kanë tradhtuar qysh moti idealet kombëtare dhe e kanë bërë paqavure kodin e etikës njerëzore, por, që sot janë bërë servile ndaj pushtetarëve aktual që janë të dëgjueshëm ndaj të huajve, përsëri janë bërë koloboratorë për ineresat e tyre personale, vetëm që t’i terrorizojnë shpirtërisht traditat tona dhe t’i vrasin ndjenjat e pastra të njerëzve me ideale të shenjta kombëtare.
Për këtë mbretron një krizë e thellë politike në vendin tone, si rrjedhim i mungesës e edukatës morale dhe logjikës njerëzore që ndaj pushtetarit nuk ekziston norma ligjore e llogaridhënies kur ai shkel ligjet në fuqi, duke bërë kompromise të dëmshme me faktorin ndërkombëtar dhe fqinjeve tanë ndaj atdheut, atë s’ka kush e dënon për korrupcion, për shitjen e pasurive tona kombëtare, për faljen e tokave fqinjeve tanë?! Pushtetari burokrat sundon mbi të gjithë, ky triumf i tyre ka penguar mundësin dhe fuqin kritike të arsyes dhe të vërtetës, janë vënë në lojë nga burokratët dhe shpirtrat e shitur që për interesat e tyre personale dhe epshet e marrosura karrieriste po bëjnë çdo gjë nepermjet mjeteve publike të dizinformimit një vargan shpifjesh t’u ngatërrojnë ndërgjegjën njerëzve që mos të rreshtohen pas platforms politke social ekonomike të LVV, një program që shkon nga e mbara, nga prosperiteti i zhvillimit të shtetndërtimit. Për, këtë Albini një zë me shpirt të fuqishëm opozitar, njeri i pakorruptuar materialisht e konsekuent në luftën për liri e të drejta kombëtare është ngritur në këmbë me bashkëidealistet tjerë për të jetuar me dinjitet për të ecur drejt horizontit të dritës, për ta zgjuar masën e manipuluar dhe oportuniste për të pare andej nga hapsira e padukshme e jetës, për të pare vizionet e së ardhmës kombëtare, e jo të jetohet kotnasikoti sot për nesër, ai me bashkëmendimtaret e bashkëveprimtarët e tij po arrestohen padrejtësisht për qëllime politike, edhe pse Albini sot është deputeti më i votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, jo se ai dhe të burgosurit tjerë nga LVV, kanë bërë ndonjë gjë antiligjore e antinjerëzore, por vetëm se kanë kundërshtuar faljen e tokave fqinjëve tanë dhe Zajednicën serbe, si dhe po luftojnë krimin e korrupcionin në vendin tone.
Kjo dramë njerëzore e tij dhe aktivistëve tjerë të LVV, të njejtën kohë është edha drama mbarë njerëzore. Kjo lojë pabesie politike e burokratëve parazitor të oligarkisë despotike, sigmatizon edhe jetën e popujve tjerë të botës të shkelur e të dhunuar prej rregjimeve burokratike parazitare prej despotëve tiranik.
Liria e të burgosurve politik, është liria e të gjithë atyre njerëzve që nuk duan të jetojnë strehëve e sofrave të huja, përkundrazi e duan të jetojnë në strehën e lire në sovranitetin e atmëmëdheut të tyre, duam që në sofrën tone të hamë bukë e kripën e tokës tone të përgjakur nga të huajt neper shekuj, në sofrën tone mund të ulën edhe miqtë tanë por, që sejcili zot në shtëpinë e tij, ngase jetëgjatësia e kombit është e pafundme, ndërsa të gjithë njerëzit e atmëmëdheut tone të ShqipëriKosovës me viset e saja jemi jetëshkurtër, me përjashtim të heronjeve dhe heroinave tona kombëtare dhe atyre që ndjekin rrugën e nderit dhe krenarisë shqiptare.

Më 13 Dhjetor 2017

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...