Home / Opinion / LDK-ja e Ibrahim Rugoves.Bindi shqiptaret t i neshtrohen robris ne menyr demokratike!

LDK-ja e Ibrahim Rugoves.Bindi shqiptaret t i neshtrohen robris ne menyr demokratike!

Nga Jusuf Thaçi
Në Kosovë ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e prirë nga Ibrahim Rugova, i cili i bindi shqiptarët e Kosovës se nënshtrimi, poshtërimi e padinjitetshmëria janë të pranueshme moralisht për aq kohë sa “kursehet jeta”. Për ta thjeshtuar, dilemën se cila duhet të jetë më e rëndësishme për njeriun: jeta e njeriut apo dinjiteti njerëzor, “filozofia e këtij profeti të Kosovës” kishte qëndrim të qartë: “jeta e njeriut, qoftë edhe e padinjitetshme”! Harruan se njeriu pa dinjitet është më afër kafshës se qenies njerëzore, prandaj “filozofia” dhe qëndrimi i tillë, përveç që e fyen njeriun, është anti-njerëzore. Pavarësisht kësaj, këtë “filozofi” e përqafuan të gjithë shqiptarët në ish-Jugosllavi, jo vetëm ata të Kosovës. Si rezultat i kësaj “filozofie” në vitet 90-a në Kosovë (por edhe kudo ku jetonin shqiptarët në ish-Jugosllavi) ishte normale, e përligjshme moralisht, madje dhe e lavdërueshme që tërësisht arbitrarisht e padrejtësisht të burgoseshe, të torturoheshe, të vriteshe, të rriheshe, të dhunoheshe, të të dhunohej anëtari i familjes në prezencë, të poshtëroheshe, të detyroheshe të haje bar e gazeta nga policia serbe, etj., etj. e të mos reagoje. Gjithë kjo bëhej në emër të pacifizmit. Se kjo “filozofi” u përqafua nga shumica e shqiptarëve të Kosovës dëshmohet me faktin që kur filloi lufta në Kosovë, LDK kishte 99% të përkrahjes popullore (LDK organizonte “zgjedhje të lira dhe demokratike” edhe pasi kishte filluar lufta dhe kishin ndodhur masakrat e para në Drenicë), ndërsa UÇK-së iu bashkuan rreth 1% e popullatës. (…)”

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...