Home / Lajme / Pa pardon, për të pa dinjitetshmit !

Pa pardon, për të pa dinjitetshmit !

Betim Kelmendi po ndihet i/e fortë.

Qershor 3 2018

Sot, me të drejtë, disa analistëve, opinionistëve, njerzve që përgjithësisht vijnë nga sferat publike do të doja thjeshtë të pyes:

A s’ju vjen pak marre?
Po, shkurt e hapur: a s’kini pak marre?

Në Vetëvendosje, ka ndodh një gjë që, e lëkundi paksa. Por, nuk e dëmtoi. Për fatin tuaj të keq, jo.
Nuk dëmtohet kollaj një kala e ndërtuar me djersë, gjak dhe mund. Vetëvendosja, përvec një lëvizje politike, është një kala. Por ju, nuk do t’a kuptoni kurrë.

E dhimbshmja është se, nuk e kuptoni jo se s’dini, por sepse s’doni. Dhe në fakt, tani që po e mendoj, as që është nevoja t’a kuptoni.
Por, nuk mund të rrijë pa thënë se, është vërtet turp i madh – në nivel irritimi madje – ky tentimi juaj që në cdo rrethanë, t’a njollosni Lëvizjen Vetëvendosje, respektivisht Albin Kurtin.

Unë, jam pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk është se kam ndonjë me inatë me ju, që lehni si qentë e acaruar lartë e poshtë kundër Lëvizjes. Absolutisht asnjë inatë. Nuk i’a vlen. Sepse, inatë, presupozohet që njeriu të ketë ndaj dikujt që është më i mirë, në kuptimin pozitiv. Pra, inatë pse ?
E përse t’ju kemi inatë juve??
Ndaj jush, kemi një lloj – le t’a themi – neverie për gjendjen mendore, në të cilën jeni.

Nuk nxë hapësira këtu për t’i numru skandalet e subjekteve të tjera politike, që prekin direkt mirëqenien e qytetarit. S’kanë lënë gja t’keqe pa ba. Dolën me emra e mbiemra se kush cfarë dhe nga cila parti vjen. Asnjë fjalë.
Ndërkohë që, në Vetëvendosje, plasi një konflikt që, plasë gjithkund, orë e cast, ditë e për ditë, nuk ndaleni së shkruari budallallëqe.
Unë e kam hallin me bashkëqytetart e mi, që bijnë në gropën të cilën e kanë hapë politikanët e korruptuar, dhe po e mbani hapur ju.

Ju, s’e luftoni të keqën.
Jam në dilemë: s’dini apo s’doni?

Kam përshtypjen se, më shumë s’doni se që s’dini. Dini shumë mirë madje. Por s’doni, sepse e kërkon koha sipas jush, mos me dasht me luftu të keqën. Krejt kjo, për hirë të komoditetit tuaj personal.
Për që, një pjese t’madhe të shoqërisë e kanë humbur arsyen, pikërisht prej pazareve e flliqtinave të njerzve që s’guxoni t’a çelni gojën, nuk u’a ndin aspak.
Kjo është për të ardhë keq. Shumë keq.
Mua, më vjen shumë keq që, një zë patriot dhe intelektuali si Albin Kurti, dhe që ka një ideal, përpiqeni t’a mbështyni dhe t’a poshtëroni, duke i atribuar epitetet negative, të çpikura nga koka e juaj e brisht.

Meqë jemi këtu, natyrshëm më lind pyetja: si ndjeheni që, Kurtin, nuk mund t’a njollosni si njeriu që po vjedh shtetin?

Prandaj, pyeta që në fillim: a s’ju vjen pak marre?
A ndiheni keq nojherë që, me ato opinionet e juaja batall fillim e mbarim, mund t’ndikoni tek tjetri duke i’a dhanë një pamje që s’është për Albinin, apo Vetëvendosjen në tërësi?

Unë, nuk po e mbroj Albinin. S’kam pse t’a mbroj. Ai, është i pastër si drita e diellit.

Unë dua t’i mbroj ata, bashkëqytetarët e mi që ndodhen atje, duke i’u ba thirrje shumë të thellë shpirtërore që, mos me ra në genjeshtrat e juaja krejtësisht banale.
Shteti është në kollaps total. Shteti është në rënie e sipër. Dhe si për çudi, të vetëshpallurit analistë e opinionistë, merren me Vetëvendosjen dhe, hajde po e them, përçarjen që ndodhi në Vetëvendosje.
A ka krim më të madh se kjo?
Nuk ka.

Kjo, është krim kundër njeriut madje.
Por, sic e thashë më sipër, dilema është: s’dini apo s’doni, apo edhe më keq, s’mundeni?
Nuk mundeni, jo. I keni lidh këmbët me të keqën, t’a mbani me shëndet.
Por një gjë mbajeni në mend:
Herët a po vonë, ndërgjegja do t’ju thej qafen sepse, në një mënyrë apo tjetër, keni qenë BASHKËPJESËMARRËS në të gjitha pisllëqet që ndodhin aty, nga njerëz kriminel, banditë dhe gangsterë.

Ne, Vetëvendosje bashkë me Albinin, e kemi rrugën e gjatë përpara. Por, për fatin tuaj të keq, po ju bëjmë me dije se, ajo, ideali jonë i përbashkët për një vend më të jetushëm, do t’arrihet. Herëdo kur, po.
Nuk ka lidhje, presim edhe shumë vite, do t’japim gjithcka për të mirën e qytetarve, por, kryesorja, është se Lëvizja Vetëvendosje, s’do t’jetë kurrë, për sot e shekuj të ardhshëm, pjesë e të keqës, ne të cilën jeni ju.
J’u kanë lidh lakun n’fyt dhe mor t’shkretë, as frymë s’mundeni me marr si duhet, se lëre më, dicka më shumë.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...