Home / Të ndryshme / Letërkëmbim me Fadil Shytin!

Letërkëmbim me Fadil Shytin!

Avdi Ibrahimi

Në bllokun e shënimeve gjeta këtë letërkëmbim me shokun Fadil Shytin, për habin time kisha harruar në fund ta shënoj
datën e letërkëmbimit!

Duke lexuar shkrimin e atdhetarit Fadil Shyti në Facebook: “Heroizëm i heshtur i popullit tone në shekuj”. Nga jetae veprimtarisë atdhetare Fadilit si kishin mjaftuar vetëm rrëfimet e Gjyshit Hajzer Tafa dhe besnikëria e Lokemadhës Fazile të cilët ishin kujdesur në foshnjërin e tij, ndryshe do t’i quaja heronjt e heshtur që s’nxjerrin asnjë fjalë para armikut dhe tradhtarëve, ky një karakter historik i vetëdijës shoqërore i përcjellur nga brezi në brezë fjala më kuptimplote e gjuhës sonë e quajtur Besë.
Fadili më tej duke mësuar e lexuar literature idealiste që kishte sjellur edhe ai vetë në moshën e rinisë nga Republika Socialiste e Shqipërisë, vepra e fotografi të udhëheqësit të shtetit shqiptar Enver Hoxha, ku rregjimi titist Jugosllav i dënonte me disa vite burg ata/o që ziheshin duke shpërndarë apo lexuar veprat e Enver Hoxhës e përplot autorve tjerë shqiptarë.
Mbi bazën e ideologjisë dhe parimeve të moralit shoqëror kombëtar, i hyri luftës kundër shfaqjeve ideologjike të huaja e reaksionare jugosllave që ishin shfaqje me karakter antishqiptar. Në këtë luftë antijugosllave u përfshi edhe vetë Fadili u përfshi me shokë e shoqe aso kohe, me një karakter të mprehtë politik dhe ideologjik, ku më qëndrimet e tij s’u mjaftua vetëm të bindej dhe të kërkonte nga të tjerë revolucionar udhëzime, por në të njejtën kohë ai i kaliste edhe shokët e shoqët me shprehitë, zakonet e larta të heronjëve dhe heroinave tona kombëtare!
Nga ky jetëshkrim i Fadilit na jepë të kuptojmë se gjatë periudhës së robërisë shoveniste jugosllave të gjysmës së kombit shqiptarë, nuk lejoheshin të shtypeshin e të lexoheshin libra të botuara nga autor shqiptar me pikpamje të fuqishme të rilindasve tanë trima të pushkës e të penës, që vepronin për liri e të drejta kombëtare, siç ishin librat e ndaluar: “Lëvizja Kaçake”, “Shote dhe Azem Galica”, “Osoa Kuka”, “Isa Boletini”, “Bajram Curri”, “Mic Sokoli”, “Gjarpinjtë e Gjakut”, “Titistët”, e përplot libra të tjerë të këtij lloji…, që përbënin rrezik për rregjimin fashist Jugosllav dhe tradhtarët shqipfolës.
Prandaj e gjithë veprimtaria e atdhetarëve shqiptarë u bë në rrugë të fshehtë luftarake për liri e bashkim kombëtar!
Shokut Fadil Shytit i uroj që të ketë suksese në të gjitha fushat e jetës e në veçanti në fushën e letërsisë të na sjellë risi me shkrimet e tij!
Me mirënjohje nga Avdi Ibrahimi!

P.S. Afishim i romanit “Gjarpinjtë e Gjakut” të autorit Adem Demaçi, roman ky i ndaluar nga regjimi titist Jugosllav.

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...