Home / Lajme / KURTI-HARADINAJT: EDHE DY VALË ME DALË PREJ VV-SË PRAPË JEMI MË SHUMË SE AAK-JA

KURTI-HARADINAJT: EDHE DY VALË ME DALË PREJ VV-SË PRAPË JEMI MË SHUMË SE AAK-JA

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shndërruar në një debat mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, raporton Insajderi.

Kurti ka thumbuar Haradinajn, teksa ky i fundit ka replikuar disa herë. Kurti ka thënë se dallimi mes deputetëve të AAK-së VV-së është se deputetët e VV-së nuk janë familjarë dhe kushëri të tij ashtu siç janë të AAK-së.

“Së pari kryeministri është dashur ta përmend edhe një dallim tjetër të deputetëve tanë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes nuk janë familjarë dhe kushëri të mijë ky është një dallim të madh nuk janë të hunit dhe të konopit por janë të shtëpisë ky është dallim i madh”.

Kurti ka thënë se nëse edhe dy valë të personave largohen nga VV prap do të mbesin më shumë se deputetët e AAK-së.

“E dyta edhe dy valë të dalin të LVV-së prapë kemi me mbet më shumë se AAK-ja për mbështetje në popull as mos ta flasim mos ta diskutojmë se ajo dihet”, ka thënë Kurti./

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...