Home / Lajme / DËSHMI! Ja reagimi publik i VV-së në vitin 2006 kundër eksterritorialitetit në Deçan

DËSHMI! Ja reagimi publik i VV-së në vitin 2006 kundër eksterritorialitetit në Deçan

Ne vemendje
Shkurt e Shqip
Te Kujtohet?

28/05/2018

Se Vetëvendosje kishte te drejtë për kundërshtimin e faljes së 800 hektarëve përreth Manastirit të Deçanit, kjo po dëshmohet sot. Kjo Lëvizje spjegoj rrezikun që i kanosej Deçanit dhe Kosovës nga projektet e Serbisë, të cilat asokohe i përkrahte Qeveria e Kosovës, shkruan MekuliPress.info.
Në vitin 2006 Vetëvendosje argumentonte “për lidhjen e eksterritorialitetit me procesin e decentralizimit si dhe përpjekjen e shtetit të Serbisë që t’i legalizojë dhe t’i zgjerojë kufijtë e enklavave”, kujton MekuliPress.

Lexoni më poshtë reagimin publik të VV-së në vitin 2006 kundër vendimin ekzekutiv Nr. 2005/5 që i dha status të veçantë 800 hektarëve përreth Manastirit të Deçanit:

Në Deçan kundër eksterritorialitetit

Më 25 prill të këtij viti, u bënë një vit prej momentit kur Soren Jessen-Peterseni, me vendimin ekzekutiv Nr. 2005/5 i dha status të veçantë 800 hektarëve përreth Manastirit të Deçanit. Nëpërmjet këtij vendimi u bllokuan 600 hektarë prona private bujqësh shqiptarë si dhe 200 hektarë prona ndërmarrjesh shoqërore. Gjendja ekonomike e komunës së Deçanit, më e varfëra në Kosovë, me nivel papunësie prej afër 70%, me aktin e Petersenit u rëndua edhe më. Vendimi edhe një herë rikonfirmoi natyrën antidemokratike të UNMIK-ut: ky pushtet po zbaton projekte jo vetëm që nuk janë të vetë popullit të Kosovës, por krejt këtë gjë po e bën pa e pyetur asnjëherë popullin tonë për këto veprime. E, sa për institucionet tona politike, ky regjim as që ka nevojë t’i pyesë: edhe legalisht, edhe praktikisht ato s’janë tjetër veçse instrumente për zbatimin e agjendës së tij politike.

Më 6 prill, ne i drejtuam një letër të hapur shefit të UNMIK-ut, me ç’rast i dhamë 5 ditë afat t’i përgjigjej kërkesës sonë për të mos ia zgjatur edhe një afat tjetër vendimit 2005/5. Ai s’na ktheu përgjigje. Si reagim fuqimisht i bazuar kundër këtij vendimi, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi protestë në Deçan kundër vendimit të Petersenit. Protesta filloi më 13 prill dhe zgjati dy ditë radhazi. Gjatë gjithë kësaj kohe aktivistët së bashku me disa qytetarë të Deçanit bllokuan objektin ku ishte e vendosur administrata e pushtetit antidemokratik të UNMIK-ut në Deçan. Qëllimi ishte që t’u bllokohet hyrja në këtë objekt këtyre 5 personave që përfaqësojnë regjimin e UNMIK-ut atje: Luis Perez, Patrick Buse, Taiwo Mark Owocabi, Hassain Zakir, Diafoni Alin. Kjo edhe u arrit.

Në protestë u mbajtën fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve protestues si dhe brohoritje parullash kundër UNMIK-ut dhe institucioneve tona politike servile. Disa nga ata që ishin pronarë pronash të bllokuara nga vendimi i Petersenit, folën dhe shprehën bindjet e tyre politike. Ata fajësuan po ashtu autoritetet komunale që po tumirin planet e UNMIK-ut, duke e dëmtuar kështu popullatën e Deçanit.

Në ditën e dytë, protestuesit hoqën edhe flamurin e UNMIK-ut nga kjo ndërtesë, duke e lënë vetëm flamurin kombëtar. Përgjatë gjithë protestës, pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës nuk intervenuar asnjëherë. Shumica prej tyre pajtoheshin me protestën tonë. Të gjitha mediat lokale bënë emisione dhe reportazhe speciale për protestën. Aktivistët tanë morën pjesë në disa nga këto emisione. Ata treguan rrezikun që i kanoset Deçanit dhe Kosovës nga projektet e Serbisë, të cilat po i përkrah UNMIK-u, e të cilat po synojnë rikolonizimin e një pjese të vendit tonë. U fol veçanërisht për lidhjen e eksterritorialitetit me procesin e decentralizimit si dhe përpjekjen e shtetit të Serbisë që t’i legalizojë dhe t’i zgjerojë kufijtë e enklavave si dhe të krijojë vendbanime të reja serbe në vendin tonë dhe t’i lidh ato. Në krejt këtë plan, statusi i veçantë i objekteve të besimit synohet të keqpërdoret në funksion të realizimit të standardit të katërt, gjegjësisht ‘kthimit të qëndrueshëm’. Kosova po shkon drejt ndarjes në dy entitete – entitetin shqiptar dhe atë serb. Kjo është ndarje faktike.

Nëse Peterseni ia vazhdon jetën vendimit ekzekutiv 2005/5, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i shumëfishojë aksionet kundër këtij vendimi dhe UNMIK-ut. Këto projekte të dëmshme duhet të ndalen prej popullit. Sepse vetëm populli duhet të vendos për të ardhmen e tij.

Parullat e protestës:

YUNMIK

UNMIKOLONIALISM

UNMIK EC…

1244 dëmton seriozisht shëndetin

Liri, jo standarde

Pa vetëvendosje, s’ka liri, s’ka paqe

Poshtë Vendimi Ekzekutiv 2005/5

Lironi ndërmarrjet tona
Duam punë

Luis Perez
shporru!

Heqeni
postbllokun!

Luis Perez
Patrick Buse
Taiwo Mark Owocabi
Hassain Zakir
Diafoni Alin
shporruni!

Nuk lejojmë
të na i bllokoni
pronat tona!

Manastiri është
i Kosovës. Zona
e veçantë po e
serbizon atë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...