Home / Të ndryshme / Ditar: Dekë e dasmë në një ditë

Ditar: Dekë e dasmë në një ditë

Shkruan Avdi Ibrahimi

(Përkujtesë: U bënë 29 vjet nga ndërrimi jetë, i më të dashurit tone babait Beqir (Selim) Ibrahimi)

Ndoshta jeta do të kishte një emër tjetër, nëse nuk do të kishte gëzimin edhe dhimbjen. Nëse nuk do të fillonte me lindjen, pastaj martesën, pastaj sërish lindjen e pastaj vdekjen… E gjithçka të niste nga e para… Një spirale, që e ka zanafillën qyshse më njeriun e parë… Duke pasur një material të jashtëzakonshëm në duar, të mënyrës se si njerëzit i janë përgjigjur këtyre ngjarjeve të mëdha të jetës përmes këngës, vallës apo vajit… Natyrshëm vdekjen askush s’e do, por, një ditë të gjithë të lindurit edhe vdesin. Kur kujton që papritmas gjama ndodh, asgjë nuk do t’i bënte më prezente këngën e vajin, ritualet e dhembshurisë për njeriun që ndahet nga jeta.
U dha kumti i vdekjës së babë Beqirit papritmas? Vdekje e dasmë në një ditë? Ç’po ngjiste në Suharekë, e në Mushtisht atë ditë? Isha unë ai që në natën e dasmës i komunikova xhaxhait, por ky “sihariq”, që kisha komunikuar të pabesueshmen-vdekjen e babë Beqirit i cili po atë mëngjes të kësaj dite të kobshme ishte përgaditur që të shkonim në dasmën e xha Musliut ku po martonte djalin e dytë të tij Hajrizin, ky sihariq kumti që zakonisht duhej t’u tregonim sipas zakonit për të njoftuar se ky është fati, të kemi edhe mort edhe dasëm, e sipas zakonit duhet bërë ritualet edhe të vdekjës edhe të dasmës, sipas zakonit, dasma duhej vazhduar ashtu siç ishte planifikuar. Sakaq u shfaqën fytyrat e kusherinjëve e fqinjëve tanë në Mushtisht kryeulur, ndjenë dhimbje duke më ngushëlluar mua dhe të afërmit e mi. Njëherësh unë u shpreha këmbëngulës që kënga në dasëm të mos ndalet, sepse dikur kënga ishte djepi i babë Beqirit, tash po bëhej dhe varri i tij.
Të nesërmen mbas mesdite në praninë e qytetarëve të shumtë, e varrosëm në varrezat e qytezës së Suharekës.
U bënë 29 vjet nga ndërrimi jetë, i më të dashurit tone babait Beqir (Selim) Ibrahimi, 23 Maji i vitit 1990, ora 16,00, ishte dite e dhimbshme për familjen tonë. Urtësia, bujaria komunikimi yt ishte një mision të bashkëjetojë me njerëzit e familjes, farefisit, e miqësisë që aq shumë i deshe dhe të respektuan.
Dhembja nuk shprehet me fjalë, dhe fjalët ngushëlluese nuk çojne peshe ne nje humbje të tillë…, besoj ne arsyeshmerin time dhe të familjarëve në forcën e logjikës, qe jeta duhet të vazhdoj dhe me dhembjën dhe me humbjën e më të dashurit babait tone të shtrenjtë…!
E sigurisht dasma ka përbërë gjithnjë një moment gëzimi në jetën e shqiptarëve. Një moment i shoqëruar me një seri ritualesh. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për këngë e valle. “Në një plan tjetër, pas njohjes së çiftit dhe dashurisë mes tyre, lind dasma, ku në horizont do të sjellin një përjetim totalisht të veçantë, që ndodh në dasmën tradicionale shqiptare në fshatin Mushtisht. Ky moment natyrshëm nuk mund të kuptohet pa ritualet në dhomën e dhëndrit dhe pa këngët e përcjelljes nga shtëpia e vet, të nuses dhe pa ritualet fantastike të pritjes në shtëpinë e dhëndrit dhe pa këngët e mrekullueshme të dasmës. Kjo sipërmarrje domosdoshmërisht trajton gëzimin që sjellin vallet e burrave me tupan dhe dajre, vallet e kënduara të grave”.
Vërtet me duhet ta pranoj, e kam aq rëndë te shkruaj, sa qe kurr nuk jam ndier në një shkrim-kujtim, ne nje situat me te veshtire, për ndërrimin jetë të babait i cili na la në pikëllim të thellë neve nënë Xhevahiren, 6 vëllezërve e 5 motra si dhe niper e mbesa, ponjashtu dhe mbarëfarefisin.
Vdekja ishte ajo që të mori pasi pate një sulm vdekjeprurës “infrakt-kardiak” në zemër, e të ndau përgjithmonë dhe ne mbetem të pikëlluar pa ty dhe akoma e ndjejmë mungesën tënde.
Me pietet ju kujtojmë përherë me dhimbje të pashuar, familja Ibrahimi nga Suhareka dhe Prizreni.
Baba Beqir i shtrenjti ynë të qoftë i lehtë dheu i nënës Shqipëri-Kosovë… pushofshë në amshim në botën e përtejme!

Më 25 Maj 1990 në Suharekë

P.S. Foto e shkrepur para 30 vitesh në Mushtisht nga aparati fotografik i bacës Durmish pasi ai kishte punuar për disa vite në Gjermani, dhe kishte sjellur aparatin fotografik nga mergimi… Babai im Beqiri (Selim) Ibrhahim me djalin e axhës së tij Durmish (Qazim) Ibrahimin, tani të dy kanë ndërruaj jetë. I kujtojmë me mall familja Ibrahiimi!

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...