Home / Opinion / O toka ime e larë me gjak heronjësh!

O toka ime e larë me gjak heronjësh!

Nga,Avdi Ibrahimi

O toka ime e larë me gjak heronjësh e heroinash! T’i u dhe bukë edhe atdhemohuesve bukëshkelës, të cëlët hanë bukën e tokës sonë, hë i vraftë buka jonë o Zot! Janë këta që punojnë për të huajin, janë këta qyqe e qyqana që i lëshojnë vezët për të qelur në folet e huaja, janë këta qyqe e qyqana kundër tokës së atdheut amë, janë këta antishqiptar të trashë nga mendja e të neveritshëm. Të gjithë atyre shqipfolësve që për fe, mohojnë komb e atdhe, u themi këtyre kozmopolitëve që përfaqsojnë një pakic të ideologjisë ekstremiste fetare, dhe tejet reaksionare, që predikojnë ne emër të feve për do pare të qelbura që po marrin nga të huajt, të cilët kanë hequr dorë nga dinjiteti dhe arsimi kombëtar shqiptarë, janë këta mjeran/e të kapur për degësh Djalli, të cilët janë imponues kundërshqiptar që përfaqësojnë forcën e errësirës, ju themi edhe njëherë mjaftë më, se ju qyqe e qyqana nuk e përfaqësoni vullnetin e popullit shqiptarë, e as vullnetin e Zotit tonë…!

Kjo këngë popullore shprehë më së miri vullnetin e gjithë shqiptarëve:
Disa geg, e disa trima,
Shoqishojt besën ja dhanë:
-Der sa t’bahna cop e grima,
Do të luftojmë ne për vatan.

Populli rezistent shqiptarë ndaj të gjitha pushtimeve të huaja nëpër shekujt e përflakur perandorit e ndryshme pushtuese nëpërmjet fesë, s’kanë mundur t’ua ndërrojnë identitetin paraardhësve tanë pellazgo-iliro-arbënor, e as pushtuesit sllav s’kan mundur të na ndërrojnë identitetin tonë të hyjnishëm shqiptar të dhuruar nga vetë Zoti ynë, të jenë të sigurt edhe këta të sotmit që po mundohen në emër të demokracisë t’u imponojnë shqiptarëve kulturat e tyre fetare turko-arabe bëjnë punë koti, ngase perpjekjet e tyre që nëpërmjet disa klerikëve fetar atdhemohues, hë këta gjakpërzier e gjakprishur kurrë mos pafshin diell me sy…!, do të jenë përpjekje të dështuara të cilët për jetë të jeteve përderisa do të ketë tokë e qiell do të mbetën me damkë si atdhemohues.
Popullin Shqiptarë e përshkon një optimizëm real ndaj jetës, dhe beson për një perspektiv më të mire në të ardhmën, ngase ky popull rezistent kundër së keqës, para se gjithash e do rehatinë, lirine dhe barazinë…, karakteristikë kjo e psikologjisë së popullit tonë hyjnor, i cili pavarësisht nga rrethanat e vështira historike nëpër të cilat kaloi, e po kalon, kurrnjiherë nuk u gjunjëzua ng asnjë armik dhe shërbëtoreve shqipfolës atdhemohues, për këtë kemi atë urtin popullore shqiptare: -Sa më ngusht, qaq më shlirë…, që ka për moto jetësore rrjedhën e vetë gjatë zhvillimeve historike.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...