Home / Histori / Napoleon Bonaparti – Nje perandor shqiptar i Frances

Napoleon Bonaparti – Nje perandor shqiptar i Frances

Mai 15, 2018 157

ME PREJARDHJE ARBËRESHE!

Adolf Thieres ishte personalitet i shquar i kohës se tij, historian i dëgjuar francez i cili ka shkruar dhe historinë e revolucionit francez dhe që më vonë u bë President i Francës. Në kujtimet e tij, Adolf Thieres shkruan: Kur Josef Bonaparti, vëllai i madh i Napoleon Bonapartit u bë mbret i Napolit më 1806, shqiptarëve të Napolit që shkuan për t’i uruar mirëseardhjen u tha: Edhe familja Bonaparti është me origjinë arbëreshe.

Mbi origjinën e familjes Bonaparti shkruan edhe profesor Robert d’Angely me origjinë nga Korsika në veprën e tij ‘Enigmat e origjinës së racave dhe të gjuhëve të pellazgëve, arianëve, helenëve, etruskëve, grekëve dhe shqiptarëve’. Libër prej 7 vëllimesh dhe i arrirë pas mbi 30 vjet punë. Në faqen 113-117 shkruan se Napoleon Bonaparti ishte shqiptar ashtu si ishte Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu.

Ky profesor i dëgjuar korsikan shton se mbiemri i vjetër i Bonapartit ka qenë ‘Kalë-miri’ dhe jo Kalimeros, ana e mirë si e bënë grekërit per shkak te mos shqiptimit te shkronjes “ë”. Kur shkoi ne Itali, ne ishullin e Korsikes mbiemri i familjes Kalimeros (greqisht: ana e mire) u be Buanaparte (italisht: ana e mire) Pasi Korsika ra nen sundimin francez, francezet ndryshuan toponimet e ishullit por edhe mbiemrat e banoreve per ti bere te tingellonin me franceze. Keshtu mbiemri Buanaparte ndryshoi ne Bonaparte.

SHQIPJA DHE NAPOLEONI

Një nga gjeneralët më besnikë të Napoleon Bonapartit, ka qenë edhe mareshalli Neji. Kur Napoleoni e qortonte Nejin, fjalët i shoqëronte dhe me disa sharje të një gjuhe të huaj, që mareshal Neji dhe shokët nuk e kuptonin. Cila ishte kjo gjuhë? Përgjigjia e kësaj pyetje është tek vepra e Leo Freundrich, ‘Golgota Shqiptare’ në faqen 37.

A E NJIHTE NAPOLEON BONAPARTI HISTORINË E SHQIPËRISË?

Në hartat topografike ushtarake të tij, trevat tokësore që shtriheshin qysh nga Sllovenia deri në Detin Jon Napoleoni i kishte quajtur Iliri. Edhe sot në Slloveni mjaft hotele dhe rrugë janë emërtuar me fjalën Iliri. Ky perandor i lindur në Korsikë, konkretisht në Ajaccio, e ka ditur se shqiptarët dhe korsikanët kanë zakone të përbashkëta në lidhje me besën, hakmarrjen, mikëpritjen etj. Prandaj për të mbrojtur përfaqësuesit e tij, si Pukëvillin e të tjerë, në shtetin autonom të pashallëkut shqiptar të Janinës së Ali Pashë Tepelenës, nuk ishin të rastit këshillimet e vazhdueshme që Napoleon Bonaparti i jepte konsullit të vet që të ruhej nga dinakëritë e Aliut, duke i thënë: ‘Ruaju në qoftë se nuk ta ka hedhur’. Megjithate ai e ndihmoi Ali Pashanë ne çdo drejtim shteteror dhe ushtarak.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...