Home / Lajme / Kush e themeloi PSD-në dhe çfarë mendimesh kishte për Millosheviqin

Kush e themeloi PSD-në dhe çfarë mendimesh kishte për Millosheviqin

Disa ditë pas zgjedhjes së Shpend Ahmetit në krye të Partisë Socialdemokrate kanë ardhur disa akuza të reja se kush është themelues i kësaj partie.

Pas disa negociatave në mes grupit të anëtarëve të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një prej anëtarëve më të vjetra të PSD-së, Kaqusha Jasharit, ky grup i dorëhequrve morën drejtimin e partisë.

Mirëpo Luljeta Pula një ish politikane pretendon se për PSD-në nuk mund të vendos vetëm Kaqusha Jashari. Ajo ka thënë se Shpend Ahmeti kryetari i sapo zgjedhur i PSD-së, është dashur të bisedojë edhe me Pulën, pasi kjo thotë se është themeluese e kësaj parti.

Pula thotë se Kaqusha Jashari ishte njeriu më i afërt i Milloshevicit në Kosovë dhe në të njëjtën kohë kuadër i Ali Shukrisë.

“Kaqusha Jashari ka qenë e përzgjedhura e Milloshevicit. Mendoni që pa izen e Milloshevicit do të bëhej Kryetare e Komitetit Krahinor. Ka qenë kuadër i Aliu Shukriut, fytyrës më të urryer ndër shqiptarë”, ka thënë Pula.

Shpend Ahmeti është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate në fillim të kësaj jave, ndërsa ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është zgjedhur nënkryetar i PSD-së.

Mirëpo për të gjitha këto akuza dhe vlerësime, Kaqusha Jasharit nuk është duke i interesuar.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Kaqusha Jashari ka thënë se nuk janë duke i interesuar vlerësimet e Luljeta Pulës.

About admin

x

Check Also

“Për sjelljen e Ramës, studentët dhe gjirizet e sistemit anti-sistem”

il December 16, 2018  Nga Arkiva Pse Rama i mëshon gjithnjë e ...