Home / Të ndryshme / DHELPRA DHE PATA

DHELPRA DHE PATA

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Në fabul dhelpra gjithmonë na del të jetë dredharake, kjo kafshë gjitare grabitqare është e ngjashme me ujkun.
Në katundin Gurrë, pranë pyellit afër lumit një fshatar kishte ngritur shtëpi që të jetonte, aty ai rriste bagëti, e shpezë.
Në breg të lumit një patë me trup të majmur e të shtypur shpinobarkor, me qafë jo të gjatë, trupin mbuluar me penda të dendura dhe si zakonisht kishte një ngjyrë të përhitur në të zezë, me atë sqepin e gjatë dhe të shtypur, jo të mprehtë, por të lakuar në formë gremçi, po ushqehej me krimba që nxirrte nga ajo tokë e butë në breg lumi.
Aty ngadale po i afrohej dhelpra dinake, me atë trup shumë të shkathët e me turi të mprehtë, me bsihtin karakteristik të gjatë e të dendur si shtëllungë, që është shumë dinake por edhe e guximshme.
Në momentin kur e pa dhelpren dinake, pata u shkreh në ca lot që i shtrënguan grykën e fytit e gati sa s’ngordhi nga frika. -Në çast nisi të vajtoj e gjora, jam e mjerë dhe kam nevoj për mëshirë. Në këtë botë të mallkuar mendoj se vetëm t’i zonj, je e shenjtë.
Dhelpra e uritur lëpiu me gjuhën e saj buzët e po mendonte se ka për të ngrënë mishë të shijshëm. -Por ajo e mjera po i rrëfehej pa u ndalur, dhe shfryu nga një mërzitje e rrënuar, -para tre vitesh një dhelpër u tregua e mëshirshme ndaj meje dhe ma fali jetën, -kamë të njetën kërkesë edhe për ju, të përgjërohem ma falni edhe ju jetën, se kam plotë zogj të vegjël për ti rritur e ushqyer! Atëherë dhelpra si me shaka duke e dredhur bishtin tha, -mbase do të falë nëse ma jep një mendim të vërtetë! Duke u dridhur pata tha: -Do të doja që kurrë të mos e takoj në jetën time as edhe një dhelpër!
-Mbase në këtë rast keni të drejtë tha dhelpra, dhe fapë kapi patën dhe i preu fytin asaj të gjore, -vërtetë ju më nuk keni për ta takuar as edhe një dhelpër tjetër.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...