Home / Histori / Debat Televiziv Top-Chenel

Debat Televiziv Top-Chenel

Më 19 Tetor 2009
Kemi dashuruar profesionin e bukur e të përkushtuar të ushtarakut për çështjen kombëtare shqiptare, në interes të mbrojtjes së sovranitetit të atdheut tonë me përkushtimin tonë maksimal deri dhe në dhënien e jetës për popullin dhe atdheun. Sot paraqitem në këtë debat televiziv vetëm për të kërkuar të drejtat dhe jo për lëmoshën. Kërkojmë nder, dinjitet e personalitet!
Në këtë periudhë të zgjatur tranzicioni 19 vjeçare, është e pafalshme dhe antinjerëzore të mos i japësh gjithsecilit atë që i takon. Ka shumë probleme të pazgjidhura të ushtarakëve të të gjitha kategorive: që nga rreshteri deri te gjenerali. Por ajo që është më shqetësuese, është trajtimi financiar tepër qesharak dhe përbuzës. Ushtarakët padrejtësisht ndahen në parciale në drejtim të trajtimit financiar. E them kështu, sepse për 50 vjet kemi qenë nga më të përkushtuarit duke pranuar dhe shumë shkelje ligjore, të gjitha këto sipas sloganit për Atdheun dhe mirë kemi bërë. Ushtarakët kanë një status mjeran, por edhe ai nuk zbatohet për 18 vjet, kjo është për të ardhur keq. Ka dallime midis atyre të dalë në pension para viteve 1990 dhe atyre të dalë pas viteve 2005. PSE? Do të dëgjojmë pensionet mjerane të minimumit jetik se si paguhemi nga shteti ynë nga njerëzit tanë, nga ata që ne i kemi në krye të udhëheqjes shtetëror.
90% e ushtarakëve e kanë filluar jetën e tyre në moshën 12-vjeçare që nga shkolla ushtarake Skënderbej e deri në moshën 55-60 vjeçare, që dolën në pension, pra 43-48 vjet ushtarak me disiplinë punë e privacione dhe asnjëherë nuk jemi tërhequr.
Cilat janë disa nga privacionet dhe vështirësitë e ushtarakut?
Dihet nga të gjithë se në situate acarimi politiko-ushtarake, ushtarakët qëndronin 2-3 muaj në gatishmëri, mos edhe më shumë. Që ushtarakët kanë qëndruar 24 orë nëpër njësit e repartet dhe nuk paguheshin për këto; ose në stërvitjet e asaj kohe të paktën 3 herë në vit me fushime 1-2 mujore pandërprerë dhe larg familjeve; në stërvitjet me fushime 24 orësh me forcat rezisteve 17 ditë pa ndërprerje 24 / orësh; dhe më vonë 8 ditore; stërvitjet më kuadrot rezerviste në fushime 24 orësh larg familjeve me 25 ditë në vit; në stërvitjet e shtabit e komando–shtabi, në stërvitjet taktiko-komplekse me njësit 5-7 ditë që ishte e vazhdueshme; në punimet operative mbrojtëse mbi tokësore, nëntokësore e deri nën ujore 10-15 ditë të të tilla në muaj 24 orësh, po larg familjeve; shërbimet 1-2 apo tre në çdo muaj 24/ orësh; përfundimisht ushtaraku 80-85% të kohës e kalonte mbi atë të 8/orëshit që ishte punë e papaguar. Nënrepartet e lartësive si në Karaburun, Bureto, Mali Kuq, Mali Thatë, Dragobi, Lurë Qafa e Kazanit,Korab, Tarabosh, Kalaja e Turrës e shumë të tjera. Përfundimisht del që ushtaraku që ka shërbyer 30-35 vjet në ushtri po ti llogariten këto ai ka kryer 60-65 vjet punë. Dhe merr këtë pension 16.000 lek në muaj që na vjen turp të pimë një kafe me miqtë apo shokët, pse diskriminohemi në mënyrë të tillë?
Ne mendojmë se ekzistojnë të gjitha mundësit e burime financiare që me pak gjak shqiptari të mendohet nga organet shtetërore, MM. e Financës, dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve Shoqërore që nga ai arsenal i madh armatimi, municione e teknike luftarake që ka pasur ushtria shqiptare dhe është shitur e paret me siguri kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve mund të ishin përdorur për ushtarakët si ata në pension dhe ata aktiv.
Po ju sjell pak ndërmend këtë arsenal kolosal të ushtrisë.
Nuk dua të them se ajo ushtri kishte 14 korpuse, apo 22 Divizione; 5 Baza të fuqishme të Furnizimit, 185 brigada të ndryshme, prej tyre 74, ishte brigade këmbësorie. (Kurse brigade të tjera ishin: 19 Sulmuese; 11 Tankesh; 13 Artilerie; 23 Regjimente AKA; 3 Brxh.; 1 Regj. Ndërl. 1 regj. Zbulimit Strategjik; 36 batalioni Zbulimi; 6 RAKT. 4 RABD.; 5 RAV. Prej tyre 3 Reaktiv GjB. 1 Regj, Raketave KA. Tokë-Ajër; 1 RMKK; 8 BRSHA; 5 BRU.; 6 BRVVP. 1 RZ Radio Teknik; 8 Shkolla të ndryshme Ushtarake. SHB.; Skënderbej; Aviacionit; FLD; 3 të përgatitjes kuadrit rezervist; Akademia ushtarake; Akademia e Mbrojtjes e SHP. Me një efektiv të përgjithshëm 585.000 forca nga sa ka sot afërsisht 6.000?
Kishte 13.259 oficerë; dhe gjithë kjo ushtri bëhej gati për luftë nga 3-6 orë merrej komanda nga Komanda e Përgjithshme pas 12 orësh.
Kishte këtë armatim:
1- Pistoleta 480.853 copë; Automatik 216. 110 copë;pushkë të llojeve të ndryshme= 363.257 copë; mitraloza të lehtë e të rëndë= 36.052 copë; GHKT = 1370 copë; mortaja 60 m/m = 7100 copë; mor. 82 m/m = 3712 copë; mor. 120 m/m = 1710 copë; mort. 160 m/m = 76 copë; mit. Ka 12. m/m = 1485 copë; mit. 14.5 m/m 2-4 grykësh = 896 copë; Topa 75 m/m KT = 6345 copë; Topa 107 m/m KT = 296 copë; Topa 85 m/m KT. 970 copë; Top Obuza 122 m/m 1892 copë; topa 100 m/m = 120 copë; Topa 57 m/m = 120 copë; topa 130 m/m = 24 copë; Artileri Reaktive 72 shtretër lëshimi; Topa KA. 37 m/m dy grykësh= 1820 copë; Raketa Tokë-Ajër = 16 shtretër lëshimi; Topa KA 57-150 m/m = 2-4 grykësh = 1310 copë; Topa KA 25 m/m = 2 grykesh në anije = 12 copë Topa KA 37 m/m në anije 27 copë; Topa 85 m/m në anije 4 copë; Topa 23 m/m në avionë = 67 copë; Topa 30 m/m në avionë = 217 copë; topa 37 m/m në avionë = 26 copë; Avionë luftarake të tipave të ndryshme 175 copë; Helikopter 36 copë; Makina të ndryshme: vetura, Operative, transporti dhe luftarake 14.120 copë; Diagaç të ndryshme = 630 copë; Tanke luftarakë 1060 copë me kulla çeliku special, po kaq dhe topa 85-100 m/m; Transportues të Blinduar = 638 copë;
Anije luftarake të ndryshme mbi ujëse K/S etj 85 copë; 4 Nëndetëse etj;
Pa llogaritur këtu rezervat e Bazat e Furnizimit të Ushtrisë dhe ato në çdo brigadë e korpus që zinin 5% të sasisë së përgjithshme, po kështu dhe ato të reparteve që ishin llogaritur për luftime në rrethim që nuk ishin pak dhe llogarit ishin 10 komplete luftarake për secilën armë.
Çfarë është shitur?
Fishekë luftarak të llojeve të ndryshme që janë 100 milion e 620.000 copë që është shitur nga 80-220 lek copa baras me 8- 11 milion dollar; nga pistoletat 480.583 copë me 10.000 lek = 48 milion $; nga automatikët 216.110 copë me 15.000 lek = 32 milion $; nga pushkët 364. 257 copë me 5000 lek = 11 milion e 200 000 $; nga mitralozat 36.000 copë me 20.000 lek = 72 milion $, pra vetëm nga 5 zëra kanë përfituar = 173 milion e 200.000 $; mortaja 770 copë me një vlerë përfituese 3.850.000 $; thuhet se janë vjedhur 1. Trilion 460.000.000 fishekë të kalibrave të ndryshëm e shumë materiale të tjerë… vetëm në vitin 1999-2001 janë shitur e përvetësuar 1 milion $; KKLSH nga shitja e 30.000 tonë materiale tankesh specialmiliarda $ është gjobitur MM 1 milion $ por nuk thuhet nëse i ka paguar dhe kush i ka paguar pse është gjobitur
Rezerva të fuqishme në ushqim, veshmbathje, medikamente mjekësore, karburant Lubrifikantet, armë e municione të ndryshme, LHL mësimore; Lëndë eksplozive po kështu në këto llogari nuk është parashikuar prodhimet nga uzinat tona ushtarake që është mal i tërë prodhimesh ku prodhoheshin 20.000 armë në vit.
Dhe sasia është miliarda tonë. Po të llogariten në tonë këto nuk janë mijëra tonë por miliarda tonë e ku vanë?: Ja si janë shitur për afërsisht se e vërteta është në dosjen e Delijorgjit dhe të Fatmir Mehdiut
Sipas kompanisë Meico:
Në vitin 1994-1995 vetëm nga aeroporti i Kuçovës drejtë Evropës,m Afrikës dhe Azisë janë ngritur 350 aeroplanë transporti me 31 tonë secili shitje armatim, municioni me një tonazh të përgjithshëm 10.850 tonë, por nuk ka vlerën e përfitimit sa ka qenë; Gjatë viteve 1992-94 janë shitur 240.000 fishek më një vlerë prej 24 milion $; në vitet 2000-2003 janë shitur 700 tanke vlera e të cilave është miliarda $, po nuk thuhet sa është vlera e përfitimit; në vitet 2005-2008 çdo ditë transportoheshin në zjarrin e vdekjes të Gërdecit sipas gjeneral Zija Pajës 150-180 tonë çdo ditë ose 5. 400 tonë çdo muaj edhe këtu miliarda dollar ose siç është përcaktuar nga ekspertët 100.000 tonët arkat e municionit kanë kapur vlerën 2 miliard $; janë shitur sipas dokumenteve 700.000 predha artileria me një vlerë prej 14 milion $; ku shkuan 15.000 armë trofe relikte; shitja e 3200 katjushkave në Izrael me një përfitim maksimal prej 3 milion e 200.000 $; pa ditur këtu fatin e 175 avionëve luftarak gjuajtës bombardues; 96 KS.; 1.370 GHKT; 12.5090 copë mortajave të kalibrave të ndryshme; 2381 copë mitralozave 12.7 dhe 14.5 m/m KA; 9840 copë topave të artilerisë tokësore të kalibrave të ndryshëm; 1879 cipë të topave KA të kalibrave të ndryshëm; 14.120 makinave luftarake; 630 copë të diagaçëve; 640 transportuesve të blinduar; 494.840.388 copë fishekësh të Mitralozave 12.7 dhe 14.5 m/m; 75.110.880 copë Granata dore; 110.000 copë Granat KT; 11.000 predha GHKT.; 773 000 predha të mortajave të kalibrit të ndryshëm; 113.489.254 copë predha të topave KA të kalibrave të ndryshëm; 39.960 copë predha të Artilerisë Reaktive (Katjushkash) etj. etj. viti 1990 dosja Nr. 22 e inventarit. Dhe dosja Nr. 24.
Afërsisht shuma e përgjithshme e përfitimeve nga shitja e teknikës, armatimit dhe municionit shteti ka përvetësuar: 2. miliard e 220. 250.000 Dollar.
Disa të dhëna për trafikimin e armatim municionit.
Mbi bazën e një dekreti të firmosur nga Ramiz Alia është përpiluar Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 616, datë 07. 07. 2002 (Qeveria Nano), dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr, 138, datë 14. 03. 2007 (Qeveria Berisha). Të dy këta urdhra kanë objekt të njëjtë, përkatësisht: “ Për procedurat e trajtimit të armatimit dhe teknikës së Forcave të Armatosura që hiqen nga përdorimi”
1 – Në bazë të këtyre vendimeve, në harkun kohor 1992-1997 janë shitur 300.000.000 fishekë, me 8 (80) lekë, me një përfitim prej 24 milion $
2- Janë shitur 50,000 armë këmbësorie me 5.000 lekë, me një përfitim prej 250.000$
3- Janar-shtator 1999 janë shitur 176.000 armë këmbësorie me 15.000 lekë me një vlerë prej 26 milion 400.000 $ si dhe një sasi të madhe municioni e cila nuk përcaktohet dhe nuk mund ta llogarisim.
4- Janë çmontuar dhe shitur 700 tanke që janë pa vlerësime dhe nuk janë llogaritur që janë miliona dollar;
5- Rrëmbyer nga depot e ushtrisë 523.000 armë që nuk janë reflektuar në dokumente por që kanë një vlerë prej 104.600.000 $ (të cilat janë pushkë, automatik dhe mitraloza)
6- Janë rrëmbyer 3.000.000 granata dorë luftarake mbrojtëse dhe mësymëse me një vlerë të përgjithshme prej 15.000. 000 $
7- Janë marrë, rrëmbyer apo shitur 500tonë Lëndë Plasëse me një vlerë prej 15.000.000 $, thuhet se janë zhdukur miliona kapsula luftarake me përafërsisht një vlerë 2.000.000 $;
8- Në Uzinën e Gramshit janë çmontuar për 3-vjet 5.500 tonë municione e barabartë me 5.500.000 kg. kur dihet që një fishek peshon 9.6; 16.2 dhe 20-30 gram, duke e marrë peshën më të madhe prej 50 gram, ose 1 kag e barabartë me 20 copë fishekë e shitur me 8 (80) lek me një vlerë prej 1. 100.000 $
9- Në Uzinën e Poliçanit janë çmontuar 15.000 tonë ose 15.000.000 kga kur 1 kg është e barabartë me 20 fishekë, vlera arrin në 300.000 $
10- Në Uzinën e mjekësit janë çmontuar për 3 vjet 4.400 tonë me një vlerë prej 440.000 $;
11- Donatorët e huaj kanë asgjësuar 7.000 tonë;
Gjithsejtë janë demontuar:
1- Qershor–dhjetor 2007 = 6.000 tonë
2- Janar-Mars 2008 = 8.000 tonë;
Shuma 14.000 tonë me një përfitim prej 140.000 $;
Të dhënat janë marrë shtator 2008
Shuma e përgjithshme e përfitimeve është 922. 300.000 $
Shitje Legale “Meico”
Ndërmarrja “Meico” benë lajmërimin se ka në shitje: fishkë të të gjitha llojeve të armëve nga kalibrat 7.62; 12.7; 14.5 m/m; predha mortaje të kalibrave 60; 82; 107; 160 m/m; predha të artilerisë të gjitha llojeve dhe kalibrave nga 75; 76; 85; 100; 122;; 130; 152 m/m të artilerisë tokësor, kundërajrore dhe bregdetare të të gjitha kalibrave nga 25- 203 m/m. Dhe më tej thuhet për më hollësi kontaktoni me “Meico”. Gjithashtu afron eksploziva dinamit, barut, kapsolla të të gjitha llojeve elektrike, zjarrpërcjellës, fitil dhe materiale të tjera, prodhime vendi; karburante lubrifikante speciale, veshmbathje e shumë e shumë artikuj të tjerë.
Ç‘farë shet “Meico”
Pistoleta të të gjitha llojeve dhe të kalibrave të ndryshme nga 5.06 deri 11.4 m/m bashkë me pajisjet e tyre; armë gjahu të të gjithë kalibrave 12; 16;20;24; m/m Shtogan; pajisje speciale; municione luftarake dhe gjuetie;
Në trazirat e vitit 1997 thuhet zyrtarisht se janë rrëmbyer:
Pistoleta të kalibrave të ndryshme, 38.000 copë; automatikë 226.000 copë; pushkë 351.000 copë; mitraloza, 25.000 copë; GHKT 2450 copë; mortaja të kalibrave të ndryshme 770 copë; Totali 650.000 copë ose 65.000 armë më shumë se sa FA, por planifikimi ishte tre armë për secilin ose kanë qenë 1.755.000 armatime të ndryshme. Çka do të thotë se kanë mbetur dhe 905 000 copë të tjera. MUNICIONE të rrëmbyera: Fishekë 7.62 m/m 1.460.000.000 copë? si e pabesueshme që gjithë ky arsenal municioni të ketë rënë në duart e keqbërësve apo terroristëve! Mund të jetë bërë për të fshehur kontrabandën dhe korrupsionin e pushtetarëve dhe politikanëve shqiptar.; municione KA 24.000.000 copë edhe kjo e pabesueshme; granata dore 3.500.000 copë çka i bie një granatë për çdo banorë qoftë dhe i lindur deri në 1 vjeç?; predha mortaje të të gjitha kalibrave 84.000?; Predha artilerie të të gjitha kalibrave 270.000 copë; Lëndë Plasëse 3.600 tonë; kapsolla detonatorë 24.000.000, ose 8 copë për çdo frymë; mina kundër këmbësorie 215.000; mina kundërtanke 1.000.000, çdo 3 veta një minë kundër tanke?!; dëmet janë 61 miliard e 465 .000.000 lekë. Që do të thotë se janë vjedhur 20.488 lekë për çdo frymë (banorë) që në një familje me 6 frymë duhej ti jepnin qeveritarët 122.828 lekë, një humbje kolosale dhe e pranueshme dhe e pabesueshme.
(Këto të dhëna janë publikuar ne gazetën “Ushtria”, datë 7 tetor 2005)
Janë aq shumë sa unë nuk mund ti përsërisë do të kurrë në një debat televizive të tillë se do ishte shumë i mërzitshëm, por pa druajtje mund të them se është një kasaphanë e vërtetë dhe nja marrëzi e paparë e hajdutëve matrapaz dhe sot shiten si njerëz politikan të kulturuar që mendojnë për “popullin”.
Kush të dojë unë jam gati ti vë në dispozicion cilitdo gjithë kontrabandën për aq sa mund të kem dokumente se të tjerat kanë shkuar mbi 50% pa asnjë lloji dokumenti …??? Përfundimisht pa ekuivokë do të them hapur se mjerë ky popull në dorë kujt kasapëve ka rënë.
Materialin po jua vë në dispozicion.
Veli Llakaj, gjeneral në pension
Ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në vitet 1974 deri në fund të vitit 1982

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...