Home / Lajme / Mobilizohen 200 veteranë lufte dhe vullnetarë pas kërcënimeve serbe, dhe në mbrojtje të Kullës dhe Çakorrit…!

Mobilizohen 200 veteranë lufte dhe vullnetarë pas kërcënimeve serbe, dhe në mbrojtje të Kullës dhe Çakorrit…!

Në redaksinë e MekuliPress ka arritur një apel ku në të thuhet:

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që mos të rreh gjoksë në publik e mbrapa shpine të punojë kundër interesave të Kosovës dhe popullit të Kosovës, siç bëri me kufirin me Malin e Zi.

Apel dhe njoftim

Toka e Kosovës po copëtohet nga presidenti dhe kryeministri i vendit.

Ju njoftojmë se jemi përgatitur dhe mobilizuar mbi 200 ushtarë që të mbrojmë tokën dhe territorin e Kosovës, cep më cep, si dhe vëllezërit tonë në Kosovën Lindore.

Ne nuk jemi ushtria e aksh-së, por jemi ushtria e Dardanisë (UD).

Nuk jemi ushtri terroriste e as organizatë terroriste, por jemi ushtri për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Nuk jemi kundër minoriteteve e as kundër ndonjë etnie, por jemi kundër atyre që cenojnë territorin e Kosovës ose që shkelin ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe në mbrojtje nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, dhe nga kriminelët që futen ilegalisht në territorin e Kosovës dhe që tentojnë ta stabilizojnë Kosovën siç janë, kriminelët serbo-rusët.

Ne do të kërkojmë së shpejti përkrahje edhe nga institucionet më të larta të shtetit si dhe nga Ministria e Brendshme, që të na japin përkrahje dhe që të mos na pengojnë në detyrën tonë, sepse ne jemi ne mbrojtje të territorit të Kosovës. Ne po ashtu do të kërkojmë bashkëpunim edhe me KFOR-in amerikan.

Ne jemi të përgatitur që të mos lejojmë grupet kriminale serbe të organizojnë tubime dhe të formojnë komuna serbe, që nuk janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, shumica e ushtarëve tanë janë të përgatitur mirë dhe kanë marrë pjesë në luftërat ballkanike, por jo edhe ata që kanë luftuar në shtetet islamike dhe që kanë punuar kundër ligjeve ndërkombëtare.

Ne do te jemi në terren, si në kufi me Maqedoninë, në pjesën lindore, në veri të Kosovës në kufi me Serbinë, si dhe në kufirin e Malit të Zi, ku do ti dalim zot popullit të Rugovës që kufiri me Malin e Zi, mos të lëviz, por do të jetë në Çakorrë.

Ne kërkojmë me këmbëngulje nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që tu jap fund politikave që mbrojnë interesat e tij personale dhe sakrifikojnë ato shqiptare dhe shtetërore; Kërkojmë që të mos bëj pazare me tokën e Kosovës, sepse kjo tokë është e larë me gjakë, dhe është e popullit të Kosovës, dhe nuk guxon askush të bëj pazare për interesa personale.

Po ashtu kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që mos të rreh gjoksë në publik e mbrapa shpine të punojë kundër interesave të Kosovës dhe popullit të Kosovës, siç bëri me kufirin me Malin e Zi. Avni Rrustema ka lind nëna para 44 vitesh dhe ka edhe të tjerë, edhe Kosova edhe populli i Kosovës duhet të ketë një ushtri, të njëmendët, jopolitike, që nuk i përket dhe as i jep llogari asnjë partie politike, por politika e tyre do të jetë që të mbrojë territorin e Kosovës dhe që mos të lejojmë askend të luajë me të, kurse shtetit serbë ia bën me dije se ne jemi të gatshëm që ta ndezim luftën edhe në mes të Beogradit, sepse nuk kemi frikë nga ju, aspak.

Nëse shteti Serb mendon që Kosova është e tyre, gabim e kanë, se ne jemi ata që ju gjunjëzojmë në luftën e Kosovës, andaj çdo tentim i juaji për territorin e Kosovës do të thotë që jeni ka luani me zjarrë dhe atë do ta gjeni në çdo moment.

Ne ushtria e popullit të Dardanisë jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me çdo armik që tenton të luajë me territorin e kombit shqiptar. Serbia duhet ta dijë që dardania shqiptare deri në vitin 1878 i ka pasur afër 100 mijë kilometra katrorë, dhe tani ka ardhur koha që ti bashkojmë në një shtet, e ai shtet e ka emrin Dardani. Po ashtu kërkojmë nga populli shqiptar që të na përkrahë dhe që të mos ketë frikë, sepse jemi në mbrojtje të tyre dhe të çdo etnie që jeton në Kosovë apo në shtetin e Dardanisë.

Ne po ashtu kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që ta formojë një qeveri të unitetit pa Listën serbe, që të jeni të bashkuar. Ne po ashtu kërkojmë që bisedimet me Serbinë të ndërpriten menjëherë sepse për tokën e Kosovës vendos ai popull që jeton aty e jo të pyetët një shtet tjetër, siç është Serbia.

Stop bisedimeve, stop pazareve me Serbin e Malin e Zi.

Ne shumë shpejtë do ti bëjmë emrat publik të udhëheqësve të Ushtrisë së Dardanisë!

Rreshter Sadat Fejza ishte pjesëtar i 4 luftërave, në Kroaci, Kosovë, Kosovën Lindore dhe së fundi në Iliridë

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...