Home / Opinion / Kelmendi: Thaçi nuk po lë gurë pa lëvizur për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale

Kelmendi: Thaçi nuk po lë gurë pa lëvizur për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale

Prof. Muhamet Kelmendi thotë se ai ka kohë që ka paralajmëruar dhe denoncuar publikisht, madje disa herë rreziqet që i kanosen shtetit të Kosovës nga presidenti i tanishëm Thaçi dhe bashkëpunëtorët e rrethit të tij të ngushtë.

“Ka kohë që kam deklaruar, natyrisht së këtë e dinë qytetarët, lidhur me Thaçin si shkatërrimtarin më të madh të radhëve ilegale dhe të UÇK-së, të ndihmuar mu nga klani PRONTO, kryesisht nga Xhavit Haliti, Azem Syla e Kadri Veseli. Mjerisht ky klan shkoi duke u forcuar dhe tash e ka ndërmarrë hapin më të rëndë në drejtim të shkatërrimit të Republikës. Ky klan është dhe udhëhiqet nga Hashim Thaçi, i cili nuk po lë gurë pa lëvizur vetëm për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale.

Dhe, mjerimi është se këtej po e dëmton dhe shkatërron Republikën”, theksoi profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”. Për të kuptuar me qartë, sipas tij, veprimtarinë antishtetërore të Thaçit, ai ka përmendur disa nga veprimet e deritashme që mendon se e dëmtuan shtetin

.”Ishte Thaçi që në demarkimin e vijës kufitare me Maqedoninë i humbi Kosovës mbi 4700 hektarë tokë. Edhe tash me Malin e Zi mbi 8200 ha tokë. Nën udhëheqjen e Thaçit u nënshkrua Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, një status që nënkupton pushtet të tretë, madje në shumë fusha të pavarura nga qendra dhe të lidhur me Serbinë. Shumë kriminelë serbë u amnistuan dhe u futën në polici gjoja të Kosovës, por që komandohen nga Serbia.

Thaçi krijoi veriun e vendit. Tash po bën manovrime të tjera dhe priten devijime dhe shkatërrime edhe më të mëdha.

Tani anë kërkohet nga Kuvendi i Kosovës të dalin dhe t’ia ndalojnë me vendim final diskutimet Hashim Thaçit me Serbinë, sepse Thaçi e ka humbur me kohë besimin dhe si i tillë vetëm fatkeqësi i sjell vendit”, ka vlerësuar Muhamet Kelmendi. Ai ka rikujtuar se edhe nëse do të mbështetemi në Kushtetutën e Republikës, neni 1, paragrafi 1, ku flitet për unitet, këtë e ka shkatërruar Thaçi dhe me këtë veprim ka shkaktuar vepër penale.

“Kjo është vepër penale. Ky fakt me faktet e demarkimeve dhe të ndërtimit të Asociacionit serb me pushtet ekzekutiv, juridik, politik dhe administrativ, kemi vepër të rëndë penale të sanksionuar me nenin 125 të Kodit Penal të Kosovës. Pra, këtij njeriu nuk duhet lejuar të bëjë dëme më tutje.

Fjalët e tij të mësuara përmendësh, si integrim, pluralizëm, demokraci, miqësi me BE-në e me SHBA-në i shërbejnë vetëm si kamuflim për veprimtarinë penale. Dhe, kur kësaj ia shtojmë veprat tjera penale në fushën e keqpërdorimit të parasë së qytetarëve, si shëtitjet e tij të panevojshme, të familjes se tij dhe çështjet tjera, sikurse është gënjeshtra e Thaçit në librin e botuar për UÇK-në dhe rolin e tij, e bën këtë njeri krejtësisht të zhveshur dhe që do të duhet të merren me të prokuroria dhe gjykatat.

Unë dëshiroj që Kuvendi të marrë vendim dhe të ndalojë dëmet e mëtejshme që mundet dhe i bën Hashim Thaçi”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...