Home / Lajme / Elvis Hoxha: Ramush Haradinaj e ka përsëri mundësinë për t’u rikthyer në emrin e tij të dikurshë

Elvis Hoxha: Ramush Haradinaj e ka përsëri mundësinë për t’u rikthyer në emrin e tij të dikurshë

Nga MEKULIPRESS.INFO – 28 Mars, 2018

Haradinaj e ka përsëri mundësinë për t’u rikthyer në emrin e tij të dikurshëm. Por nuk besoj se e ka mendësinë. Pas demarkacionit po i jepet përsëri rasti me e dobësu ose forcu pavarësinë e shtetit shqiptar të Kosovës.

Duke shkuar te Pdk-ja, Haradinaj nënshkroi me emrin e vet Demarkacionin. Po u lidh me Ldk-në, do të marrë mbi vete edhe fajin për Zajednicën.

Edi Rama vijon të këshillohet prej njerëzve të Thaçit me mendimin se është në lojën e madhe ndërkombëtare. Në vend që ta drejtojë politikën e shtetit shqiptar si kryeministër i Shqipërisë, po kthehet në prapavijë të Thaçit.

Nëse Ramushi do të hapë mundësinë për vete, duhet të ndryshojë mendimin për qëndërzimin e politikës mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Shqipërisë. Duke u kthyer dhe një herë te bashkëpunimi me LV-në do i lehtësonte vetes punë. Në vend të politikës me Tiranën, ai mban lidhje me persona të veçantë në Tiranë. Kjo ia pengon funksionin prej kryeministri.
Ramush Haradinaj e ka dhe një herë rastin këto ditë. Por si zakonisht do të zgjedhë me qenë kryeministër që nënshkruan synimet e të tjerëve dhe jo të vetat.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...