Home / Lajme / BE KA NJË THIRRJE PËR KOSOVËN DHE SERBINË PAS ARRESTIMIT TË GJURIQIT..

BE KA NJË THIRRJE PËR KOSOVËN DHE SERBINË PAS ARRESTIMIT TË GJURIQIT..

26.03.2018
DISA ORË PARA ARRESTIMIT TË GJURIQ, “TRESHJA” U DAKORDUA PËR GRUPIN PUNUES PËR ASOCIACIONIN…

VETËVENDOSJE PRETENDON SE PRAPA ARRESTIMIT TË GJURIQIT FSHIHET NJË SKENAR TJETËR

Vetëvendosje pretendon se prapa arrestimit të Gjuriqit fshihet një skenar tjetër
Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një komunikatë për media për arrestimin e Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Vetëvendosja ka frikë se ky veprim mund të ketë lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Aksioni i arrestimit të Marko Gjuriqit është zhvilluar pa probleme, dhe kjo tregon se aksione të tilla ka patur mundësi të bëheshin edhe më përpara. Fakti se aksione të tilla nuk ka patur më përpara, por vetëm tani, pas darkës që hëngrën bashkë Thaçi me Vuçiqin në datën 23 mars, tregon se ky aksion ka mundësi të jetë një skenar i lidhur me riaktualizimin e ‘Zajednicës’ e ndoshta edhe paralajmërimet e Vuçiqit për zgjidhjen që do të prezantojë ai në prill të këtij viti”.

Vetëvendosje megjithatë ka lavdëruar punën e policisë.

“Ne e përgëzojmë profesionalizmin e policisë së Kosovës, dhe shpresojmë që ky aksion të mos jetë pa një politikë strategjike shtetërore. Sepse aksionet pa strategji prodhojnë spektakël të rrezikshëm njëditor, siç ndodhi më 25 korrik 2011, kur Thaçi urdhëroi forcat speciale të shkonin në veri, dhe kjo më pas solli përkeqësim të gjendjes atje”.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...