Home / Të ndryshme / BALLOKUME DHE “FËRNET” NGA DURRËSI, RAKI RRUSHI, NGA PËRMETI! -AH!-JASHTË, PO BIE DËBORË!…

BALLOKUME DHE “FËRNET” NGA DURRËSI, RAKI RRUSHI, NGA PËRMETI! -AH!-JASHTË, PO BIE DËBORË!…

Shkruan: Fadil SHYTI

(…Dhe, derisa unë po i shkruaj këto radhë, në Skandinavi po bien fluskat e dobëta të borës, mbase dhe në Gadishullin Ilirik, Europë, Amerikë dhe gjetiu)
Aq më bën!…

Në zemrën time e ndiej ngrohtësinë e Pranverës së Kuqe, ´81.

-Ditë të mira do të vinë,- për Shqipërinë,
Lumë kush të rrojë,-ta shoh zonjë!
(Naim Frashëri)

Tash, kur po shkruaj këto radhë, më duket së paku mua; një kuriozitet i këndshëm, por, jo aq i këndshëm saqë mendohet:
-Do të ishte shumë, më shumë më i këndshëm, sikur , me familjen time të mos isha në mërgim. Sikur të ishim pranë të farefisit, miqve dhe mikeshave të mia, atje në Shqipërinë tonë, ta gëzonim ditën e verës!…

Ja një mrekulli, ndër mrekullitë e rralla:
1. Andej nga Shqipëria Jone, nga Durrësi; nga një miku im i mirë, më erdhi dhuratë e mrekullueshme, në familjen tonë i morëm dhe ca bollakume të ëmbëla që, vetëm në Elbasan por, edhe gjetiu kudo në Shqipëri, amvisert tona shqiptare dinë t´i gatuajnë për ditën e verës; njëkohësisht, ay më paska bërë një nder të madh me një “Fërnet” “të sertë”.

2. Një nder i veçantë për familjen time, më paska bërë tjetri mik, i cili më paska dërguar një raki rrushi nga Përmeti i bukur, madje, të punuar nga duart e tij të arta prej ushtaraku.

Të gjitha këto dhurata më erdhën sonte, tani kjur aeroplani në Danimarkë, ende nuk është vënë në gjumë, nga oturimat në relacionin, Rinas-Kopenhagë, tani kur akrepat e orës po ikin përtej orës 24.00, të,-siç e quaj këtë, natë-ditën tonë!

Kjo është jeta, kjo është ëndrra jonë, që po bëhet realitet!

Durrësi i Muzak Topisë dhe Përmeti i Naim Frashërit, po vështrohen, po takohen, po ecin ndonëse ngadalë, si një nuse fillestare, por me hapa të sigurtë, drejt RIBASHKIMIT, me Vushtrrinë e Hasan Prishtinës.
Breznitë e reja, po ecin gjurmëve të të parëve të tyre.

Optimizmi, i ka hapur krahët, nihilizmin po e shtron idhshëm përtokë!…

-Po i përfundoj këto kujtime të ndieshme me zemër dhe të prekshme dorë, me këto vargje nga një këngë popullore tropojane:

Plastë armiku, u bëftë copa,
Me raketa dhe me topa,
I madh e vigël pa u bë hi,
Këmbë armiku, nuk shkelë në Shqipëri!
(Fatime Sokoli)

-Do ta ribashkojmë të uruarën tonë Shqipëri me Kosovën dhe viset të tjera shqiptare!
-Do ta ribashkojmë ore, se s´bën!…

Kjo, ishte është dhe do të jetë, gjer në ditën e Fitores,
ideja jonë e pastër, shqiptare, objektiva jonë e zjartë me lot dhe barot, ideja atdhetare, gjithëkombëtare.

Rroftë Shqipëria!
Rroftë Flamuri Kuqezi!
Rroftë kombi shqiptar!
Suedi, 13 Mars, 2018

About admin

x

Check Also

Si i manipuluan grekët dokumentet e Venedikut për Shqipërinë

July 31, 2019 Që Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani ...