Home / Lajme / Gazetar, prokuror publik a polici – cili je ti?

Gazetar, prokuror publik a polici – cili je ti?

Nga Redaksia MekuliPress 23 March, 2018

Ofendime, fletëarrestime, thirrje për burgosje, të pavërteta, përqeshje e etiketime të thëna nga punëtorët dhe nga bashkëpuntorët e televizionit Klan Kosova. Të gjitha këto të thëna nga gazetaria.

A është e mundur kjo? Si bëhet kjo?

Disa nga ju do të thoshit po a nuk është kjo liri e shprehjes? Jo, nuk është.
Fjalori është aq i rëndë, sa që një media profesionale nuk do të duhej ta transmetonte as si reklamë, e jo më të tentojë të krijoj lajm nga ky fjalëtogësh. Veprimi i gazetarëve të Klan Kosovës është fyerje e rëndë për profesionin e gazetarisë, po aq sa për personin, që udhëheqë “debatetet dhe analistët” në këtë Televizion privat.

Fjalori si ky, i dëgjuar këto javë të fundit, shkel të gjitha kufijntë themelorë, nga aspekti profesional, moral dhe etik i gazetarisë. Qasja e tillë, s’do mend, përcaktohet si shkelje e Kodit Etik të gazetarëve, edhe atë paragrafeve siç vijojnë:

Kodi etik dhe pofesional i gazetarëve u imponon përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike. Qëndrimet e tyre janë faktorë të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik, për shkak se gjuha e urretjes është e padenjë për etikën e gazetarit.
Gjuha e gazetarit, gjithëherë, duhet të jetë e matur dhe neutrale, përkundër atij që ofron konkluzione të gatshme dhe gjykime dhe paraqet ose kufizohet me gjuhën e urrejtjes.
Kur mediat përdoren për qërim hesapesh politike, ekonomke ose personale, atëherë këto, janë çdo gjë tjetër pos media publike. U dëshmua edhe njëherë, fatkeqësisht edhe njëherë, se Gazetarët shqiptarë, janë tregues për robërinë e mediave ndaj qendrave të caktuara të fuqisë politike, të ambasadokracisë dhe atyre ekonomike.

Rezultati i fjalëve dhe i zhargoneve të tilla janë edhe humbja e besimit tek pushteti i katërt, pra tek mediat. Tani publiku, median e vlerëson dhe e shef si dyqan në duar të dyqangjiut.
Sepse të shërbyerit pa kokë “dikujt”, asnjëherë nuk përfundon mirë për një medium, e as për popullin e atij mediumi.
Andaj, shumë prej mediave duhet të kuptojnë se duhet t’i kthehen gjenezës së tyre, informimit të drejtë dhe objektiv të opinionit publik, dhe të heqin dorë nga të qenit vegla për përplasje politike, ndërkombëtare ose personale.
Apo jo Baton?

/Redaksia MekuliPress/

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...