Home / Histori / Presidenti i parë i Greqisë lindi në ‘Manalat’ të Gjirokastrës? Ja çfarë thonë historianët për Joani Kapodistrian

Presidenti i parë i Greqisë lindi në ‘Manalat’ të Gjirokastrës? Ja çfarë thonë historianët për Joani Kapodistrian

Origjina shqiptare e Kontit Joani KAPODISTRIA (1776-1831). NGA 100 HERONJ TË KRYENGRITJES GREKE TË 1821-IT, 90 PREJ TYRE JANË SHQIPTARË QË SOT NJIHEN ME EMRIN ARVANITAS.SOT DO TË SHKRUAJMË PËR ATË BURRË QË U ZGJODH KRYETAR I PARË I GREQISË SË PAVARUR MË 1827-ËN, JOANI KAPODISTIRA, I CILI LINDI NË QYTETIN E GJIROKASTRËS NË VITIN 1776.

Nga gjaku shqiptarë kanë dalë burra që kanë udhëhequr Turqinë, Egjiptin, Italinë, Rumaninë, kanë qenë Papë edhe shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë ishin me origjinë shqiptare. Nga 100 heronj të Kryengritjes greke të 1821-it, 90 prej tyre janë shqiptarë që sot njihen me emrin arvanitasit. Greqia disa herë është udhëhequr nga mbretërit edhe disa herë ka pasur Kryetar Republike, duke humbur drejtimin nga mbretërit. Nga studimet e mia shumë vjeçare kam nxjerrë biografitë e disa nga kryetarët e shtetit grek që lindën nga raca shqiptare.

Kështu, kryetari i parë i Greqisë më 1828 deri më 1831 ishte Joani Kapodistria, më tej kemi më 1924-1926 admiralin Pavlos Kunduriotin, më 1926-ën, gjeneralin Teodor Pangallos, më 1926-1929 kemi përsëri admiralin Pavlos Kunduriotin, 1929-1935 kemi Aleksandro Zaimin, 1971 Jorgo Papadhopulos, edhe sot çamin Karolos Papuliasin. Pra, nga dymbëdhjetë kryetarë që kanë udhëhequr republikën greke nga 1828-ta e deri më sot 2007, shtatë prej tyre rrjedhin nga familje shqiptare.

Sot do të shkruajmë për atë burrë që u zgjodh Kryetar i Parë i Greqisë së Pavarur më 1827-ën, Joani Kapodistira, i cili lindi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1776. Por, disa historianë grekë mëndjengushtë kanë falsifikuar biografinë e Kapodistrisë që ishte shqiptar, duke u munduar të fshehin historinë e vërtetë, por edhe këtë herë ata nuk ia arritën qëllimit dashakeqës, sepse në Greqi ka edhe nga ata studiues që e pranojnë të vërtetën sado që e hidhur të jetë për kombin grek.

Joani Kapodistria lindi në një familje gjirokastrite. Familja e tij për t’i shpëtuar ndjekjeve të turqve, u vendos në ishullin e Korfuzit. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumente të historianëve grekë dhe shqiptarë. Historiani grek, Panajot Arvantinoit në enciklopedinë greke vëllimi i pestë, fq. 402 shkruan se Joani Kapodistria, Kryetari i parë i Greqisë ishte nga lagjja ‘Manalat’ e qytetit të Gjirokastër.

Edhe historiani tjetër grek, Trifon Evangjelidhi në librin e tij “Historia e Joani Kapodistrias, qeveritar i Greqisë 1828-1831”, shkruan: “Kur u inaugurua në ishullin e Korfuzit monumenti i Joani Kapodistrias më 12 prill 1887, gazetarët grekë në Athinë shkruanin në shtypin e kohës se: Joani Kapodisrias e ka origjinën nga Gjirokastra e Epirit.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...