Home / Opinion / Marigo Posio qëndistarja e flamurit tonë kombëtar

Marigo Posio qëndistarja e flamurit tonë kombëtar

Nga: Avdi Ibrahimi.

-Sipas një miti të lashtë tregohej se, nën tiparet e shkabës, kryezoti i Dodonës pellazge, Zeusi qe bashkuar me nimfën Aigina, nga bashkimi i tyre, lindi biri i parë i shqiponjës Aiaku, katragjyshi i Aleksandrit dhe Pirro Molosit. Nga besimet e lashta shqiponja konsiderohej si simbol qëndrese, guximi e trimërie.
-Ky shpend, në kohën e lashtë pellazgo-ilire kishte aftësi udhëtimi deri te dielli dhe ata e konsideronin si simbol i Diellit, që i jepte dritë dhe energji njeriut të jetonte në tokë. Kështu mitika pellazgo-ilire na tregon se shqiponja ishte e preferuara e Zeusit të plotfuqishëm ajo ishte lajmëtarja e përjetshme e mesazheve që përcillte midis qiellit e tokës.
Ndaj sipas shpjegimit popullor të parët tanë pellazgo-ilirët u quajtën bijtë e shqiponjës.
Ndërsa nga koha e Kastriotit e këtej shqiptarët për simbol kombëtarë të tyre trasheguan flamurin e kuq me shkabën e zezë dy krenare, që njihet si flamuri kuq e zi i popullit shqiptarë.
Gjithnji sipas shpjegimit popullor dhe nga autor të ndryshëm që kanë shkruar rreth flamurit tone ngjyra e kuqe evokon imazhin tragjik që lidhet me gjakun e derdhur lumë nga shqiptarët që flijuan jetën e tyre ndër breza për mbrojtjen e trojeve tona etnike.
Ky qe fati i kombi shqiptar që u identifikua me flamurin tonë kombëtarë, simbolin e shenjtëruar nga gjaku i trimave e trimëreshave rënë në fushëbeteja në periudha të ndryshme kohore.
Gjithashtu shpjegimi popullor na tregon, se ngjyra e zezë, është ngjyrë trishtimi e brenge, është shenjë revolte e kryengritjeje, dëshprimi e vdekje…shqiponja dy krenare në flamurin tonë me sfondin e kuq tregon se ajo noton ne gjakun e bijë e bijave të saj rënë në betejat e përflakura në rrugën e lirisë, tregon shenjë zie e pikëllimi, përuljeje, mirënjohje e respekt të thellë për trimat e trimëreshat, për heronjtë e heroinat e shumta të rënë në beteja të përjetshmë që i janë imponuar popullit tone.
Kujtojmë nga historia jonë e lavdishme 574 vite ditëlindje Flamur e Shqipe, 28.XI.1443, ngritur në Krujë nga heroi ynë kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Gjithashtu kujtojmë 105 vite ditëlindje shtet Shqiptar, 28.XI.1912. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nga heroi ynë kombëtar Ismail Qemali. Lavdin shqiptarët e përjetuan në epokën e Skëndërbeut, epokë kjo që i dha famën që ndriçuan rrugën e lirisë nëpër shekujt e errët të robërisë, ajo epokë ishte një kështjellë ndriçuese, që u tregoi rrugën shqiptarisë nëpër kohrat e shqetësuara që ecën drejtë rrugës së lirisë të historisë – përbindësh, ky amanet i të madhërishmit Skënderbe nga shqiptarët u mbajtë si një besëlidhje shqiptare për t’i dalur zotë tokës arbërore, duke u flijuar e ushqyer me gjak të freskët flamurin kuq e zi, flamurin e ngritur nga Gjergj Kastrioti me 28 Nëntor të vitit 1443 Mbi Kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.
Rëniet, përplasjet e ngritjet e zgjimeve kombëtare, nuk pushuan për shekuj me radhë derisa më 28 nëndor të vitit 1912 pas shumë vujtjesh e përpjekjesh, pas shumë heroizmave të trimave e trimëreshave shqiptar/e, një dorë e dridhur e plakut Ismail Qemali, kjo dorë e ndihmuar nga duart e fuqishme të popullit liridashës, u shpalos me dinjitet flamuri kombëtar i qëndisur nga patriotja vlonjate Marigo Posio, që u ngrit në Vlorë ditën e Shpalljës së Pavarësisësë së Shqipërisë, ky symbol i adhuruar e i dashur, njëkouhësisht i çmuar i aspiratave e kërkesave dhe e të arriturave tona mbrashqiptare, me brohoritjet popullore për Shqipërinë e pavarur me gëzimin e papërshkruar për të ardhmen e brezave.
Marigo Posio (1878-1932), ishte aktiviste e shquar në veprimtarin patriotike të lëvizjës për Pavarësin e Shqipërisë si bashkëpunëtore e Ismail Qemalit, gjithashtu ajo ishte edhe aktiviste e shquar në fushën e arsimit dhe të kulturës kombëtare, të emancipimit të gruas shqiptare dhe zhvillimit të saj arsimor.
-Marigo gjithashtu ishte një publiciste e aftë, e agjitacionit në shtypin e kohës, njiherit ajo ishte edhe organizatore e zonja e bashkimit të grave në shoqërin shqiptare, njëkohësisht ajo është grua e pare që ka punuar si gazetare në postin e kryeredaktorës. Në gazetën “Shpresa Kombëtare” (1921) që drejtonte, ajo ngriti me force nevojën e arsimimit të gruas. Më formimin e shoqërisë së grave “Shpresa Kombëtare” (themeluar më 10.V.1914 dhe e ripërtrirë më 1921), Marigo Posio u zgjodh sekretare e saj. Shkruan në Fjalor i Pedagogjise, në faqen 544, të autorit Shefik Osmani.
Pra, ajo ishte një simbol i vërtet i heroizmit të gruas shqiptare. Lavdi!

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...