Home / Lajme / Ambasadori kroat u bënë thirrje deputetëve: Falni toka Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë

Ambasadori kroat u bënë thirrje deputetëve: Falni toka Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë

Nga MEKULIPRESS.INFO

Ambasadori i Kanadasë në Kroaci dhe njëherësh jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk, gjatë një interviste për një gazetë proqeveritare shqipe tregon arsyet pse deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë Demarkacionin me gabime me Malin e Zi para se çështja të shkojë në Arbitrazh Ndërkombëtar.
Sipas tij, në fund të fundit arsyeja për ta bërë demarkimin e kufirit me Malin e Zi është që të mundësohet bashkëpunim më i mirë me një shtet mik dhe një zhvillim ekonomik mes dy palëve.

Ndërsa kushti i dytë i BE-së për heqjen e vizave – luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, është që të ndërtohet një Kosovë më e mirë dhe prosperuese. Këto komente Maksymiuk i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se Kanadaja e mbështet dëshirën e kosovarëve që të udhëtojnë pa viza në BE dhe njëkohësisht integrimin e tërësishëm të vendit në familjen evropiane.

Maksymiuk është ambasador i Kanadasë në Kroaci, shtet ky që po ashtu ka mosmarrëveshje me Slloveninë mbi kufijtë detarë dhe mbi të drejtat e lundrimit e të peshkimit, përderisa në qendër të mosmarrëveshjeve është Gjiri i Piranës.

Në fund të qershorit të vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit kishte marrë një vendim që tri të katërtat e Gjirit të Piranës t’i përkasin Sllovenisë krahas korridorit që i siguron qasje në det të hapur, por Kroacia nuk e pranon vendimin.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...