Home / Intervista / INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin.
(mar nga MekuliPress)
Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ish i burgosuri politik Enver Dugolli, analizon për të pavarurën “MekuliPress” situatën politike në të cilën gjindet vendi. Flet për propagandën e mediave kundër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe LVV-së si filozofi politike. Oficieri ushtarak, tani në pension, është i bindur se “e vetmja shpresë për ndryshime rrënjësore është Lëvizja Vetëvendosje!. Z. Dugolli për www.mekuliPress.info flet për “demarkacionin e pa transparnecë” dhe për një demarkacion tjetër, e që ai e quan “demarkacion të drejt”.

Për lexuesit po sjellim një jetëpërshrkim të shkurtër për Enver Dugollin.
Enver Dugolli ka mbaruar fakuktetin filozofik dega Sociologji (master në fakultetin filizofik në Prishtinë. Ka qenë i burgosur politik, afër 11 vite. Nga viti 2001 e deri më 2009 ka punuar në TMK dhe nga 2009 deri 2018 në FSK! Nga këto 3 vite e gjysmë, tani se fundmi ka qenë Atashe Ushtarak në Tiranë.
MekuliPress: Çfarë është me rëndësi për Lëvizjen Vetëvendosje tani për tani?

Me rëndësi, dhe e dobishme, për opinionin dhe për njerëzit me qëllime të mira për vendin, është konsistenca e Lëvizjes Vetëvendosje!, e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur për të gjithë njerëzit e vullnet mirë, të cilët ja duan të mirën vendit dhe të cilët nuk pajtohen me proceset degraduese e jodemokratike që po i ndodhin vendit për një kohë të gjatë.

MekuliPress: Z. Dugolli, mendoni se mediat kanë një “pakt sulmi propagandistik” kundër Lëvizjes Vetëvendosje?

Fatkeqësisht mediat në Kosovë, pasqyrojnë, në të shumtën e rasteve, diskursin e partive politike (sidomos atyre në pushtet), duke u bërë kështu zëdhënës të tyre dhe duke mos zgjedhur mjete për rë luftuar dhe njollosur LVV-në!

MekuliPress: Këto media janë duke e paraqitur Lëvizjen Vetëvendosje si të dobësuar? Pajtoheni me paraqitjen e tyre të njëanshme?

Jo, përkundrazi, njerëzit çdo ditë e më shumë e vërejnë se e vetmja shpresë për ndryshime rrënjësore është LVV dhe çdo ditë e më shumë ka interesim nga masat që t’i bashkohen radhëve të kësaj organizate demokratike. Mediat janë të varura, shumica prej tyre janë dorë e zgjatur e partive politike, intereseve ekonomike e shumë interesave tjera, por jo të vendit.
MekuliPress: Përse tani në Lëvizjen Vetëvendosje?

Unë si një njeri i cili kam kryer edhe funksione të rendësishme në institucione, duke i parë dhe analizuar për një kohë të gjatë vizionin politik, e sidomos veprimet e subjekteve politike në vend, kam ardhë në përfundim se shpresa e vetme në këtë vend është LVV dhe e cila mund të bënë ndryshimin e domosdoshëm dhe shumë të nevojshëm në të gjitha rrafshet!

MekuliPress: Egziston një luftë speciale meditike, ku përpos mediave serbe tani u janë bashkëngjitur edhe një numër i madh i mediave shqipe, kundër filosofisë politike të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Pajtoheni juve me këtë perfundim, z. Dugolli?

Lufta speciale kunder Albin Kurtit, që disa media dhe portale të kontrolluara dhe dirigjuara, është jashtëzakonisht e orkestruar. Madje për një kohë të gjatë janë munduar që edhe qëndrimin shumë të fortë dhe të pa thyeshëm në burg, (për të cilin jam dëshmitar edhe vet) t’a njollosin me të pa vërteta të mëdha! Unë e di që edhe ata që kanë lansuar këso të paverteta, e dinë që nuk është ashtu, por këtë e bëjnë për interese tjera, për ta dëmtuar, sepse ashtu u është thëne. Këta kanë ndjenjen e inferioritetit kundruall figurës së Albin Kurtit, i cili asnjëher nuk u thyer në burg, dhe qëndroj i pa lëkundur dhe konsistent në qëndrime dhe veprime për të mirën e vendit.

MekuliPress: Si ushtarak me profesion, mendoni se falja e tokës strategjike do e rrezikonte, apo do e dobësonte mbrojtjen strategjike e ushtarake të Kosovës në të ardhmen e pasigurtë ballkanike?

Kur i referohemi kësaj teme, unë kam mendimin se i gjithë ky proces është përcjellë me mangësi, me mos transparencë dhe mbi të gjitha me nxitim të nënshkrimit. Unë mendoj që çështja e kufijve është shumë e ndjeshme prandaj si e tillë është dashtë të ketë, së pari, transparencë dhe llogaridhënje.
Gjithë kjo zvarritje, edhe pse pa të drejtë i mvishet Lëvizjes Vetëvendosje!. Vazhdimisht në opinion tentohet të fajsohet se gjoja është LVV që po e bllokon procesin për liberalizimin e vizave. Por ne kuptojme dhe shofim se realiteti është tjetër; Deputetët (të dy legjlislaturat) nuk ishin të bindur as dje, nuk janë të bindur as sot, se ajo marrveshje është në rregull, prandaj puna më e mirë do ishte që të binte ky variant dhe të fillonte një tjetër proces, i cili po të merrte epilog më herët, demarkacioni i drejtë, e theksoj demarkacioni i drejtë, do përmbyllej qysh moti dhe qytetari nuk do t’i ekspozohej kësaj torture të rëndë psikologjike e propagandistike!

MekuliPress: Për në fund: Keni ndonjë sygjerim, porosi apo kritikë ndaj politikave qeverisëse të Kosovës, pra konkretisht për Qeverinë Haradinaj?

Po gjithsesi! Kam një kritikë publike ndaj kësaj Qeverie; Edhe pse erdhën në pushtet me arsyetimin që mungonin vendimet mëdha, tani kjo qeveri nuk është në gjendje të kalon as ato minimalet, pra ligjet që kërkojnë vetëm shumicen e thjeshtë, e lëre më ato që kërkojnë shumicen e kualifikuar. Prandaj si e tillë, besoj që, kjo Qeveri nuk i sjellë ndonjë të mirë vendit.

About admin

x

Check Also

Historiani Xhufi: Shqiptarët janë shumicë në Peloponez të Greqisë

  Ballina  Histori  Historiani Xhufi: Shqiptarët janë shumicë në Peloponez të GreqisëHISTORI February 27, ...