Home / Opinion / “FESTIVALI I 11-të I KËNGËS NË RTSH” DHE REAGIMI HISTORIK I ENVER HOXHËS KUNDËR ATIJ FESTIVALI, PËRHERË E MË SHUMË PO E NXJERR NË PAH ARSYESHMËRINË, GJENIALITETIN, SHQIPTARINË DHE SHQIPTARIZMIN SIPËROR TË ENVER HOXHË-SHQIPOS !

“FESTIVALI I 11-të I KËNGËS NË RTSH” DHE REAGIMI HISTORIK I ENVER HOXHËS KUNDËR ATIJ FESTIVALI, PËRHERË E MË SHUMË PO E NXJERR NË PAH ARSYESHMËRINË, GJENIALITETIN, SHQIPTARINË DHE SHQIPTARIZMIN SIPËROR TË ENVER HOXHË-SHQIPOS !

ZEQIR Duraku

Që prej pas vitit 1990, jo vetëm plurifytyrëdredhabythët dhe plurifytyrëdredhbythkat, llomotitësit dhe llomotiteset, halldupët shqipfolës dhe halldupkat shqipfolëse në Shqipëri veçanërisht, por jo vetëm në Shqipëri, zunë ta përgojonin dhe jo vetëm ta përgojonin, sidomos Enver Hoxhën për reagimin e tij të bazuar, të menjëhershëm dhe kategorik kundër bastardhimit dhe jo vetëm të bastardhimit të KËNGËS SHQIPTARE dhe të muzikës shqiptare që solli në dukje; në dukje të qartë e deri edhe në dukje të vrazhdë “Festivali i 11-të i këngës në RTSH” të vitit 1972.

Dhe, jo vetëm plurifytyrëdredhabythët, dhe jo as vetëm plurifytyrëdredhabythkat; as vetëm halldupët dhe halldupkat, llomotitësit shqipfolës dhe llomotiteset shqipfolëse, në vijimësi, vetëm që prej vitit 1990 dhe jo më përpara, kush më shumë e kush më pak, sidomos para festivaleve të këngës në RTSH që zakonisht mbahen aty kah fundi i muajt dhjetor të çdo viti, kurrë, që prej pas vitit 1990, pra nuk kanë ngurruar që jo vetëm ta përflasin dhe ta dënojnë, për së vdekuri, Enver Hoxhën për reagimin e tij SHQIPOSHQIPTAR kundër disa këngëve dhe muzikbërësve të atyre këngëve, të cilët muzikbërës, pa asnjë dyshim, plotësisht me paramendim, me paramendim thellësisht kundërshqiptar, këngët në fjalë, ata ksenoman, pizevëngë e çorodë shqipfolës, aq sa iua pat mbajtur edhe iua ndërruan vijat melodike dhe mujzikimet shqiptare këngëve shqiptare, që në atë mënyrë edhe duke i bërë disa këngë shqiptare të “Festivalit të 11-të…” me muzikime të huaja saktësisht qëllimisht, dhe më së qëllimisht-kundërshqiptarisht !?!

. . .Dhe, këte e vërteton e VËRTETA qartësisht-vrazhdësisht e dëgjueshme, e dallueshme, e ndieshme por edhe e dukshme me këngët dhe muzikën shqiptare -sesi u katandisen këngët dhe muzika shqiptare, por jo vetëm këto, në Shqipëri dhe në shqiptari, që prej pas vitit 1990 e këndej që përdhosësit dhe ndragësit e shqiptarësisë së muzikës shqiptare dhe në veçanti shqiptarësisë së këngëve shqiptare iu bënë aq paskrupullisht, pra këngëve dhe muzikës shqiptare sa, tashmë për mos t’mundur edhemë që t’i dëgjojë ME DËSHIRË “muzikën shqiptare dhe këngët shqiptare”, asnjë shqiptar me veshë të shëndoshë; asnjë shqiptar normal dhe asnjë shqiptar-shqiptar tamam !

. . .Por, në këtë reagim timin, unë do të ndalem dhe do të përqëndrohem vetëm në nja dy-tri fakte, raste e shembuj konkret të kohëve të fundit të cilët edhe patjetër më nxitën për këtë reagim që po e bëj për këtë çështje jo vetëm të dhimbshme! Me këtë rast, gjithsesi edhe po e quaj të nevojshme, të rëndësishme dhe të domosdoshme edhe që ta pohoj dhe theksoj këtu, ani se shkurtas, se, që prej pas vitit 1990, edhe kur ndonjëherë e këqyri RTSH-n e këqyri vetëm për filmat shqiptar si dhe për emisionet me këngë popullore, me këngë të lehta e të tjera shqiptare që janë bërë deri para vitit 1990, sepse si filmat shqiptar e poashtu edhe këngët shqiptare, si populloret, të lehtat e të tjerat që janë bërë në Shqipëri vetëm deri në vitin 1990, janë vlera të vërteta; janë vlera në lartësitë e duhura si në pikëpamje artistike, në pikëpamje kombëtare dhe njerëzore, sa, sado që t’i shikosh e dëgjosh, nuk e teproj aspak që them se, kurrë nuk mërzitesh as nuk lodhesh së shikuari e së dëgjuari.

E ndërkaq, sikurse filmat, këngët etj. që janë bërë e që po bëhen në Shqipëri që prej pas vitit 1990 e pastaj, sinqerisht, nuk e kanë pothuajse asnjë vlerë as artistike dhe, ende më pak kombëtare dhe as njerëzore!

Shkurt, çdo gjë që është bërë, veçmas në pikëpamjet kulturore, dhe që po vazhdon të bëhet në Shqipëri që prej pas vitit 1990, jam i bindur; dhe jam i bindur se nuk po e teproj që them, se nuk e kanë, mbase asnjë vlerë të mirëfilltë as artistike, as kombëtare dhe as kurrfare! Madje, mjerisht dhe fatkeqësisht, nuk kanë vlera mbase …as që t’i pështyjsh !?!

-Por, që të mos lëshohem edhe më thellë në këtë zbërthyerje të këtij këndvështrimi këtu, se do të zgjatësha shumë, po kthehem te tema dhe çështja e qëllimit të këtij reagimi tim. Kështu, derisa më 29.06.2017 në mbrëmje e shikoja RTSH-n me shpresë dhe qëllim se do ta shihja ndonjë film shqiptar të para vitit 1990, në atë ndërkohë, aty më qëlloi që edhe ta dëgjoja njëfarë Ardit Gjebrea duke thënë ndër profkat e proçkat tjera edhe: – “Festivalin e 11-të këngës në Radio e Televizion” disa e kanë quajtur edhe “Festivali i zi”!

. . .Dhe, unë, Zeqir Duraku në këtë reagim timin këtu dhe për temën në fjalë, po i them:

– Po, Ardit Gjebresë, – e quajnë “Festivalin e 11-të të këngës në Radio Televizionin Shqiptar” disa, “Festivali i zi”, sepse pikërisht “Festivali i 11-ë i këngës në RTSH” , shqipfolësve qëllimzi; shqipfolësve kundërshqiptar qëllimzi e qëllimfutë, bash “Festivali i 11-të i këngës në RTSH” iua përkujtoj dhe iua tërhoqi VËREJTJEN RREPTË se, megjithatë, Shqipëria kishte ZOT; kishte ZOT SHQIPTAR sa, assesi nuk lejonte ZOTI SHQIPTAR që as edhe kënga SHQIPTARE të mos ishte SHQIP dhe SHQIPTARE plotësisht dhe në çdo pikëpamje !

. . .Prandaj, “Festivali i 11-të i këngës në RTSH”, pseudoshqiptarëve, surrogatshqiptarëve dhe shqipfolëskundërshqiptarëve të fshehtë e të kamufluar atëbotë, iua ndaloi revanin dhe elanin, që kurrsesi mos ta çorodisnin dhe mos ta përkeqnin …as edhe këngën shqiptare, sepse ZOT-Enver Hoxhë-largëpamësi, edhe që atëbotë e ka ditur mirë e saktë se, që të çoroditët populli shqiptar, e deri edhe të …shkatërrohet si do t’ishte keq e, edhe më së keqi, deri edhe në këtë katandi e gjendje që është sot, së pari do të tentohet padyshim nga shqipfolës ksenomanë dhe shqipfolës kundërshqiptar, që në fillim ta bastardhonin, e pastaj dhe më në fund edhe fare ta shkatërronin, së pari, bash këngën shqip e shqiptare (Ushqimin jo vetëm shpirtëror të kombit) dhe mandej, edhe të tjetërsonin, përkeqnin e zvetënonin edhe çdo gjë tjetër shqiptare që, më në fund populli shqiptar dhe Shqipëria të katandisëshin si është më zi e si është më keq, tamam edhe sikurse janë katandisur tashmë, jo vetëm këngët dhe kultura shqiptare, por edhe populli shqiptar dhe Shqipëria vetë !?!

Andaj, tanimë, o Ardit Gjebrea, ju plurifytyrëdredhabythët, fytyrëbythëfytyrët dhe bythëfytyrëbythët shqipfolës, posi e quani “Festivalin e 11-të në RTSH” të 1972-ës, edhe “Festivali i zi”, sepse tamam “Festivali i 11-të i këngës në RTSH”, veçanërisht tashmë po e vërteton sheshit jo vetëm dinakërinë, pabesinë, kundërshqiptarinë dhe keqdashësinë e vrazhdë e armiqëve të parë e më të mëdhenj të shqiptarësisë së shqiptarëve, të shqiptarësisë së këngëve shqiptare, të kulturës shqiptare në përgjithësi dhe të shqiptarësisë së Shqipërisë në veçanti ! Dhe ky çmaskim që ju bën tashmë krejt haptas, krejt dukshëm dhe plotësisht kuptueshëm shi “Festivali i 11-të i këngës në RTSH”, pikërisht NXIROSËSVE të këtij Festivali, i bën NXIROSËSIT e “Festivalit të 11-të. . .” veçse, ju bën edhe juve përkrahësve të tyre gjithsesi që “Festivalin e 11-të të këngës në RTSH” ta quani edhe “Festival të zi” !?! . . .Porse, sot edhe L O P Ë T me katër këmbë, pa asnjë dyshim, e ndiejnë dhe e dëgjojnë (e ti Ardit dhe shqipfolësit si ti a e ndieni dhe a e dëgjoni) se këngët dhe muzika “shqiptare” tashmë mund të jenë dhe janë edhe gjithçka tjetër, por këngë dhe muzikë SHQIPTARE nuk janë asfare!!!

. . .Mandej, më 23.10.2017 gjithashtu më rastisi që në RTSH ta shikoja një emision i cili pati të bënte për e rreth “Festivalit të 11-të të këngës në RTSH”, ku pos tjera marrëzirave, në atë emision u tha edhe se: “Festivali i 11-të i këngës në RTSH u dënua për frymë liberale…”.

– Po edhe në qoftë e vërtetë se “Festivali i 11-të i këngës në RTSH” qenka dënuar për “Frymë liberale”, atëherë, tanishmëria e gjendjes së këngëve, muzikës dhe kulturës shqiptare a nuk po e vërteton dhe a nuk po e vervërteton pakundërshtueshëm se “Festivali i 11-të i këngës në RTSH” qenka dënuar plotësisht arsyeshëm; qenka dënuar me plotë të drejtë; sepse ZOT-Enver Hoxha e paska ditur mirë dhe e paska ditur fare pagabueshëm se, shqipfolësit kundërshqiptar të rastit të “Festivalit të 11-të. . .”, fillimisht, fshehtas por edhe haptas, paskan synuar; paskan provuar dhe paskan mëtuar që, pikërisht përmjet “Festivalit të 11-të të këngës në RTSH” -të provonin dhe orvatëshin që së pari ta përligjnin liberalizimin e ZVETËNIMIT dhe PËRDHOSJËS së këngëve shqiptare; e duke i “liberalizuar” ato, mandej, nëse do t’ia dilnin asaj tentative, pastaj edhe t’i LIBERTINIZONIN së pari këngët shqiptare, mandej muzikën shqiptare si dhe kulturën shqiptare në përgjithësi, sikurse në fakt edhe i liberalizuan, i L I B E R T I N I Z U A N dhe i PËRMUTUAN, m e d e t, këngët shqiptare, muzikën shqiptare dhe kulturën shqiptare në përgjithesi, -shqipfolësit kundërshqiptar por, edhe më të këqij edhe sesa kështu dhe kaq, që prej pas vitit 1990 e deri tash !

. . .Dhe, po në emisionin e 23.10.2017 në RTSH, madje u tha edhe se “Festivali i 11-të…” u dënua edhe për “herezi dhe për devijime të rënda”; e, nderkaq, prapë, unë, Zëqiri DURAKU them: – Po, a mund të ketë herezi dhe devijime edhe më të mëdha dhe më të rënda sesa me pikësynimet më dashakeqëset, më të zezat dhe më kundërshqiptarët të duash; të përpiqesh dhe të provojsh që ndjeshmërinë më të shenjtë; ndjeshmërinë thelbësore; ndjeshmërinë më suptile e më sublime të një populli, sikurse janë këngët dhe muzika e atij populli, të duash, të provojsh e të tentojsh t’i tjetersojsh; t’i ndryshojsh; t’i zëvendësojsh; t’i çorodisësh e t’i përdhosësh me karaktere, natyra e tipizime të këngëve të huaja; të muzikave të huaja ?!!! . . .

-Prandaj, HEREZIA dhe DEVIJIMET e rënda të “Festivalit të 11-të të këngës në RTSH” të vitit 1972, a nuk po e dëshmojnë tanimë bindshëm rrjedhojën e tyre të padyshimtë për faktin e katandisjes kaq poshtë e kaq shëmtuar të këngës shqiptare, të muzikës shqiptare dhe të kulturës shqiptare që prej pas vitit 1990 e deri më sot ?!

28.12.2017

About admin

x

Check Also

VOA lëshon “bombën”: Marrëveshja Serbi-Kosovë është firmosur!

16 Nentor, 2019 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i ...