Home / Opinion / NËNË SHQIPËRI! URIME DITA E MËSUESIT! URIME DITA E ARSIMIT SHQIPTAR

NËNË SHQIPËRI! URIME DITA E MËSUESIT! URIME DITA E ARSIMIT SHQIPTAR

Shkruan: Fadil SHYTI

(“…DRITË E DITURISË, PËRPARA DO TË NA SHPJERË”
(NAIM FRASHËRI)

-NË TË GËDHIRË DITA E MËNGJESIT TË DITËS SË 2 NËNTORIT TË KUQ TË VITIT 1981, NJË GRUP PREJ 8 SHOKËSH E SHOQESH, NË MESIN E TYRE ISHA EDHE UNË, ATËBOTË, ISHIM STUDENTË/E TË UP-së, REGJIMI TITIST NA PAT ARRESTUAR, “NË EMËR TË POPULLIT”, SEPSE, SIPAS TYRE:
“PASKEMI BËRË HEREZI, PASKEMI SHKUAR NË R.P.S.SH, PËR T´U ANGAZHUAR E PËRGADITUR PËR REVOLUCONIN POPULLOR, PËR RRËZIMIN E ISH-FEDERATËS JUGOSLLAVE, SË SHPEJTI TË FILLONIM PROTESTAT DHE LUFTËN ÇLIRIMTARE PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS DHE TË VISEVE TË TJERA SHQIPTARE NË ISH-JUGOSLLAVI,-ATO, PASTAJ DO T´IA RIBASHKONIM SHQIPËRISË!
-ATËBOTË UDB-ashët, NA THOSHIN:
JU, KENI SHKUAR ATJE ME DIREKTIVA TË ENVERIT, ME KËRKESËN E PPSH-së, TË EDUKOHENI DHE TË KALITENI ME IDETË KOMUNISTE REVOLUCIONARE TË ENVER HOXHËS DHE TË PPSH-së, -MIRËPO, JU MOR REBELË DHE REBELE, KOT E KENI!
JU, PO THONI:
KOSOVA ËSHTË E SHQIPËRISË?!
-JO! JU, ME ADEM DEMAÇIN, ME ENVER HOXHËN, BILE EDHE ME ZOTIN NË QIELL NËSE BASHKËPUNONI, NUK DO TË ARRINI KURRË, TA SHPARTALLONI JUGOSLLAVINË E TITOS!
-FATBARDHËSISHT, PAS SHUMË PËRPJEKJEVE DHE SAKTIFICAVE NË BETEJA DHE NË LUFTËRA ÇLIRIMTARE, NDODHI E KUNDËRTA E ATYRE QË THOSHIN ATA, ISH-JUGOM…,
ISH-JUGOSLLAVIA, U SHKATËRUA SI NJË KALA E QULLËT PREJ PLEHËRAVE!
LOTËT NË BURG, PËR ARSIMIN SHQIP!
Mbase, nuk do të theksoja këtu, faktin e burgosjes sonë, sikur të mos më kujtohej fakti që, udbash-ët, shpesh na kërcënonin:
“Ju, irredentistët dhe nacionalistët shqiptarë që keni qenë atje, ju që jeni kundërshtarë/e të shtetit jugosllav,-harrojeni që, ndonjëherë, do t´ju lejojmë, të punoni në arsim”!
Unë, nuk e di sesi e kanë përjetuar këtë sulm bllokimi, mbi arsimimin tonë; shokët dhe shoqet e mia, mirëpo, di për veten, që e përjetoja; tepër rëndë, po, po, më rëndë,-sesa që, mund të dënohesha gjer në 10 vite burg, natyrisht, jo vetëm për vizitën time në RPSSH-së, por për veprimtarinë time ilegegale.
Isha absolvent, pra të gjitha provimet i kisha mbaruar, kur po e përgadisja temën e diplomës. më erdhën “musafirët e paftuar”, ashtu i quanim ne, milicinë fashiste-titste të Azem Vllasit.
Pra, materialet e temës diplomës, me tutill: “Kritika letrare, mbi krijimtarinë e Luigj Gurakuqit”, bashkë me një makinë shkrimi, milicët e gjetën në tavolinën time të punës, ndërsa në sirtarët e kisha Flamurin Kuqezi dhe një thikë të mbështjellë, po aty.
Të jeshë kaq pranë të dalësh me detyrë në arsim, pas gjithë atyre përpjekjekjeve dhe vuajtjeve materiale e të tjera; kur papritur të ndodhë kjo barrierë e pamëshirë e jetës-luftë, natyrisht se, ishte aspak e lehtë, ishte si një gjëmë, i goditi fort ndjenjat pesonale dhe jo vetëm personale…
Ato ditë të acarta nëntori, pas një “seance” hetimesh nga udba-shët, njëri prej tyre më hapi plagën e vuajtjeve me këto fjalë:
“Çka kujton ti mor F. SH, të mohosh dhe ta fyesh, të përgaditesh edhe ta vrasësh, pra, të shkatërrosh regjimin e Titos dhe të mendosh pastaj, të punosh profesor i Letërsisë Shqiptare në Kosovë, -a nuk është kjo budallak për ty”?!!!
-Natyrisht, kjo, më rëndoi goxha fort shpirtërisht.
Kur në atë ditë-zezë, u kryen hetimet e redhës, pas 6-7 orësh, pyetjesh, akuzash, maltretimesh, inskenimesh, sulmesh, trillimesh etj, kur më kthyen në njëfar ode skëterre ku ishim afërsisht 15 veta, në atë “odë moderne”, në burgun e Prishtinës, njëri nga shokët atdhetar, më pyeti:
-Hë, Fadil si kalove?!
Çka të thoshin, ata pisat?!
-Pasi i rrëfeva shkurt, ai u largua, “i qetë”; por, poaq papritur kur e mendova rrezikun e humbjes së punës në arsim, eventualisht, pas daljes nga burgu, qe besa, atëbotë, as brengoseshim shumë sa po dënohemi…,-krejt i vrerosur, më shpërthyen lotët?!…
U mundova ca të kujdesesha, të mos i shqetësoja shokët, mirëpo, qe e pamundur, shoku i i dhomës së burgut, një djalosh gjilanas i quajtur, Qerim Maliqi, më kishte vërejtur se nuk jam mirë…, menjëherë më është ofruar pranë, më ka shtrënguar në kraharor si vëllai-vëllain:
-Hë, më tha, si është puna?
Ke shumë presione?!
Mos u the kaq kollaj, mor djalë?!…
-Qerimi, atëbotë ishte studentë i vitit të parë në UP.
Armiqtë dhe zagarët e tyre shqipfolës, e kishin burgosur në një protestë për Republikën e Kosovës, bile disa ditë para se të burgosej bashkë me disa shokë e shoqe, e kishin skuqur rrethin e konvikteve me parullat; Kosova Republikë. Qerimi, mësa më kujtohet ishte dënuar 2 muaj burg.
Por, mbahej fort mirë,-ishte shumë gazmor, i dashur dhe as që e honepste (as, që ia ndiente..), për kopukët shqipfolës dhe regjimin jugollav.
Vlen të thekasohet që, përkrahja e tij morale, më ndihmoi goxha mirë!
Pasi e mora veten ca, ia tregova të vërtetën:
“Dëgjo mor Qerim vëllai- i fola:
“Ty, ke drejt që më thua, -mos u the kaq lehtë !
Jo! Nuk jam thyer, as s´do të thyhem kurrë, idealet tona kombëtare, ishin, janë dhe do të jenë kurdoherë të shenjëta, por ama dhembje kemi kur na godasin fizikisht,-po, përbesë, dhembjet psiqike, ato shpirtërore, qenkan edhe më të idhëta:
-Sot, mua më thanë, me gjuhën e ligë, të njëfar udbash-i, i quajtur, Muharem Dana, ato që m´i kishin thënë ca ditë më herët, udbash-ët e pacipë, Faruk Mehmeti dhe Sulejman Arifi, ti Fadil, harroje, se do të punosh ndonjëherë në arsim”!
-Kjo barrierë e së ardhmes sime, më rëndoi goxha shumë, shpërtheva…,-më falni vëlla, se, ju mërzita!…
Jo! S`ka gjë,-më tha, por po na dhimbësesh ty.
-Edhe diçka, mos harro, Fadil,-më “kërcënoi”, duke qeshur ca, po u mërzite për të tjerat halle, që kemi këtu në burg dhe jashtë burgut, unë veç në mos dalsha nga ky burg i poshtër,-se, pa folur kudo dhe dhe pa shkruar për ty se, shoku ynë, Fadil Shyti, nuk ishte aspak burrë i fortë, sepse se po mërzitet në burg etj…
Kur Ay, qeshi të “shfajësohej”,-unë, i fola; harroje im vëlla këtë, “skandal”, të sotëm prej meje, se qe besa për asgjë tjetër nuk jam mërzitur, as po mëriztem më shumë, sesa, për këtë çështje tepër madhore -si kjo e arsimit.
Mbahu i fortë, -më tha, sepse, udb-ashët,-prej aq shumë të këqijave, e kanë edhe një të mirë: kanë rrejtë dhe rrejnë shumë!…-Dhe, vërtet Qerim Maliqi, shoku im i mirë, i paharruar në mendjen dhe zemrën time, që më dha ato kurajë në ato momente të zorit-ia kishte qëlluar sakt!…
Pas daljes nga burgu, duke përfituar nga një monjohje e biografisë sime, për faktin që, kisha arritur t´i sigurioja dokumentat si trë rregullta me ca miq, kam punuar në një katund malor, të Shalës së Bajgorës, në Vllahi, 8 vite në arsim.
-Pra, pas ca ditësh hetuesie, në mungesë të provave materiale, për akuzat ndaj nesh, shumicën prej nesh, gjykata komunale në Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj e gjetiu, i liroi nga burgu pas pak dënimesh vetëm me nga një muaj apo dy, gjykata për kundërvajtje një muaj hetuesie, përjashtime bëri gjykata në Motrovicë, ndaj një shikut tonë që e dënuan 6 vite burg, prej tyre 3 vite i mabjti në burgjet jugosllave, shoku ynë quhet, Sabri Haxhiu,
-Ay, Sokol, “Kreshniku”, djali, kur ishim në Shqipëri, e merr një paketë me dhjetëra libra të shokut Enver Hoxha, i solli në Kosovë, prej tyre ne kemi marrë dritë diturie, dhe foca rinore, për betejat tona të mëvonshme.
Lavdi Enver Hoxhës.
Kujtime të paharruara qëndrese në arsim!
Ne, mësuesit e të Kosovës së Shqipërisë dhe të Viseve të tjera shqiptare, gjarë viteve në robëri, 7 Marsin, ditën e mësuesit;-e kishim ditën më të dashur, më të shtrenjtë për zemrat tona.
Atë ditë bardhësie për kombin shqiprtar, nga rilindasit tanë , Qiriazi, Thodri, yllka dhe yje të tjerë, iu ka vënë fuqishëm gurthemelin e diturisë për ppopullin dhe zhvillimin e Atmëmëdheut tonë.
-Në ato vite, ishin shumë të këndshme ditët e mia arsimtar, do t´i veçoja ato ditë të begatshme të jetës sime, kur isha arsimtar i Gjuhës Shqipe, pas mbatimit të Fakultetit Filizofik dega, Letërsi Shqiptare, në Prishtinë;-ato orë mësimi, kur me mendje, me zemër dhe me shpirt; i kam shpjeguar dhe recituar para nxënësve shpirtërabardhë, të padjallëzuar, atdhetarë dhe atdhetare, që zemra iu gufonte për lirinë, për Shqipërinë, kur i mësonim dhe i recitonim bashkë poezitë e rilindasve tanë, Frashërit, Vasës, Çajupit, Gurakuqit dhe të, pozitë e poetëve të realizmit socialist, Agollit, Arapit, Vincës, Gërvallës e të tjerë.
-Përkundër gjendjes së rëndë, në robëri, ne as i kemi përfillur ligjet jugosllave shoviniste që, si urithët nëndheshëm që i shkatërrojnë perimet, apo, si derrat që i shkatërrojnë misërnishtet në arat tona; armiqtë dhe tradhtarët, në shkollat tona, nga parashkollarët gjer në akademi, janë përpjekur t´i shkatërojnë idetë e shqiptarizmës atdhetare.
-Dikur, nuk ia kanë arritur me lepe-peçe, ca më vonë me: Jes, jes;
-E kam bindjen e pathyeshme që, as sot, e kurrën e kurrës,
nuk do t´ia arrijnë me Yes-ët, yes-ët!..
Jeta nëpërpjekje më ka mësuar të kuptoj dhe të bindem fuqishëm se:
Identiteti ynë kombëtar, është si diamanti!
JO! Diamanti, shpirrtëror, pellazgo-iliriano-arbëror- shqiptar nuk thyhet, nuk shkatërrohet.
-Në rastin më të keq; edhe kur merr goditje, nga kokë-çekanët kryeneqë të zemra-zezë, arsimit tonë, edhe më shumë, atij i rriten vlerat shpërtërore dhe materiale.
Arsimi ynë,e kishte e ka dhe kurdoherë do ta ketë, (edhe atëherë, kur kjo ide gjeniale, nuk shpaloset hapur, pra, nuk deklarohet, apo nuk kuptohet prej të gjithëve); jeton, forcohet dhe do të fitojë vetëm me shpirtin revolucionar të pastër dhe të pamposhtur, me vlerat e pakufishme të enverizmit, sipas motos sonë atdhetare:
Kudo dhe kurdoherë!
Të mendojmë, të mësojmë dhe të veprojmë si revolucionarë!
Të qëndrojmë në çdo kohë dhe rrerthanë, Shqipo për Shqipërinë!
Lavdi dëshmorëve, të arsimit shqiptar!
Lavdi Enver Shqipos!
7 Mars, 2018

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...