Home / Opinion / “Demokracia” e demarkacionit

“Demokracia” e demarkacionit

Shkruan: Rexhep Ahmeti

Siç mund të shikoni edhe vet më poshtë, zotëri Abdullah Hoti, sot (më 24 shkurt 2018) ka deklaruar:…” deputetët e Kuvendit të Kosovës,…….. do t’i kenë informatat e plota nga të gjitha komisionet e formuara nga Qeveria paraprake dhe kjo Qeveri, lidhur me këtë marrëveshje dhe pastaj deputetët të vendosin sipas ndërgjegjes së tyre. Ne, i kemi analizuar të gjitha këto raporte dhe të 27 deputetët e grupit tonë parlamentar, tanimë janë plotësisht në mbështetje të kësaj marrëveshjeje. ”
-Pra, vetëm në këto dy fjali, kryetari i grupit parlamentar të LDK z. A.H. na zbulon vet “demokracinë e demarkacionit”; me një pjesë të fjalisë na është shitur si demokrat, pasi ai (si pjesë e turpshme e një koalicioni të gjërë për humbjen e territorit të Republikës së Kosovës-sqarimi im) po i lejuaka, apo (qeveria paraprake dhe kjo qeveri) i paskan bërë kushtet sociale, politike e intelektuale që “deputetët të vendosin sipas ndërgjegjes së tyre “, ndërsa në fjalinë vijuese tregon se të vendosurit e deputetëve sipas ndërgjegjes së tyre, ka marrë fund, ngase “27 deputetët e grupit tonë parlamentar, tanimë janë plotësisht në mbështetje të kësaj marrëveshjeje”,
Këtu, na del pyetja logjike: Si qenka e mundur që të mërkurën më datën, 28 shkurt 2018 (në orën 10.00 apo 11.00 paradite) “deputetët të vendosin sipas ndërgjegjes së tyre “, kur zotëri Abdullah Hoti, qysh sot (e premte 24 shkurt 2018) na informon se “27 deputetët e grupit tonë parlamentar, tanimë janë plotësisht në mbështetje të kësaj marrëveshjeje”?!
Ku i lexuan dhe i analizuan deputëtët e grupit parlamentar të z. Abdullah Hotit ato katër raportet, kur ende nuk i kanë marrë të gjitha zyrtarisht?!
A po i intereson Abdullah Hotit dhe grupit të tij parlamentar, se çfarë “marrëveshje“ e kanë sosur apo e kanë ndarë mendjen ta mbështesin e ta ratifikojnë?
Përgjegja është e qartë:
As Abdullah Hotit me grupin e tij parlamentar, as koalicionit qeveritar, apo sintetizuar në tërësi, koalicionit të gjërë për humbjen e territorit të Republikës së Kosovës, nuk iu intereson as demokracia, as analiza e dokumentacionit përkatës, as interesi i qytetarëve e liberalizimi i vizave, por ju intereson interesi i tyre individual e klanor (grupor); ju intereson kundërvlera (në forma e përmbajtje të ndryshme) që do ta “fitojë” secili që voton të mërkurën (apo ndonjë ditë tjetër) kundër interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kundër integritetit territorial të vendit tonë, e që është në kundërshtim flagrant edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shumicën e legjislacionit në fuqi, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
-Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës, që para se të votojnë kundër apo për humbjes së territorit të Shtetit e Kombit, tonë të mendojnë mirë, të analizojnë mirë, ta lexojnë shumëherë Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ta rilexojnë edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, t’i kujtojnë të renët e Kombit dhe Atdheut, si për Republikë të Kosovës ashtu edhe për Ribashkim kombëtar.
-Mos na shkaktoni me votën tuaj, (Yes) tragjedi të re kombëtare!
Mos i leni vetes dhe fëmijëve tuaj kobin dhe damkën kundër-republikane dhe kundërkombëtare!
Pra, mos falni ose mos shitni pjesë të stërpërgjakura të trollit tonë, duke u munduar KOT të na mashtroni me parulla “demokratike“, “për interesa të qytetarëve”, “për liberalizim të vizave për qytetarët “, “ se votimi i demarkacionit aktual me Malin e Zi, varianti i Murat Mehës na qenka vepër patriotike”, dhe dokrra të tjera e slogane të ngjashme, të pakripura dhe me përmbajtje të helmatisura.
Datë, 24.02.2018

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...