Home / Lajme / NE VEMENDJESHKURT E SHQIPTE KUJTOHET?

NE VEMENDJESHKURT E SHQIPTE KUJTOHET?

Vetëvendosje: Tradhëtar! – Askush nuk është i autorizuar të nxjerr tokën e shtetit të Kosovës në pazare
Nga MEKULIPRESS.INFO – 25 Shkurt, 2018

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë argumenton se “marrëveshja e re” për Demarkacionin ia humb Kosovës 8.200 hektarë, prandaj ajo si e tillë është një krim dhe tradhëti, shkruan MekuliPress.info

Në analizën publike, VV thotë se Haradinaj po i ndryshon qëndrimet brenda ditës, dhe se do ta ketë të vështirë të bashkpunojë në të ardhmen nëse ia vendos vetes ‘vulën e tradhtarit’.

Reagimi i plotë i VV-së:

LËVIZJA VETËVENDOSJE!

Pazar fjalësh që prapë na i hum 8.200 hektarë

Pas fjalëve të forta në seancën e së premtes në Kuvend, Kryeministri Haradinaj qenka marrë vesh me LDK-në për votimin e demarkacionit me Malin e Zi. E kanë shtuar fjalën “si orientim” për raportin e Komisionit Bulliqi, duke dashur ta krijojnë përshtypjen që edhe po e përfshijmë Raportin që akuzon e rrënon Komisionin Meha, edhe të mos e marrim seriozisht atë. Kështu nuk shkruhen e nuk bëhen ligjet. Ky pazar fjalësh na i humbet 8,200 hektarë njësoj. Ky Projektligj ishte i padrejtë dhe i dëmshëm e tani bëhet edhe më i keq pas këtyre akrobacioneve; ai është krim dhe tradhti që duhet kundërshtuar e nuk duhet legjitimuar.

Brenda vitit AAK-ja ndryshoi qëndrim për demarkacionin. Brenda ditës ndryshoi qëndrim për Komisionin Bulliqi.

Siç duket, PDK-ja e LDK-ja janë në pajtim për ta shfrytëzuar ambicien vetjake të Ramush Haradinajn vetëm sa për t’i kaluar këto projekte të dëmshme. Më pas, kjo qeveri pa numra, edhe ashtu mund të bjerë. Nuk ka gjë më të keqe se sa kthimi në opozitë pas një qeverisjeje të dështuar. Kush mund të bashkëpunojë më me ty, nëse ia vendos vetes vulën e tradhtarit?

Duke qenë se Kryeminstri i njeh mirë të gjitha argumentet kundër këtij versioni të demarkacionit dhe pavarësisht kësaj po do që ta kalojë e bën atë edhe më përgjegjës se të tjerët. Qëndrimi i tij është zmbrapsje. Ai është zmbrapsur me t’u bërë Kryeministër dhe po tërhiqet plotësisht tash kur e ka mundësinë që t’ia shpëtojë Kosovës 8,200 hektarë, ose t’i falë ato për të mbetur thjesht Kryeministër. Asnjë lakmi nuk mund të jetë mbi shtetin dhe territorin e Kosovën. Askush nuk është i autorizuar për të nxjerr tokën e shtetit të Kosovës në pazare.

Ne nuk e mirëkuptojmë dhe as e kuptojmë zellin e askujt që shtyn një marrëveshje të tillë për vendin. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do ta votojë këtë Projektligj të dëmshëm. Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta kundërshtojë atë.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...