Home / Lajme / NDRYSHIMI EMRIT DHE I KUSHTETUTËS SË FYROM-IT!

NDRYSHIMI EMRIT DHE I KUSHTETUTËS SË FYROM-IT!

Ndryshimi i emrit dhe kushtetutës është çështje kohe pasi pas disa muajve ky ndryshim do të ndodh.Por ky ndryshim i emrit kam përshtypjen se Koçi Xoxe(Ali Ahmeti) i kohës sonë, do të pajtohet me çfarëdo kompromisi që do të bëjnë sllavët dhe grekët për emrin me kushtin që ai dhe intégristët të mbeten në qeverinë e koalicionit.Kam një parandjenjë se emri i ri gjithsesi do të pasqyrojë karakterin etnik sllav dhe asgjë nga identiteti kombëtar shqiptar.Kjo ndodh sepse në qeveri të koalicionit kemi parti si DUI dhe lider si Ali Qameti që interesat kombëtare i ka sakrifikuar me kohë ajo daton që nga kapitullimi dhe dezertimi i kryengritjes së armatosur të 2001.Kjo shmangie nga përgjegjsia dhe e heshtjes së madhe nga ana e DUI-it dhe Ali Qametit ,paraqet vazhdimin e vuajtjeve dhe dramës shqiptare në Iliridë.
Indiferenca e intelektualëve në këtë rast lë shumë për të dëshiruar pasi gjeneratat e reja e intelektualëve të diplomuar pas legalizimit të UT, janë militantë intégristët që i binden mëmës DUI dhe fatet e kombit mendojnë ata janë kompetencë e kreut integrist të Ali Qametit.Kjo është shmangie përgjegjësie nga obligimi kombëtar që ka kjo kategori që quhen intelektualë ,që në fakt janë militantë me diploma të blera dhe të dhuruara nga “mëma”DUI.
Heshtje dhe pritje mbarë Iliridës veç aty-këtu ndonjë grup intelektualësh që po kundërshtojnë këto bisedime pa i pyetur shqiptarët se çfarë emër do bien dakord për FYROM-in sllavët dhe grekët.Shqiptarët qëndrojnë të qetë dhe pa çarë kokën se si do të trajtohen ata në ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin me këtë rast a do të quhen,”sevrno makedonci” apo “gorno makedonci” e gjithë kjo dramë pak rëndësi ka ,sepse rinisë sonë i intereson të” gjej” një nuse me letra pasi gjendja ekonomike është një ferr i vërtetë.Këto migrime janë pasojë e politikës antikombëtare të DUI-dhe shefit të saj Ali Qametit me seleksionimin e dhe punësimin e militantëve partiakë.Kjo indiferencë është pak a shumë e kuptueshme pasi përgjegjësit e migrimit të rinisë dhe dramës sonë kombëtare qëndrojnë në majat e pushtetit .Sa më shpejtë të ndërgjegjësohen për dramën që vazhdon të luhet mbi kurrizin e shqiptarëve nga 1990 aq më lehtë do jetë për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre .Le të themi gjithë sëbashku Jo emër që i denigron shqiptarët,jo status i dorës së dytë për shqiptarët,jo ligj për gjuhët e pakicave të 20% ,por minimumi i minimumit ynë është barazia e plotë ,në të kundërtën bashkimi kombëtar mbetet si opsion më i drejtë dhe më i kënaqshëm.

Fotografia e Medai Shaholli

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...