Home / Lajme / Me besa-besë për komb e atdhe!

Me besa-besë për komb e atdhe!

Me besa-besë për komb e atdhe!

Është tragjedia e popullit shqiptar, që nuk pa ditë të bardhë nën pushtimin gjakatar e tejet të egër të pushtuesve të ndryshëm neper shekujt e përgjakur, por nuk pa as edhe një ditë të bardhë pas mbarimit të luftrave çlirimtare kundër pushtuesve. Kjo një tragjedi tronditëse natyrisht dhe i zhgënjimeve të pambarimta. Djajtë kërkojnë të mbjellin sherre, trutharët po ua plotësojnë kërkesat djajve… Në rrjetin që po krijojnë këta djaj tepsilëpirës të të huajve për të mbetur në pushtet. Këta besëprerë e atdhe mohues i janë përveshur punës për të krijuar një identitet të ri të ashtuquajtur “kosovarë” që të njejtit njerëz të tjetërsuar dje në rregjimin e Titos e quanin vetën për “jugosllav”, disa të tjerë në emër të fesë islame e quanin vetën për “turk e arab” disa nga feja ortodokse e quanin vetën për “grek e sllavë”, disa nga feja katolike për “italian, hebre, e të tjerë…, edhe pse të gjithë janë shqiptar një nga popujt më të lashtë të Botës!
Kështu këta të tjetërsuar po duan t’u mundësojnë të huajve dhe sundimtarëve marionetave kuislinge sundimin e mëtutjeshëm në mbarë hapsirat shqiptare.
Kërkohet që sot o kurrë të bëhemi bashkë që t’ju djegim letrat në dorë atdhemohuesve të cilët për fatin tonë janë ende të paktë e t’u tregojmë këtyre bastardëve si popull shqiptar se ata nuk mund të tallen me identitetin tonë kombëtar, atyre që su pelqen Shqiptaria, le të shkojnë në Serbi, Greqi, Turqi, Vatikan e Jerusalem po deshën, por larg duart nga atmëmëdheu ynë shqiptar!
Ndaj shqiptar kudo ndodheni të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike për një ringjallje të fuqishme shpirtërore shqiptare për një besëlidhje të re me besa-besë për komb e atdhe!

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...