Home / Lajme / Për fjalë, për një gjysmë fjale reagon LDK, reagon burokracia e BE-së!

Për fjalë, për një gjysmë fjale reagon LDK, reagon burokracia e BE-së!

Gëzim Mekuli
Oslo, Norway ·

Për fjalë, për një gjysmë fjale reagon LDK, reagon burokracia e BE-së. Për një fjali, për një gjysmëfjalie, e për një gjysmë të vërtete politike, reagoj edhe Beogradi dhe Ramush Haradinaj.

Edi Rama nuk tha gjë të panjohur për publikun. Ai e tha, me bëlbëzime, një realitet politik, historik dhe kombëtar. Kryeminstri e tha atë cfarë e kanë thënë, dhe kanë vepruar forcat patriotike kombëtare që nga Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, e duke vazhduar me misioninet e organizuara, e të pandalshëm natyrorë, që në 1878, 1912, 1913, 1941-1944, në 1997 nga UCKja, e deri më sot cfarë e thotë dhe cfarë e synon Lëvizja Vetëvendosje.

Gjysmëfjala e shtetit zyrtar shqiptar në Prishtinë, nuk duhet përkrahur e as nuk duhet luftuar, nuk duhet përkarhur, jo për hatër të serbëve, porse kjo nuk është e vërteta e jonë e plotë politike, Nuk është misioni ynë i plotë politik “presidenca e përbashkët shqiptare”.

Plotnia politike, ushtarake, diplomatike, ekonomike dhe kulturure është Shteti ynë i përbashkët. Nuk pajtohën shqiptarët e shekullit XXI me “Presidenca të përbashkëta” e më teritore e flamuj të ndara e lara-lara.

Edi Rama, si politikë e si filozofi, nëse e ka seriozisht e sinqerisht, duhet të vazhdojë të bëje punë të mëdha organizative, para se të thotë fjalë të vockëla populliste. E puna e parë e madhe e Tiranës zyrtare është të ndahet nga banditët e Prishtinës dhe nga ata të Tiranës..
Kryeministri ynë duhet të mos bashkëpunojë me pseudopolitikanë, por të veproj e të thërret forcat progresive në Prishtinë e në Tiranë, duke filluar me takimet serioze me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe duke kërkuar ndihmën e mërgatës shqiptare. Mërgata shqiptare ka potencial intelektual, por edhe ekonomik. Dhe kjo botë e madhe shqiptare, akoma ka interes, energji, e motivacion që të ndihmojë politikat gjeo-politike shqiptare. Jo vec me ftesa të këngëtareve shqiptare!

E them këtë sepse nuk përkrahet dot banditi “politik” që formoj ZAJEDNICÊN, nuk përkrahet banditi që u falë toka crnogorëve; Nuk përkrahet bastardi që bastardhon Flamurin Kombëtar. Nuk përkrahen ata që spiunojnë nëpër ambasada e nëpër institucione ndërkombëtare. Me qeveritarë, e me katundarë të shekullit XIV, nuk ka shtet; Nuk ka qeveri kombëtare që mbijetojnë me SRBSKAn, s’ka rrugëdalje politike me këta pacientë!

Duhet lecitja nga këta banditë, nëse do të bëjmë politikë, sepse banditizmi i tyre është zingjirë në këmbët e kombit politik shqiptar.
Andaj edhe reagohet për gjysmëfjalinë e Edi Ramës, e nuk reagohet për ofanzivën politike serbe që të krijojnë Serbinë e Madhe në dëm të kombit shqiptar.PIKË!

About admin

x

Check Also

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën

Intervista / Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Nexhmije Hoxhën 03/11/2018 Gjatë vizitës së paralajmëruar në ...