Home / Opinion / Dy qingjat dhe dy lugët

Dy qingjat dhe dy lugët

Afrim Morina:

Nga MEKULIPRESS.INFO – 20 Shkurt, 2018

Shënjimi i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ishte plotë befasi. Aventurat e Fatmir Limës, e lindën kopilin (Aneks marrëveshjen), ripërtëritja e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, e vitit 2015. Dikur në opozitë, Ramushi e Famiri, të cilit, edhe ishin më të zhurmëshëm për këtë, u bënë të butë si qengja, ndoshta dhe veprimet e tilla, e kanë bërë që të lindë edhe mendimi popullor: “qingji i butë i thithë dy nëna”. A thua kush është nëna e dytë, që mëtojnë ta thithin, sepse nënat shqiptare nuk janë?! Këta dhe mbajnë përgjegjësi për rëzimin e Qeverisë Mustafa, nën moton e demarkacionit, prandaj, edhe duhet lëshuar pushtetin, në të kundërtën, duhet mobilizuar për t’i hequr nga skena, se mund të sjellin dëme edhe më të mëdha, për çështjen kombëtare, duke u munduar të shfrytëzojnë dy nënat.

Befasia tjetër, si hyrje në manifestim, ishte dekreti për heqjen e flamurit kombëtar, nga kryeministri, Ramush Hajradinaj, te sheshi Idriz Seferi. Ky shesh e do këtë flamur, siç e kanë edhe varrezat e dëshmorëve në Gllogjan e gjetiu, sepse, vetëm ashtu e kanë kuptimin varrezat e dëshmorëve dhe sheshet e dëshmorëve të kombit. Ky është elementi i dytë, pse duhet dhënë dorëheqëje, sepse, të luash me simbolikën e kombit, në sheshe dhe varreza dëshmorësh, është një parapërgatitje për kombin Kosovar, të cilin veç e zuri në gojë, sa ishte në Amerikë: “Duhet kohë për të krijuar një komb të ri”. A nuk janë këto veprime antikombëtare, të cilat japin sinjale ogurzeza, për ardhëmirinë e kombit?!

Gjithë kjo kulmoi me dekoratat e Hashim Thaçit. Këto dekorata, jo vetëm që ishin të nduarndurta, ku u përzinë me një kazan të merituarit e të pamerituarit, por edhe dallkaukët, që e detyruan popullin të rrokin armët. Sa ka hequr i gjori, bashkë me ksëshilltarërt e vet, për të “përzgjedhur”?! Në këtë “përzgjedhje” iu ngatërruan emra dhe kohë, lëvizje e organizata, duke menduar, ky trutharë, se i ka përfshirë të gjithë, për këtë ditë të madhe!

Trojet shqiptare të përflakura për afro dymijë vijet, e në vaçanti, për pesqindë vjet nga Turqia dhe mbi njëqind vjet nga Serbia, luftuan pa ndërprerë për liri. Kjo liri, gjithnjë është menduar, në kuadër të një shteti-komb, sepse, janë bërë luftra çlirimtare. Gjithë ai gjak i derdhur, gjithë ata dëshmor të kombit, gjitha ato epoka, nuk dijti dhe as që ka menduar mirë, se si t’i dekorojë, por dekoratat ishin kuturu. Çajupi thotë: “Kur bëre derr e arinë, pse e bëre Turqinë”, pra, kur i dekoroi pinjollët esadist e zogist, pse nuk i dekoroi edhe ata vet, kjo do të kishte kuptimin e plotë, sepse, mu për këtë është luajtur loja, në mes të serbisë e Greqisë dhe tradhëtarëve të kombit.

Ky shkoi edhe një hap më larg, me dekorata. Dekoroi epoka e lëvizjeve, vite e personalitete, por edhe këtu iu ngatruan “mendimet”. Çfarë kishte të bënte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me një Kosovë pa sovranitet dhe me dy të tretat e trojeve shqiptare ende të pushtuara?! Si guxoi të jep dekorata për të burgosurit politik, e, për Lëvizjen e Pajtimit të Gjaqeve, kur gjithë kjo bëhej për zgjimin kombëtar, për rreshtimin kombëtar, për përgaditjen e përballjes me armë, me pushtuesin, për një luftë gjithëshqiptare, që njëherë e mirë të kishim, siç e kanë edhe vendet e gjithë botës, shtetin-komb, e jo Shqipëria londineze të jetë e rrethuar me troje të veta, gjysmë të pushtuara, apo të pushtuara. Gjithë kjo veprimtari bëhej për t’i treguar Evropës dhe botës se shqiptarët e meritonin të ishin të dinjitetshëm, se kishin moralin dhe të drejtën e veprimit, për të vendosur mbi fatin e vet, siç parasheh edhe Konventa ndërkombëtare, mbi Vetvendosjen e kombeve.

Të dekorosh këtë këvizje kombëtare, që nga Lidhja Shqipëtare e Prizrenit, duhet dënuar e demaskuar të gjitë ata, që i zunë pritën, të gjithë ata, që hyrën në lojë me armiqët tanë, të gjithë ata, që i mundësuan armiqëve tanë t’i përgjakin trojet tona, të gjithë ata, që i kanë sjellë trojet tona në këtë gjendje gjysmë të robëruar, e, të robruar e rikolonizuar, në formëm më klasike, me modelin e kibuqeve izraelite! Dhe këtu na shihet Hashimi i vërtetë, që ka dëshirë të hajë me dy lugë, edhe me tradhëtinë, edhe me kombëtarët.

Dy qingjat dhe dy lugët, nuk mund t’a ngopin barkun, se hutohesh dhe nuk di kë të thithësh dhe në cilën pjatë ta futësh lugën. Kjo, që u pa, në këtë përvjetor, nxorri në pah të gjithë lojën që është bërë dhe po bëhet, prandaj, edhe duhet pasur kujdes, për kurdisje të reja, nga kjo garniturë udhëheqësish.

Refuzuesit e dekoratave, atë e bënë nga kënde të ndryeshme, por asnjëri, nuk e vuri në spikam të vërtetën, pse duhej refuzuar. Dekoratat nuk refuzohen përshkak të përsonalitetit, i cili rastis të jetë në një pozitë udhëheqëse, në një kohë të caktuar, por, ato refuzohen, kur ka të bëjë me problem madhore kombëtare.

Për dekorata janë paraparë edhe ata, të cilët duhet dhënë përgjegjësi, për tradhëti kombëtare, edhe ata, të cilët koketuan me Serbinë e Greqinë, në kohrat më të vështira të kombit, edhe ata, të cilët përfaklen territoret kombëtare, edhe ata, ë cilët i shapallën deshmorë, shpallësit e Republikës së Mirëditës dhe bashakngjitjen e saj Italisë, edhe ata, të cilët i shpallën dëshmor diversantët, të cilët deshën ta përflakin Shqipërinë londineze, edhe ata, të cilët e detyruan popullin të rrokin armët, edhe ata, të cilët nuk i dhanë bukë e municion UÇK-së, edhe ata të cilët, edhe sot na e paraqesin UÇK-në si luftëtar kaçakësh, edhe ata, të cilët janë flakadanë të shtypit të verdhë, edhe ata, që morrën mision për të bërë grushtshtet, në Shqipërinë llondineze, në mes ofenzivave dhe bashkëvepruesi i tyre, të thotë: “Nuk ka UÇK, ajo u zhbë”. Kjo duhej të ishte asyeja e refuzimit të dekoratave. Si duket, të gjithë janë bashkëpërgjegjës, me ndarësin e dekoratave, në një formë, apo tjetër, se rrugtimi për një dhjetëvjetëshi, nuk ishte i shkurtër dhe vetëm kur u prekën interesat përsonale, atëherë e lanë të vazhdojë rrugën, Hashim Thaçi, dhe sot refuzojnë dekoratat e tij!

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...