Home / Lajme / Vetëvendosje/ Kurti: Deklarata për demarkacionin është mashtrim

Vetëvendosje/ Kurti: Deklarata për demarkacionin është mashtrim

Nga MEKULIPRESS.INFO

16 Shkurt, 2018

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konfernëcë për media ka thënë se deklarata e përbashkët ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit malazez Vujanoviq për demarkacionin, është mashtrim.

Kurti ka thënë se kjo deklaratë nuk është dashur të nënshkruhej pa dijeninë e insititucioneve të Kosovës, dhe se ajo vetëm rikonfirmon marrëveshjen e vitit 2015.

‘’Rezultatet e komisionit shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi janë shpërfillur tërësisht nga kjo deklaratë. Ai kishte thënë se nuk është marrëveshje për shënimin e kufirit, por për përcaktimin e kufirit, për ndryshimin e tij jashtë cdo kompetence’’, ka thënë Kurti,

Ai ka komentuar pikat që gjenden në këtë deklaratë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Po ashtu Kurti ka thënë se deklarata është ndryshe në shqip e ndryshe në anglisht.

‘’Ndryshe është në shqip e ndryshe në gjuhën angleze. Në shqip mungon pika 6. Kjo deklaratë i legjitimon veprimet e marra të VV-së, AAK-së e Nismës’’

‘’Deklarata është mashtrim. VV synon marrëveshje të drejtë me Malin e Zi për demarkacionin’’, ka shtuar Kurti, përcjell MekuliPress.info

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...