Home / Opinion / Populli shqiptarë kurrë s’ja ka falur gjakun tradhtisë!

Populli shqiptarë kurrë s’ja ka falur gjakun tradhtisë!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Prizren
KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI(E.H.)

Ka kaluar një shekull që regjimet serbe pavarësisht se me çfarë kamuflimesh ideologjike janë mbuluar asnjëherë në asnjë kohë nuk ka mundur e nuk po munden assesi as sot të pajtohen me ekzistimin e lire të shqiptarëve në Trojet e tyre Etnike, sepse si është pare gjithnji tragjikisht mbi një shekull, kurrë nuk kanë mundur të pajtohen me qenien e shqiptarëve në Trojet e veta… Për këtë arsye këto rregjime shoveniste serbomadhe vazhdimisht kanë penguar e pengojnë edhe sot me të gjitha mjetet politike, ushtarake, policore, për ta pamundësuar bashkimin kombëtar.
E vërteta se shqiptarët janë një komb i ndarë padrejtësisht në pesë shtete, se ka një gjuhë, se ka një traditë të përbashkët kulturore, se ka një histori të përbashkët, nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga regjimet shoveniste serbe. Masa të tilla, me të cilën është penguar ideja për liri e bashkim kombëtar, ka qenë njëra prej tezave të rrezikshme të ndarjes së shqiptarëve kinse shqiptarët na qenkan të ndarë në dy tradita kulturore shqiptare: të traditës kulturore në shtetin amë të Shqipërisë dhe traditës kulturore të shqiptarëve që jetojnë të ndarë nga trungu i Shqipërisë, si kemi të bëjmë në këtë rastë me Kosovën. Kjo tezë famkeqe e shpikur nga rregjimet serbe dhe shqipfolësve kuislingë, që dje thoshin se Kosova nuk mund të jetë shtet me flamurin e njetë me atë të Shqipërisë, thoshin që së pari Kosova duhet ta pranoj një flamur hibrit, që është ndryshe nga flamuri kombëtar, të ndërrojë identitetin kombëtar se nuk munden me qenë dy shtete shqiptare ne Gadishullin Ilirik, pra shqiptarët të tjetërsohen në kombë “Albanci” kështu pa luftë e gjakderdhje mund të pranohen si Republika e shtatë e Jugosllavisë?!
Kjo tezë e rrezikshme aso kohe u hodh fuqishëm poshtë nga mbarëshqiptaria që me as një çmim nuk do të lejohet tjetersimi i shqiptarëve në një komb tjetër hibrit si që ishin në Jugosllavin e titos muslimanet e Bosnjës dhe maqedonet e Maqedonisë!
Për, këtë vetë Enver Hoxha, -denoncoi me force në arenën ndërkombëtar duke e demaskuar rregjimin jugosllav, për gjenocidet, poshtrimet, shtypjen barbare, burgosjet, vrasjest e popullit shqiptar. Kushtu udhëheqësi i Shqipërisë luftoi që ta mbronte popullin e Kosovës dhe shqiptarët e tjerë të coptuar në pesë shtete fqinje, shqiptar këta që po jetonin në trojet e veta, të mbronte të drejtat e veta kombëtare, gjuhën, zakonet, doket, si dhe t’ju tregonte rrugën e vërtetë drejt ëndrrës së përbashkët të shqiptarëve, bashkimin e Kosovës dhe trojet tjera shqiptare me atdheun amë Shqipërinë.
Për të arritur këtë Enver Hoxha shtronte hapur e qartë: “Kosva është Shqiptare, mbetët shqiptare dhe i përket Shqipërisë.” (E.H. Ditar Politik, 19 Shkurt 1966).
-Më 6 mars 1968 Një manovër e ndyrë antishqiptare e Titistëve dhe agjentëve të tyre. (E.H.)
Dëgjova në radio se në Kosovë e në Maqedoni titistët kanë organizuar një diskutim gjoja akademik për çështjen se si të quhen këtej e tutje shqiptarët e Kosovës: të vazhdohet të quhen shqiptarë, apo “Albanci”, “Albaniec” etj. Dhe pretendohet se ata që e diskutojnë këtë gjë, gjoja intelektualë, janë për të dytën, domethënë të quhen “Albanci”. E gjithë kjo është vetëm një veprim politik, një manovër e ndyrë antishqiptare e titistëve dhe e agjenturës së tyre kosovare. Qëllimi është i gartë, me anën e emrit, të realizohet ndarja përfundimtare në mes nesh dhe shqiptarëve të Kosovës, të luftohen lidhjet tona të gjakut dhe ato kombëtare, të serbëzohen kosovarët dhe të përjetohet pushtimi i Kosovës nëpërmjet shkombëtarizimit të shqiptarëve dhe të katandisjes së tyre në “arbëreshë” si ata të Italisë. Pikërisht këtë emërtim, gjoja historik, titistët e lidhin edhe me fjalën “arbëresh”. Titistët këto intriga për shkombëtarizimin e shqiptarëve, sigurisht i lidhin edhe me premtimet iluzore që u bëjnë kosovarëve, që krahina e Kosovës të kthehet gjoja në një Republikë të Federuar të Jugosllavisë. Por që të bëhet kjo, sipas titistëve, në radhë të parë, duhet të ndërrohet emërtimi i kosovarëve nga shqiptarë në “albanci”, që kështu të realizohet “fokusi” akrobatik titist. Duhet demaskuar rrënjësisht kjo manovër e titizmit. Edhe marrëdhëniet kulturore, ekonomike ose ndihmat që udhëheqësit shqiptarë titistë të Kosovës kërkojnë të kenë me ne, kanë vetëm një qëllim: t’i lënë të kuptojë popullit të Kosovës se ja, me Shqipërinë po i përmirësojmë lidhjet dhe, se edhe ne gjoja i aprovojmë ato çka ata kurdisin për qëllimet e tyre të errëta. Duhet t’ua themi hapur titistëve dhe agjentëve të tyre në Kosovë se shqiptarët janë vetëm shqiptarë, se ata nuk janë as albanci, as albaniec, as arnautë, as albanë, as albanezë dhe as arbëreshë. Dhe në qoftë se ata duan të dinë se ç’janë arbëreshët, ne ua themi: ata kanë qenë shqiptarë që emigruan në një vend të huaj 500 vjet më parë, kurse shqiptarët e Kosovës kanë lindur në vendin e tyre dhe atje do të vdesin, se këtë vend të tyre ua rrëmbyen serbomadhi dhe Kongresi famëkeq i Berlinit dhe se, këtë grabitje të tokave të Shqipërisë nga shovinistët serbë, që e mbështeti dhe e mbrojti imperializmi botëror, titizmi kërkon të përjetësojë me çfarëdo mënyre, duke ua ndërruar shqiptarëve edhe emërtimin e tyre. Prandaj akademizmat, sofizmat e të tjera manovra nuk kalojnë dot në popullin shqiptar të Kosovës dhe as që mund të bëhet kurrë ky serbizim i shqiptarëve, siç është bërë italianizimi i arbëreshëve, të cilët, me gjithë shekujt që kanë kaluar, nuk e kanë harruar origjinën, traditat dhe zakonet e gjuhën e tyre. Ç’mund të themi pastaj për shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi?
Për fat të keq sot kjo tezë e rrezikshme nga qeverit e Kosovës nga këta besëprerë e atdhe mohues po i përvishen punës për të krijuar një identitet të ri të ashtuquajtur “kosovarë” që të njejtit njerëz të tjetërsuar dje në rregjimin e Titos e quanin vetën për “jugosllav” kështu ata po duan t’u mundësojnë të huajve dhe sundimtarëve marionetave kuislinge sundimin e mëtutjeshëm në Republikën Shqiptare të Kosovës, zëvëndsuan flamurin kuq e zi, me atë flamurin pa identitet të Athisarit…, flamur ky që i është imponuar popullit shqiptar, dhe është bërë dhunshëm nga Qeveria kuislinge e Kosovës!
Tradhtari, truthari, mercenari, renegati, kuislingu, morri e horri, i djeshëm titosto–rankoviqisto-millosheviqian, po edhe ky i sotmi, që bënë çdo ditë me të huajin kompromise e pazare në dëm të atmëmëdheut, duke krijuar ekstra territore për “kishat serbe” kur dihet historikisht se ato janë kishat e shqiptarëve autoktonë, t’i falësh tokat e shqiptarëve Kishës së Deçanit, të ndërtosh 10 komuna për minoritetin pakic serb, si dhe 1 komun ajo e minoritetit pakic turk në Mamush, ku miliona shqiptarë në Turqi nuk gëzojnë asfarë të drejtash kombëtare, t’i falësh TOKAT SHQIPTARE Malit të Zi, i cili edhe ashtu është i ndërtuar si shtet në TROJET SHQIPTARE! Shtet ky që nuk u jep asfarë të drejta kombëtare popullit shqiptarë që jetonë atje i ndarë nga trungu i SHQIPËRISË amë. Të pranosh të ndërtosh një “Zajednic” për minoritetin serb në shtetin e Kosovës, kur dihet mirëfilli se edhe shteti serb është i krijuar në TROJET SHQIPTARE, ndërsa shqiptarët që jetojnë në këtë shtet të ndarë nga trungu i Shqipërisë padrejtësisht nga Fuqit e Mëdha, nuk gëzojnë asfarë të drejtash kombëtare atje në Trojet e tyre ETNIKE!
Populli Shqiptarë mjaft ka vuajtur nga pushtimet e huaja nga keqtrajtimet, reprezaljet, plaqkitjet, dhunimet, uzurpimet, vrasjet! Tani pse duhet pësëri të vuaj nga klasa politike sunduese, kjo klasë e papërgjeshme politike që po sundon nëpërmjet pazareve politike, po argëtohet me ne, me popullin e varfër dhe na kanë bërë lodër në duart e tyre, neve shumicën e popullit shqiptarë!
Ndaj i tërë populli të bëhemi bashkë t’i themi ndal tradhtisë! Ta shpëtojmë atmëmëdheun nga e liga, nga e keqja, se populli shqiptarë kurrë nuk ja ka falur gjakun tradhtisë!
Ndaj e vetmja alternativë na mbetët që të bashkohemi me shtetin amë SHQIPËRINË e vërtetë!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...