Home / Opinion / Për ata që janë mësuar të strehohën nën hijen e flamujve të huaj…

Për ata që janë mësuar të strehohën nën hijen e flamujve të huaj…

Nga Xhevat Bislimi

Debat i madh midis shqiptareve qe duan liri dhe pavaresi te plote per Kosoven shqiptare dhe jugokosovareve qe duan nje Kosove gjysme te lire e gjysme te pavarur (pak me shume se autonomi e pak me pak se pavaresi!), nje Kosove kosovare, te zhveshur nga identiteti i saj shqiptar dhe te privuar nga Flamuri i saj!

Shkas per kete debat u be dhjetevjetori i shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe flamuri qe do te duheje perdorur! Ky debat u imponua nga klasa politike vazale, nga mediat e paguara mire nga fondet e huaja dhe nga fondet publike te vendit (plus parate e tregtareve te lloj-llojshem, qe s’u dihet nganjehere origjina e parase!), por edhe nga inteligjencia me prejardhje jugosllave-titiste! Keto grupe qe permenda realisht jane vete shteti! Fuqia e tyre politike, ekonomike dhe mediatike eshte domunuese, madje shtypese.

Eshte veshtire te merret vesh ku fillon politika e ku perfundon ekonomia-tregetia ose media! Kaq shume jane nderthurur e i kane perzier kembet! Prandaj, zhurma qe prodhojne, manipulimet qe bejne, propaganda dhe opinioni qe perhapin jane me zarar per lirine, pavaresine dhe te ardhmen e lire shqiptare te Kosoves tone! Kjo pakice “kosovaresh”, qe po sundon dhe shtyp lirite dhe te drejtate elementare te nje populli autokton, jane te lidhur ngushte e me shume fije edhe me pushtuesit e deridjeshem dhe me miqte e tyre, qe kerkojne paqe dhe stabilitet ne kurriz te lirise dhe pavaresise se Kosoves shqiptare e ndonjehere edhe ne kurriz te tokes se saj!

Ketu edhe eshte thelbi i dallimeve ndermjet shqiptareve ne Kosove (90%) dhe (jugo)kosovareve (1-3%). Keto dallime shpeshhere mbeshtillen me velon e ideologjise, te religjionit e te lloj-lloj teorive, por qe nuk e ndryshojne thelbin e ceshtjes: Kosove e lire, e pavarur, sovrane e me Flamurin e saj autokton shqiptar apo Kosove gjysme e lire e gjysme e pavarur (sovrane jo se jo!), me flamur te huaj multietnik dhe e lidhur pas qerres se Serbise?

Te gjitha perpjekjet, sakrificat dhe lufterate shqiptaret e Kosoves, si edhe shqiptaret e tri vilajeteve tjera te Shqiperise, i kane bere me Flamurin shqiptar. Edhe lufta e fundit shqiptaro-serbe u be me Flamurin tone kuq e zi. Liria dhe pavaresia e Kosoves u fituan me Flamurin kuq e zi te Gjergj Kastriotit. Deshire dhe kerkese e drejte e kosoves ishte bashkimi me shtetin e saj. Mirepo, qe kur Kosoves iu imponua flamuri i huaj multietnik (si ai i Bosnje dhe Hercegovines!) liria dhe pavaresia e Kosoves degraduan pandalshem! Nen hijen e ketij flamuri te huaj Kosoves iu imponua fusnota (pas mendimit te Gjykates Nderkombetare per pavaresine e Kosoves!!), po i imponohet “zajednica” e komunave “serbe” ne Kosoven shqiptare, iu imponua dhe po i imponohet leshimi i tokave te saj, iu imponua ndarja e lirise, pavaresise dhe sovranitetit me Serbine pushtuese!

Pa permendur ketu edhe imponimin e nje klase politike vazale, te korruptuar e te kriminalizuar, imponimin e nje drejtesie te degjeneruar e selektive, imponimin e nje shendetesie e arsimi te rrenuar, imponimin e rrenimit-plackitjes se ekonomise dhe pasurive te Kosoves, imponimin e ikjes se shqiptareve me shume se para luftes, etj.! Ajo qe dhemb shume dhe qe lendon qenien dhe krenarine kombetare te Kosoves dhe te cdo shqiptari ne Iliri dhe ne bote eshte persekutimi dhe denimi i luftetareve te lirise dhe i UCK-se!! Per denimin “nderkombetar” te Luftes se UCK-se dhe te kombit shqiptar u themelua nga Kuvendi i Republikes se Kosoves edhe nje Gjykate Speciale…

E shikoni qe dallimet jane shume me te thella se sa paraqiten! Kerkohet pak vemendje per te kuptuar se zevendesimi i Flamurit te Kosoves shqiptare me nje flamur-lecke te huaj multietnike nuk ishte thjeshte ceshtje stilistike, ideologjike apo pune mode… Si perfundim mund te themi qe Kosova shqiptare dhe populli i saj ka Flamurin e saj te lirise, pavaresise e sovranitetit, te trasheguar nga eter, gjysher e stergjysher, kurse (jugo)kosovaret kane flamurin e tyre multietnik, sepse eterit, gjysherit dhe stergjyshet e tyre kishin jetuar dhe ishin strehuar vec nen hijen e flamujve te huaj…

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...