Home / Opinion / Pacolli: Grupin e të dorëhequrve në VV e bashkon kërkesa kundër Kurtit kryetar

Pacolli: Grupin e të dorëhequrve në VV e bashkon kërkesa kundër Kurtit kryetar

Pacolli: Grupin e të dorëhequrve në VV e bashkon kërkesa kundër Kurtit kryetar

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se grupi i të dorëhequrve nga kjo parti bashkohet vetëm rreth kërkesës së ish-sekretarit organizativ të partisë, Dardan Molliqaj, që deputeti Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar të VV-së.

“Dorëheqjet janë boshe, s’kanë bazë. Fillimisht ishin se ‘ne mendojmë ndryshe dhe kemi ide ndryshe’. Mendonim se do të kishim garë, por nga dorëheqjet e tyre, që ishin të orkestruara dhe planifikuara, nuk u pa asgjë. Ishin boshe. Nëse marrim secilën dorëheqje shohim se as nuk ka unifikim të këtij grupi. E vetmja gjë që i bashkon është kërkesa e Molliqajt kundër Kurtit kryetar”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

Pacolli ka thënë se në mbledhjen e fundit të partisë me grupin parlamentar të VV-së është kuptuar se kërkesa e grupit të deputetëve të dorëhequr së fundmi nuk ka ndërruar.

“Kishte pak ndryshim për të mirë. Ka më shumë hapësirë për diskutim, por mbetën kërkesat e mëparshme se pse nuk janë konsultuar derisa Albin Kurti kandidoi për kryetar. Qëndrimi i tyre ishte që Kurti të mos kandidojë për kryetar. Qëndrimi i tyre ishte që do të duhej të ishte një kandidat konsensual që VV të ecën tutje, por s’dhanë arsye përse. Mbetet e paqartë se çfarë qëndron prapa kërkesës së tyre. Kishte kërkesa dhe deklarime brenda deputetëve dhe anëtarëve të tjerë se përse nuk u kandidua dikush prej tyre, por s’kishte arsyetim. Ne prisnim deri sa të shfaqej një grup ndryshe që të kandidonin dhe të kishte garë të drejtë mes dy apo tre kandidatëve, por kjo nuk ndodhi dhe nuk e di përse”, ka thënë ajo.

Pacolli po ashtu ka shtruar pyetjen “përse s’është larguar Molliqaj nga Vetëvendosje, pasi kishte thënë se nëse Kurti kandidon ai do të largohet”.

Ajo ka thënë se numri i deputetëve që janë kundër Kurtit nuk shkon më shumë se 8.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...