Home / Intervista / Flet për MekuliPress oficeri nga Gjirokastra, ushtaraku aktiv i UÇK-së: Fjala e z. Krasniqi nuk është politikisht e drejtë

Flet për MekuliPress oficeri nga Gjirokastra, ushtaraku aktiv i UÇK-së: Fjala e z. Krasniqi nuk është politikisht e drejtë

Në intervistën për MekuliPress.info, oficeri shqiptar nga Gjirokastra, Dilaver Goxhaj flet për fjalët e dëgjuara mbrëmë, në KTV, nga z. Florin Krasniqi.

Kush është Dilaver Goxhaj?

Dilaver Goxhaj është një nga shumë oficerët shqiptare që, së bashku me të birin, mori pjesë aktive në luftën për çlirimin e Kosovës nga shteti serb. Kolonel Dilaver Goxhaj, është një ushtarak. Një pedagog prej shumë vitesh në arsimin ushtarak të Tiranës. Gjatë Luftës së Kosovës ka qenë një nga anëtarët e lartë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas lufte u kthye në Shqipëri duke u harruar nga shokët e armëve që nuk i dhanë as statusin e veteranit, të cilin kush nuk e ka marrë së fundmi, shkruan www.mekulipress.info

MekuliPress: Zoti Goxhaj përmes mediave në Kosovë, Z. Florin Krasniqi, një mbështës i pashoq i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputet i Vetëvendosjes, që aktualisht jeton në Amerikë, në një intervistë dhenë KTV, duke qenë kundër shprehjes së mendimit të aktivistëve të Vetëvendosjes nga Shqipëria, mes të tjerave, tha: “U kanë mirë me ba në Shqipni naj sen, së pari. Ata mendojnë se janë shumë të mirë, shumë të mençëm. Nuk jam ithtar i njerëzve parashutistë. Ti duhesh me ba aty ku je.  Gjithkush duhet me bë dicka së pari aty ku janë, pastaj me u rritë në vende tjera” etj.  Pyetja jonë është si e vlerësoni një mendim të tillë, i nderur Gonxhaj kur kihet parasyshë se ai ishte afërt me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës? Akoma më shumë si do e komentonit ju, si një oficier nga Gjirokastra, që morët pjesë aktive në luftën e Kosovës fjalën e tij?

Kjo deklaratë e tij më tërhoqi vemendjen mua, si pjetar i formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda në Kosovë gjatë luftës për çlirimin e saj, dhe thashë me vete: Sikur të mendonin të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë sipas këtij ish-deputeti të VV, jo vetëm që nuk do të kishte shkuar asnjë vullnetar nga Shqipëria për të ndihmuar vëllezërit shqiptarë në Kosovë, ku 33% e tyre dhanë edhe jetën për lirinë e Kosovës, por asnjë nga 500 mijë shqiptarët e Kosovës nuk do të ishte lejuar të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, se do t’u thoshnim ne këtej: “U kanë mirë me ba në Kosovë naj sen, së pari. Nuk jemi ithtarë të njerëzve parashutistë që lenë Shqipërinë e shkojnë e luftojnë përkrah vëllezërve të tyre në Kosovë, dhe as të atyne që lenë Kosovën e vinë në Shqipëi për me shpëtu jetën e tyne. Ata duhet me ba aty ku janë.  Gjithkush duhet me bë dicka së pari aty ku janë, pastaj me u rritë e me u ba shtet më vedi e me ba në vende tjera.”  Më pikëlloj!

MekuliPress: A është politikisht e drejtë kjo deklaratë publike e z. Krasniqi?

Kjo deklaratë e z. Krasniqi nuk është politikisht e drejtë ngaqë është moralisht e pa drejtë.

MekuliPress: Përse nedoni kështu, z. Goxhaj?

Mendoj kështu sepse që të bindet se moralisht ajo që ai thotë është e padrejtë, po i citoj historianin amerikan Aleksandër Lambert për atë që shqiptarët e Shqipërisë bënë për shqiptarët e Kosovës: “Lidhur me eksodin e refugjatëve gjatë konfliktit në Kosovë, Shqipëria dëshmoi një mikpritje të papërshkrueshme, pra paradoksalisht vendi më i varfër i Evropës u tregua më zemërgjeri, më i pasuri shpirtërisht! Këto janë gjëra që hasen rrallë në trojet politiko-nacionale të kontinentit plak”.

MekuliPress: Tani z. Krasniqi jeton kryesisht në SHBA, dhe ky njifet edhe si mbështetës i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jeni të befasuar nga fjala e tijë thëne mbrëmë në media?

Ish-deputeti i VV-së bjen në kundërshtim edhe me veten e vet, pasi ai tash është qytetar i një vendi tjetër dhe, por të ecim sipas logjikës së tij, edhe ai “U kanë mirë me ba në SHBA naj sen, së pari. Gjithkush duhet me bë dicka së pari aty ku janë, pastaj me u rritë.”. Si përfundim më duhet të pranoj se unë nuk e kam pritur një deklari të tillë nga z. Krasniqi.

Për fund për www.mekulipress.info do të shtoja se të kuptosh të tjerët është mençuri, të kuptosh veten tënde është ndriçim. Gjyqi i ndërgjegjes është më i pamëshirshmi. Dinjiteti, karakteri, burrëria nuk provohen me fjalë por maten e peshohen me vepra dhe gjykohen në dritën e diellit, në mejdan! 

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

Flet për MekuliPress oficeri nga Gjirokastra, ushtaraku aktiv i UÇK-së: Fjala e z. Krasniqi nuk është politikisht e drejtë

Nga MEKULIPRESS.INFO  – 12 Janar, 2018 Në intervistën për MekuliPress.info, oficeri shqiptar ...