Home / Opinion / Djallëzia del nga dobësia

Djallëzia del nga dobësia

Dilaver Goxhaj

Shumë zhurmë u bë për një shprehje të veteranit Nasim Haradinaj, jo vetëm nga kryetari dhe nënkryetari i LDK-së por edhe nga i gjithë grupi parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, ku pati edhe fyerje nga një farë deputeti Armend Zemaj, nipi i provokatorit dhe dezertorit të luftës Tahir Zemaj.
Dhe ajo që është edhe më interesantja, gjithë kjo zhurmë bëhet rreth një shprehjeje të shkëputur nga kontekstti i gjithë bashkëbisedimit të veteranit Haradinaj: “Punë e madhe që janë vra të LDK-së”.
Mirëpo, sikundër thuhet në trajtesën që po i bëjnë shumë media të shkruara, kjo shprehje e veteranit Nasimi ka ardhur si përgjigje e një reagimi që ka bërë bashkëbiseduesi i tij. Që do të thotë se LDK-ja në formën e një kori është marrë me pasojën dhe jo me shkakun. Mirëpo, dihet që nuk dënohet pasoja, dënohet shkaku dhe shkaktari.
Nuk po na bëhet e qartë se cila ka qenë fjalia e provokatorit bashkëbisedues me Nasimin, që e ka detyruar Nasimin të japi këtë lloj përgjigje. Dhe shprehja e provokatorit shkaktar qëllimisht nuk bëhet publike, ngaqë duan ta fshehin e ta mbrojnë provokatorin. Mirëpo, ligji dhe opinioni dënon provokataorin dhe jo atë që i përgjigjet provokatorit.
Këta zotërinj, që janë zgjuar pas rrezikut që kaloi Kosova në vitet 1997-1999, pasi erdhi liria e sjellë nga nga Nasim Haradinaj dhe shokët e tij, janë bërë fjalëshumë dhe shumë “patriotë”, trima pas beteje, të cilët dihet që porsa i vuri në provë atdheu u lëngëzuan si qirinjtë nën gjuhën e flakëve dhe ikën e morrën arratinë nga sytë këmbët. Dhe kjo është arseja që qëllimisht, në gjithë ligjëratën e tyre merren me pasojën dhe jo me shkakun.
Provokatori që e detyroi Nasimin të jepte atë përgjigje, i ngjan provokimit që bëri axha i Armand Zemajt, i cili erdhi në Kosovë në vitin 1998, hodhi pesë pushkë dhe u largua nga Kosova duke i dorëzuar armikut armët dhe duke marrë me vete për në Shqipëri mijëra vullnetarë të padjallëzuar, dhe prej atëherë Tahiri nuk u kthye më në Kosovë, atëherë kur u kthye Nasimi me shokët e tij dhe luftoi përsëri kundër pushtuesit.
Prandaj na jepet e drejta të themi se axha i Armandit kreu detyrën e provokatorit dhe jo të atdhetarit atëhere kur ai dhe ata që rrinin pas tij e panë se UÇK-ja po shumohej nga dita në ditë; ai veproi si dikur Balli Kombëtar në Shqipëri kur kapitulloi Italia Fashiste, të cilën shumë bukur e thotë në satirën e tij poeti Shevqet Musaraj: “Shpejt, pra, me popull / dhe ne në çetë, / atdhen’ e lirë / ta bëjmë vetë. / T’i kthejmë pushkën / mikut që pamë; / t’i marrim xhanë, / se ndryshe … vamë….Do bëjmëluftë, / me armiqt’ barbarë; / s’keni ku futi, dridhi, tradhtarë! /Kush janë tradhtarët? / Shohim e bëjmë; të marrim frenat, / pastaj e gjejmë…”, etj.
​Si rrjedhojë, vetëm Arman Zemajt, Isa Mustafës dhe gjithë deputetëve të LDK-së që nënshkruan krijimin e asaj Gjykat Speciale antishqiptare, nuk kanë gojë të flasin pa përmendur provokimin që iu bë Nasimit. Mirëpo, skundër dihet, këtë taktikë ata e kanë përdorur dhe e përdorin edhe në rastin e provokimit që bëri Tahir Zema, që pati pasojë largimin e mijëra luftëtarëve. Dhe kjo taktikë, ndryshe quhet djallëzi. Por, çfarë është djallëzia? Gjithçka që del nga dobësia, thotë Niçe.

Këta zotërinj të LDK-së, të cilët Ibrahim Rugovën e ngritën më lartë se Skënderbeu, të cilën e pamë qartë kur monumentin e Skëndërbeut e futën në gropë në qendër të Prishtinës dhe mbi atë gropë vendosën monumentin e Rugovës (pavarësishtë se më pas e korigjuan ngaqë ua kuptuam këtë hile), nuk kanë aspak të drejtën morale të flasin kundër UÇK-së dhe kundër çdo pjestari të saj, që nuk e ka shfrytëzuar pjemarren në rradhët e UÇK-së për privilegje të jashtëligshme apo hajni të ndryshme.
Pse e themi këtë?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, nuk po merremi se si dhe pse e etiketoi Ibrahim Rugova UÇK-në, dhe si iku nga Kosova si dikur Ahmet Zogolli, dhe as me atë pse ai nuk nderoi asnjë dëshmor, por do të merremi me Rugovën Komandan të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, FARK-ut, dhe me zbatimin nga këta “trimat” e sotëm të tipit Zemaj & Co të atij urdhërii që lëshoi Rugova si Komandant i Përgjithshëm.
Dihet që Presidenti i atëhershëm i Kosovës, që me kushtetutën e Kaçanikut ishte dhe Komanant i Përgjithshëm, urdhëroi: “Çdo shqiptar të ruaj pragun e shtëpisë së vet!”
Mirëpo, sikundër edhe kjo dihet, këta zotërinj që i janë lëshuar si lukuni veteranit Nasim Haradinaj, (kuptohet që përmes tij gjithë atyre që përbënë atë Ushtri Çlirimtare), dimë që ikën, sikundër thamë, nga sytë këmbët jashtë Kosove. Kjo do të thotë se ata tradhëtuan edhe Komandantin e Përgjithshëm, edhe gjithë popullin që jetonte në Kosovë, si dhe vet Kosovën.
Të gjithë ata shqiptarë të aftë për t’u reshtuar nën armë, që nuk zbatuan këtë urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, urdhër, i cili u përsërit po prej tij, kur pranoi në Rambuje krijmin e Qeverisë së Përkohëshme të koalicionit (QPK), e që u finalizua me thirrjen e kësaj qeverie në 2 prill 1999, në vend që t’i jepeshin e t’i jepen gjyqit ushtarak në Kosovë, na zgjidhen deputetë dhe nga tribuna e këtij Kuvendi na dalin e na fyejnë ushtarët e Kosovës që iu bindën urdhërit të Komandantit të Përgjithshëm Ibrahim Rugovës, duke krujuar UÇK-në!
Gjithashtu, nuk mjaftohen shkrimet e tyre fyese kundër UÇK-së prej daljes së saj në skenë e deri sot, shkrime të cilat mund të jenë 100 fish më të shumta se sa kanë shkruar të gjithë shtetet në Evropë e jashtë saj kundër UÇK-së, por na del nipi i Tahir Zemës, (të cilin Ibrahim Rugobva për atë tradhëti e shpalli Hero Legjendar në fushatën zgjedore të vitit 2001), e thonë të tjera fyerje kundër veteranëve të UÇK-së, duke i etiketuar të gjithë veteranët: “plehra”, harbutë”, “profiterë”, “egërsira”, “kriminelë ordinerë”, “stalinistë” etj. Pavarësishtë se zotëria nuk i tha këto fyerje në shumës, por në njëjës, ato fyerje ai i ka për gjithë pjestarët e vërtetë të UÇK-së (dhe jo për armatën tjetër 44 mijëshe të komisionit qeveritar me në krye Agim Çekun). Themi se e ka për të gjithë veteranët, pasi z.Nasim Haradinaj është nënkryetari i shoqatës së veteranëve të UÇK-së, i zgjedhur nga të gjithë ata veteranë dhe, rrjedhimisht që përfaqëson të gjithë ata. Për këtë fyerje duhej të ndalej Isa Mustafa dhe gjithë deputetët e LDK-së nëse janë me të vërtetë atdhetarë, si dhe Prokuroria, bashkë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, e jo të lejojnë këta gjoja atdhetarë të fyejnë atdhetarët e vërtetë.
Tiranë, 25.12.2017

About admin

x

Check Also

ÇEDOMIR PETROVIÇI – INTELEKTUALI SERB QË I KËRKON FALJE POPULLIT SHQIPTAR PËR TË GJITHA MËKATET E POPULLIT TË TIJ SERB

Një tekst interesant nga dramaturgu serb, Çedomir Petroviçi (i biri aktorit serb ...